Kim Mehmeti

Shqiptarët e Maqedonisë sot “zbaviten” me një zënkë ndërpartiake mes BDI-së në pushtet, e cila i përmbahet parimit se, nëse kryetari të thotë se miu është luan, besoji kryetarit dhe jo syve, dhe PDSH-së në opozitë, që i mbeti besnike e epur bindjes se bariun nuk e bën të vlefshëm ajo që ka në kokë, por shkopi që ai mban në duar. Duke mos pasur zgjidhje tjetër përpos të dëgjojnë, si BDI-ja dhe PDSH-ja ia hanë kokën njëra-tjetrës -gjithmonë në stilin e partive mbarëshqiptare: ai që na akuzon është më i keq se ne- shqiptarët e Maqedonisë tani hamenden vallë t’i besojnë PDSH-së, e cila pohon se në radhët e parlamentarëve të BDI-së ka një ish-bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete policore të Jugosllavisë së dikurshme, apo BDI-së që thotë se nuk u duhet besuar atyre që merren me përçarjen e popullit.

Read More
image
Me Propozim-ligjin parashihet që Drejtori i DSK-së të ketë pushtet absolut në të gjitha sferat e sigurisë dhe informacioneve si dhe mjetet financiare. Sipas ekspertëve të kësaj lëmie me këtë bëhet rikthimi i UDB-së së dikurshme e jo reformë sipas standardeve të NATO-së dhe BE-së

Afrim TANALLARI

Me ndryshimet që synon t’i bëjë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lidhur me funksionimin e shërbimeve sekrete, ku propozohet që Agjencia për Zbulim t’i bashkëngjitet Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), njohësit e mirë të kësaj sfere thonë se me këtë bëhet kthim në të kaluarën. Gjithashtu me Propozim-ligjin parashihet që Drejtori i DSK-së të ketë pushtet absolut në të gjitha sferat e sigurisë dhe informacioneve si dhe mjetet financiare që i përfiton nga burime të ndryshme dhe të mos japë raport apo llogari ndaj dikujt se si janë shpenzuar. Sipas tyre me këtë bëhet rikthimi i UDB-së së dikurshme e jo reformë sipas standardeve të NATO-së dhe BE-së.

Read More
image
Pas mosrespektimit të afateve të dhëna nga ana e ministrit Xhelal Bajrami për zgjidhjen e statusit të kësaj kategorie njerëzish të prekur nga konflikti i 2001-shit, organizatat e dala nga UÇK-ja thonë se durimi u ka ardhur në fund

Fitim KRYEZIU

Ligji për invalidët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe familjarëve të dëshmorëve ka mbetur vetëm në platformat e partive politike që prodefilojnë në pushtet. Pas mosrespektimit të afateve të dhëna nga ana e ministrit Xhelal Bajrami për zgjidhjen e statusit të kësaj kategorie njerëzish të prekur nga konflikti i 2001-shit, organizatat e dala nga UÇK-ja thonë se durimi u ka ardhë në fund.

Read More
image
Deri sa partia shqiptare në pushtet, BDI ka përshëndetur marrëveshjen në mes të dy shteteve, Demokracia  e Re (DR) ka shprehur nevojën që pas kësaj marrëveshjeje të pranohet propozimi që para një viti e ka bërë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Blerina SALIU

Iniciativa e Serbisë për rregullimin e regjimit të kalimeve kufitare me Maqedoninë, të cilën të shtunën e solli ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, që qytetarëve të këtyre dy shteteve t’u mundësohet qarkullim vetëm me letërnjoftime, ka ngjallur reagime të ndryshme te partitë politike shqiptare në vend. Deri sa partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka përshëndetur marrëveshjen në mes të dy shteteve, Demokracia  e Re (DR) ka shprehur nevojën që pas kësaj marrëveshjeje të pranohet propozimi që para një viti e ka miratuar Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Read More

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!“ dënon ashpër deklaratën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Sërbisë Ivica Daciq i cili gjatë takimit me kolegen e tij maqedonase Jankullovska në Shkup tha që e Kosovën e konsideron si pjesë të Sërbisë.

 

Read More
image
Kim MEHMETI

Në një shtet ku qytetarët kanë vlerën e numrave të thjeshtë që përdoren në “berëzën” ku tregtojnë partitë etnike, në një vend ku emblema etnike është ajo që e përcakton vlerën dhe pozitën e individit, pra në një shtet ku njeriu shihet vetëm si numër që ka rëndësi në përcaktimin e rolit të të “parit” e të “dytit” në shtëpinë e përbashkët,në atë shtet nuk është me rëndësi se kush të regjistron, por kush i numëron të regjistruarit dhe kush i mbanë çelësat e “bunkerëve” ku ato të dhëna ruhen. Dhe duke qenë Maqedonia shtet të cilin nuk e intereson gjithaq numri i banorëve dhe amvisërive që ka, por sa është më i madh numri i maqedonasve krahas atij të shqiptarëve të këtushëm, regjistrimi i popullsisë në këtë vend ka dimensionin e veprimtarisë së zënë në kthetrat e lojërave etnike, ka shenjën e zymtësisë ballkanike ku janë sjellë edhe ligje për ta pakësuar natalitetin e shqiptarëve, pra regjistrimi i popullatës është i mbështjellë me dyshimin për manipulim me numrat e banorëve të këtushëm edhe atë varësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Read More

Arben LLALLA

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në qytetin e Himarës ku humbi jetën aksidentalisht një qytetar i Republikës së Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e mediaeve greke dhe shqiptare.

Greqia këtë ngjarje por e përdor politikisht për të ngushëlluar vetveten nga problemet e thella ekonomike dhe politike të brendshme edhe të jashtme.

Sot ku mbahen 40 ditët e vdekjes së Aristotel Gumës në Himarë kanë zbarkuar politikanë, deputet, mitropolitë dhe anëtarë të organizatave greke që luftojnë për shkëputjen e jugut të Shqipërisë.

Read More
image
Analistë dhe publicistë nga të tre vendet fqinje, shprehen se komunikimi ndërkulturor është i mangët, aksidental, i paorientuar dhe pa ndonjë koherencë në afirmimin e përmbajtjeve të mirëqena kulturore. Kultura shqiptare, sipas tyre, ende është e copëtuar si në kohën e socializmit, ndërsa gazetat dhe revistat, nuk kanë pengesa kufitare për t’u shitur në të tre vendet, derisa kjo rrallë realizohet

Elida ZYLBEARI

Shumë kritika për mosfunksionimin e komunikimit dhe bashkëpunimin kulturor mes shqiptarëve të Maqedonisë, të Kosovës dhe të Shqipërisë. Analistë dhe publicistë nga të tre vendet fqinje, shprehen se komunikimin ndërkulturor është i mangët, aksidental, i paorientuar dhe pa ndonjë koherencë në afirmimin e përmbajtjeve të mirëqena kulturore. Sipas tyre, kultura shqiptare ende është e copëtuar si në kohën e socializmit, ndërsa gazetat dhe revistat, nuk kanë pengesa kufitare për t’u shitur në të tre vendet, por kjo rrallë realizohet

Read More

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!“ përshëndet vendimin e drejtë të gjykatës së apelit në Shkup për rigjykimin e tërësishëm të rastit të Sopotit dhe lirimin e Zenel Klaiqit si dhe 6 Sopotasve të tjerë të arratisur që ju mundëson atyre t’i bashkangjiten 4 të liruarve të tjerë me herët nga gjykata e Kumanovës dhe t’i kthehen familjeve të tyre.

ZGJOHU! konsideron që përpjekjet e përbashkëta të partive politike, mediave dhe shoqërisë civile garantojnë sukses dhe ngadhnjim të drejtësisë në rastet e diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Apelojmë që ky mobilizim të realizohet edhe për mbylljen e dosieve të kthyera në gjykatat e politizuara vendore nga ana e Tribunalit të Hagës për gjoja krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe të parandalojmë manipulimin dhe keqpërdorimin e këtyre dosieve për hakmarrje politike ndaj ish pjesëtarëve të UÇKsë.

Read More
image

Prof.dr.Metush SULEJMANI

Kur flitet për shkollën dhe mbarëvajtjen e tërësishme të procesit edukativo-arsimorë ska dyshim dhe dihet fare mirë  se tekstet shkollore janë njëra nga ato komponentet bazike të shkollës si institucion arsimorë ku zhvillohet arsimi formal dhe oficial. Tekstet shkollore përveç që ndikojnë në arsimimin dhe socializimin e gjeneratave të reja në aspektin sociologjik dhe psikologjik, ato ndikojnë edhe në aspektin politik -në intengrimin dhe pregatitjen e të rinjëve për marrjen e roleve të reja në proceset shoqërore dhe adaptimin e tyre konform atyre procesve shoqërore. Tekstet shkollore kanë peshë dhe përgjegjësi të madhe në të gjitha tipet e shoqërive njerëzore pavarësisht sistemit politik dhe shkallës së zhvillimit të demokracisë, mirpo roli më i madh i tyre është në shoqëritë shumëetnike, aty ku jetojnë, edukohen dhe arsimohen të rinjtë e shumë grupeve etnike të cilët dallohen me historinë, kulturën, gjuhën dhe traditën e tyre.

Read More