image

Prof.dr.Metush SULEJMANI

Kur flitet për shkollën dhe mbarëvajtjen e tërësishme të procesit edukativo-arsimorë ska dyshim dhe dihet fare mirë  se tekstet shkollore janë njëra nga ato komponentet bazike të shkollës si institucion arsimorë ku zhvillohet arsimi formal dhe oficial. Tekstet shkollore përveç që ndikojnë në arsimimin dhe socializimin e gjeneratave të reja në aspektin sociologjik dhe psikologjik, ato ndikojnë edhe në aspektin politik -në intengrimin dhe pregatitjen e të rinjëve për marrjen e roleve të reja në proceset shoqërore dhe adaptimin e tyre konform atyre procesve shoqërore. Tekstet shkollore kanë peshë dhe përgjegjësi të madhe në të gjitha tipet e shoqërive njerëzore pavarësisht sistemit politik dhe shkallës së zhvillimit të demokracisë, mirpo roli më i madh i tyre është në shoqëritë shumëetnike, aty ku jetojnë, edukohen dhe arsimohen të rinjtë e shumë grupeve etnike të cilët dallohen me historinë, kulturën, gjuhën dhe traditën e tyre. Për të pasur një sukses në socializimin e të rinjëve, që më vonë ata më lehtë të integrohen në shoqëri, shteti duhet pasur kujdesë të madhë në përpilimin e teksteve shkollore, mënyrën e hartimit të tyre, metodologjinë e pregatitjes së tyre dhe përshtatjen e tyre realitetit objektiv. Përpilimi i teksteve shkollore dhe vënja në përdorim pa paramendim dhe vizion, duke u bazuar në një determinizëm politik, sdo mendë se nuk mundë të kaloj pa pasoja. Një problem i kësaj natyre kohët e fundit është prezent edhe te ne në Maqedoni i cili ka të bëjë me disa tekste shkollore problematike të cilat janë në përdorim në shkollat tona shqipe dhe nga të cilat edukohen dhe arsimohet nxënësit tanë shqiptarë. Gati për çdo ditë mediat qofshin ato të shkruara apo elektronike raportojnë për këto tekste shkollore të cilat një kohë relativisht të gjatë janë në përdorim në kurrikulumet e shkollave tona shqipe. Në fillim u detektua teksti shkollorë “Shoqëria”për të cilin u diskutua mjaftë si tekst jo adekuat dhe me pasoja të dëmshme për arsimimin e nxënësve shqiptarë në Maqedoni. Më vonë u zbulua edhe teksti tjetër  “Gjeografia”i cili për nga përmbajtja e vlerave të brendshme ishte edhe më skandaloz se i pari. Kohën e fundit doli edhe një tekst tjetër jo adekuat për shqiptarët i cili është nga lëmia e kulturës muzikore. Më vonë ndoshta do të ketë edhe tekste tjera jo të përshtatshme dhe me vlera të dyshimta e kështu me radhë. Parashtrohet pyetja: si erdhi deri te ky problem?, pse u lejuan këto tekste të dyshimta shkollore të vëhen në përdorim?, kush i lejoi këto tekste?, kush janë përkthyesit dhe ata që i përshtatën këto tekste për procesin edukativo-arsimor në gjuhën shqipe?, cilët janë recenzentët që definitivisht iu dhanë leje që këto tekste të përdoren edhe në gjuhëm shqipe etj, etj.? Sdo mendë se këto tekste kontraverze e kanë dëmtuar mjaftë shkollën shqipe dhe shqiptarët në Maqedoni dhe se përgjegjësia sa është e palës maqedone aq është edhe e vetë shqiptarëve. Në këtë aspekt përgjegjësia fillon që nga institucionet më të larta shtetërore të cilat mirren me politikën arsimore në të cilat punojnë edhe shqiptarët, shkollat shqipe me drejtoritë e tyre dhe arësimtarët përgjegjës të këtyre lëndëve përkatëse e deri te prindërit të cilët në çdo moment është dashur të jenë vigjilent dhe të dijnë se çka mësojnë fëmijët e tyre dhe nga cilat tekste shkollore arsimohet ata. Nëse mirren dhe analizohen këto tekste të dyshimta shkollore  nga ekspertët e këtyre lëmive, do të vijmë në përfundim se ato prodhojnë edukim dhe arsimim me mangësi të mëdha dhe plotë defekte të cilat ska dyshim se i atakojnë vlerat kulturore, historike dhe politike të shqiptarëve në Maqedoni duke prodhuar dhe nxitur paragjykime dhe tensione ndëretnike. Dihet fare mirë se tekstet shkollore prodhojnë efekte socializuese përmes së cilave mbrohet funksionaliteti i sistemit plitik, mirpo është jodemokratike, anti ligjore dhe antipedagogjike që një vlerë kulturore e një etnikumi ti imponohet kulturës së etnikumit tjetër. Procesi edukativo arsimorë në shoqëritë shumëetnike nuk e duron këtë llojë determinizmi pedagogjik me një prapavijë të fortë politike. Kjo formë e procesit edukativo-arsimorë, në këtë rast, bie në kundërshtim me vlerat dhe parimet e konceptit të multikulturalizmit të shoqërive shumëetnike siç është edhe vetë Maqedonia. Personalisht mundë të themë se këto tekste janë skandaloze, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë por për gjithë shqiptarët kudo që janë sepse përmbajtjet e këtyre teksteve shkollore i atakojnë edhe ata shqiptarë që jetojnë jashta Maqedonisë nga që shqiptarët kudo që janë janë një popull me një histori, traditë dhe kulturë të njejtë.. Është absurde të lejohet që nxënsit tanë të mësojnë gjëra të dyshimta dhe pa vlerë të cilat sdo mend se janë në kundërshtim me frymën e zhvillimit të shqiptarëve duke i atakuar vlerat tona kulturore shekullore për të cilat vlera arsimëdashësit dhe  intelektualët tanë janë ballafaquar me sfida shumë të rënda ekzistenciale.  Pse nuk duhet lejuar që këto tekste të dyshimta të përdoren në procesin arsimor për mxënësit shqiptarë?   Ka shumë arsye por prej atyre  dy janë më  kryesore dhe vendimatre:shtrembërimi i komponentës kognitive dhe  emocionale psikologjike, dhe abuzimi,nënçmimi dhe nëpërkëmbja e vlerave tona kulturore në Maqedoni. Sa i përket përmbajtjes së arsyes së parë këty vendë qendror luajnë dy komponenat e lartëpërmendura- kognitive dhe emocionale përmes së cilave ndërtohet personaliteti dhe qëndrimi i të rinjëve. Përmes komponentes kognitive të rinjëtë pajisen me njohuri, fillojnë ta njohin shoqërinë dhe pozitën e njeriut në shoqëri dhe në fund krijojnë botëkuptim apo pikëpamje dhe qasje ndaj botës. Përveç kësaj të rinjtë më vonë duke u bazuar në elementet kognitive-njohëse ndaj mjedisit ku jetojnë dhe shoqërisë e vlerave të saja kulturore, në tërësi do të ndërlidhen me këto fenomene shoqërore edhe në aspektin emocional psikologjik që më në fundë këto veprime të tyre të fitojnë përmbajtje interaktive. Ska dyshim se këto dy komponente të  zhvillimit të personalitetit të njeriut, të cilat ndikojnë në formimin e qëndrimeve te njeriu, nën ndikimin e këtyre teksteve shkollore skandaloze, deformohen dhe  prodhojnë socializim njëdimenzional me plotë mangësi, kurse te të rriturit nxisin paragjykime dhe stereotipe negative etnike të cilat në planin ndëretnik dhe politik  shkakëtojnë tensione me pasoja të rënda për vendin.Kurse arsyeja e dytë që e fuqizon bindjen për ndalimin e këyre teksteve skandaloze është fakti se këtu edhe juridikisht është lejuar minimizimi dhe abuzimi i vlerave kulturore shqiptare. Me anë të këtyre argumenteve pranohet fakti se shqiptarët gjoja nuk janë të aftë të bëjnë tekste shkollore dhe janë të detyruar të pranojnë tekste nga autorë jo shqiptarë të përkthyera dhe të adaptuara për nevojat e shqiptarëve. Mirpo nëse ky zhvillim i ndieshëm i personalitetit të të rinjëve bazohet në këto vlera të dyshimta dhe kahje të gabueshme siç është rasti me këto tekstet tona  shkollore diskutabile, ne haptazi dhe me vetëdije pranojmë një deformitet edukativo-arsimor për fëmijët tanë për të cilën herët apo më vonë do të përgjigjemi dhe bartim një përgjegjësi të madhe kombëtare ndaj tyre. Nuk është e vërtetë se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë kuadra për përpilimin e teksteve shkollore, nuk është e vërtetë se ne nuk kemi kapacitet dhe nuk dijmë të hartojmë  tekste të këtilla, por neve na mungon koordinimi dhe bashkëpunimi mes veti. Për të gjitha këto fusha ne kemi kuadra eminente por këta njerëzë duhet kërkuar, zbuluar dhe nxitur bashkëpunimi me ta. Por, edhe poqese në ndonjë fushë, për shakqe të ndryshme, nuk është arritur të përpilohen tekste nga autorë shqiptarë, është e arsyeshme që një tekst i kësaj natyre të huazohet edhe nga autorë jo shqiptarë por me kusht që këto libra të jenë në frymën e vlerave etno-kulturore, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në këto hapësira. Mirpo lejimi i këtyre teksteve nuk mundë të bëhet pa kritere dhe në mënyrë paushalle duke u mbrojtur interesat personale të grupacioneve të vogla e jo ato të përgjithshme kombëtare. Kjo duhet të bëhet në mënyrë parimore dhe transparente duke i caktuar njerëzit kompetent si nga sfera e përkthimit ashtu edhe nga sfera e recenzimit dhe këta njerëz më në fundë ta bartin edhe përgjegjësinë, qoftë në aspektin moral, profesional apo kombëtar. Ka plotë raste kurë përkthyesit e disa teksteve shkollore janë jo adekuat dhe jo profesionist për fushën e caktuar ku natyrisht se edhe teksti më pas ka dalur me plotë gabime dhe shtrembërime, por mjerishtë atyre iu është lejuar që ti rreken kësaj problematike. Po qe se institucionet kompetente shtetërore nuk do të marrin masa për tejkalimin e këtyre problemeve kaqë të ndieshme , ose nëse ato do të jenë vetëm formale dhe jo përmbajtësore, ky problem do të ketë pasoja të dëmshme nga shkaku se ky problem do të prodhoj tensione të karakterit ndëretnik dhe me këte do të pasivizohet dinamika e përshpejtimit të proceseve shoqërore si në planin e brendshëm (proceset ekonomike, sociale, integruese etj) ashtu edhe në ate të jashtëm (proceset integruese të Maqedonisë në Nato dhe bashkimin Evropian).