Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë parti politike, por kanë sekte partiake të vetat që vendosin, por që quhen parti, thotë analisti Kim Mehmeti. Ai vlerëson se në një situatë të tillë, kur nuk ke struktura partiake me të cilat do të kishe mund të komunikosh, nuk mundet të ndihmojë askush. “Derisa ata nuk i vetëdijësojnë viktimat, shqiptare, çka duhet tu shpjegosh atyre”, thotë ai duke shtuar se ata janë njerëz që nuk kuptojnë ose kuptojnë por nuk duan. Sipas Mehmetit situate do të tejkalohet në momentin kur këta politikanë do ta kenë frikë popullin e vet. “Këta nuk dalin nga kjo situatë derisa ky popull nuk shkon dhe nuk ia djeg selitë”, thekson Memeti.
Maqedoni
Jankullovska e madhe, përballë Rexhepit të vogël
Fejzi HAJDARI
Posti kryeministër i Kosovës, ndoshta nuk ngrenë shumë peshë në Mitrovicën Veriore, mirëpo, tek shqiptarët e Maqedonisë, e ka peshën e njëjtë, sikurse për shqiptarët e Mitrovicës Jugore, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, apo ndonjë qyteti tjetër të Kosovës.
Ahmeti e Thaçi s’e ngushëllojnë familjen Aliu
Bajram Rexhepi u përkul para terrorit maqedonas
Albin Kurti———
Ka kohë që gjendja politike e shoqërore, si dhe ajo ekonomike e kulturore, e shqiptarëve në Ish Republikën Maqedonase të Jugosllavisë, i është nënshtruar një përkeqësimi të pashembullt. Mekanizmat dhe institucionet shtetërore maqedonase në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar po e shënjestrojnë vetë qenien shqiptare në këtë shtet, me synim të asimilimit, zhbërjes kombëtare, rrënimit ekonomik dhe shtypjes qytetare. Popullata shqiptare në IRMJ po luftohet me ligj antiqytetar, me politika diskriminuese, me drejtësi selektive, me arsim asimilues, si dhe me polici çnjerëzore. Në këtë situatë, ajo që bjen në sy menjëherë si kontrast i vrazhdtë me këtë që po u ndodh shqiptarëve, është qëndrimi i të gjitha partive të mëdha shqiptare kudo që veprojnë ato, të cilat vazhdimisht në deklaratat dhe veprimet e tyre theksojnë angazhimin për integritetin, qëndrueshmërinë dhe fqinjësinë e mirë me shtetin maqedonas, por kurrnjëherë me kaq seriozitet nuk e mbrojnë popullin shqiptar në këtë shtet.