Iljasa SALIHU

“Zahide Jashari, nëna që e përkundi Adem Jasharin, nëna që fëmijët i ushqeu me qumësht shqiptari, fëmijë që e shporrën serbo barbarin, shqiptar që sot i gëzoheni kësaj lirie, mos e robëroni kujtesën tuaj përball një murgërie”. (I. Salihu)

“Nënë Tereza mund të ishte “e madhe” por as djersën, as vuajtjet, as dashurinë, as gjakun as varrin – nuk ja fali tokës shqiptare”. (M. Pirraku)

Read More

Nga Enver Loki-Dikush me plot të drejtë do të më pyeste se pse e bëj këte akuzë ndaj vetvetes? Këtë postulat do të mundohem ta shkoqis me disa shembuj personal, ku edhe ju të nderuar lexues, me siguri do të me jepni të drejtë në konstatimin tim.
Unë si shume mergimtare tane, pas 15 vitesh mergimi, kam vendosur të kthehem në atdhe në nje pushim njëvjetor, me ambicie për t’u integruar këtu. Me të informuar qëllimin tim, shumë dashamirë filluan të më thërrasin si i çmendur, idealist e ku ta di se çfare.
Më thonin që unë s’do të mund ta bëj këtu dhe se unë nuk mund të përshtatem rrethit këtu në këtë shoqëri, e shumë gjëra tjera negative. Ajo që mua më tepër më bëri përshtypje për të shkruar këtë shkrim jane shembujt ne vijim.

Read More
image
Në një situatë kur përqindja e varfërisë arrin 30 përqindëshin do të thotë se çdo i treti person nuk mund t’i mbulojë as harxhimet elementare jetësore

Hatmane ABDULLAI

Çdo i treti në Maqedoni është i varfër. Të dhënat e fundit flasin për një varfëri të madhe në vend prej 31,1 për qind. Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë viteve të 90-ta situata ishte më e lakmueshme pasi që shkalla e varfërisë ishte nën 20 për qind. Sipas ekspertëve, në një situatë kur përqindja e varfërisë arrin 30 përqindëshin do të thotë se çdo i treti person nuk mund t’i mbulojë as harxhimet elementare jetësore. Ata llogaritin se vendi tash është në një situatë shumë të vështirë edhe nëse i krahasojmë 15 vitet e fundit, pasi sipas tyre 30 përqindëshi i varfërisë u arrit që prej vitit 2003 (30,2 për qind). Sipas tyre prej atëherë u panë goditjet e krizës, pasi që u shtua papunësia, një numër i madh i firmave u bllokuan, punëtorët u larguan nga puna dhe u vonuan rrogat.

Read More

Në këto iftare që shtruan partiakët e BDI-së, e ku bën pjesë edhe darka që shtroi kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, morën pjesë diplomatë e gazetarë, politikanë e hoxhallarë, por në asnjë nga ato ahengje nuk ishte i ftuar ndonjë i varfër, apo bonjak i ndonjë ish-ushtari të UÇK-së

Pavarësisht se kush i gatuan dhe si i shtron në sofër, gjellëve të shtruara në darkat dhe drekat e politikanëve u bie erë djerse varfanjakësh. Dhe ato darka e dreka nuk shtrohen për ta ngirë barkun e të ftuarave, por për ta stolisur me tipare njerëzore maskën e nikoqirit. Andaj, kur uleni pranë sofrave të shtruara nga politikanët, ta dini se shijoni djersën e skamnorëve dhe mos i lëvdoni gjellëbërësit, por nikoqirin. Aq më shumë, mos pyetni me çka e keni merituar nderin të jeni njëri nga të ulurit pranë “sofrës mbretërore”, sepse këtë nuk e di as vetë “mbreti”, por oborrtarët që kujdesen për madhështinë e tij.

Read More

Shoqata joqeveritare “Realiteti” e ka vlerësuar si krejtësisht të dështuar ministrinë e Ekonomisë Fatmir Besimi si dhe për anashkalim të projekteve shqiptare.

“Ky ministër jo vetëm që ka dështuar në mos investimin ne zonat e demtuara nga lufta e 2001, por edhe tek projektet e mëdha si Koridori 8, , Rrugën e Arbërit, Naftësjellësi, Gasifikimin e vendit, Magjistralja Shkup-Bllacë, etj, por ai alokon mjetet buxhetore në hapjen e zonës së lirë ekonomike aty ku nuk ka investitorë kurse investitorët konkret në rrugën Shkup-Bllacë nuk kanë infrastrukturë rrugore, kanalizim, ujësjellës madje disa nuk kanë edhe rrymë”, ka theksuar kryetari i OJQ “Realiteti”, Valon Bela në një konferencë me gazetarët.

Sipas tij, takimi i Ministrit Besimi me investitorët e asaj zone ishte një zhgënjim real.

Read More
image

 Me thirrjet “duam shkollë” nxënësit e shkollës së djegur të fshatit Svillare sot iu kujtuan autoriteteve se edhe ata kanë të drejtë sikurse bashkëmoshatarët e tjerë, të ulen në bankat shkollore dhe jo të enden nëpër protesta për të kërkuar një objekt shkollor për të ndjekur mësimin. Nga Këshilli Koordinues thonë se bojkoti i mësimit do të vazhdojë deri kur të shohin fillimin e rindërtimit të objektit. “I bëjmë apel ministrisë së Arsimit dhe kryetarit të Komunës së Sarajit që sa më shpejt të marrin qëndrim dhe kërkojmë që sa më shpejt të miret iniciativa dhe të ndërtohet. Në qoftë se ata nuk marrin iniciativë si ministri, si komunë ose si Qeveri ne bojkotin do ta vazhdojmë” tha Rauf Mustafa nga Këshilli Koordinues. ”Unë jam babë i 3 fëmijëve dhe fëmijët e mi kanë 8 muaj që nuk kanë marrë libër në duar dhe çka do të bëhet halli i atyre? Atë duhet ta dijë ministria sepse ka para me vendosë luana e tigra dhe nuk ka para me ndërtua të thjesht në Svillare të Poshtme ku neve ka 9 muaj që nuk kemi shkollë” u shpreh një prind. Ndërkohë ministri i Arsimit Nikolla Todorov tha se është shpallur tender i dytë dhe tani është çështje ditësh fillimi i rindërtimit të shkollës. ”Unë do t’i lusja për mirëkuptim prindërit dhe atyre që sot shprehën revoltën… unë apelojë që të kihet mirëkuptim për atë se çfarë po bëhet brenda në ministri, pasi ne e kemi patjetër të respektojmë ligjet në Maqedoni dhe ne e kemi patjetër të respektojmë procedurat ligjore” tha ministri i arsimit Nikolla Todorov.
Televizioni ALSAT u përpoq të kontaktonte edhe me kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexheti lidhur me premtimin e tij bërë disa ditë më parë se nëse ministria e arsimit nuk do të rindërtojë shkollën, vetë ai nga buxheti i komunës do të financonte punimet. Por, Bexheti ishte i pakapshëm për median

PDSH dhe BDI janë përplasur sot lidhur me procesin e lustrimit, pas publikimit të lajmit se njëri nga deputetët e partisë shqiptare në pushtet BDI ka qenë ish-bashkëpunëtor i UBD-së jugosllave.

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi sot nuk publikoi emrin e deputetit, por paralajmëroi se do ti jap kohë dhe mundësi Komisionit për verifikimin e dosjeve që të kryej obligimin ligjor dhe të zgjidhë këtë çështje.

“Në qoftë se komisioni nuk e bën këtë atëherë ne si PDSH do të ngrejmë aktpadi penale kundër anëtarëve të komisionit për lustrim si dhe do ta publikojmë emrin e deputetit të BDI-së, bashkpunëtorit të shërbimit sekret policor”, deklaroi zëdhënësi Tresi.

Read More

Një deputet i partisë shqiptare BDI dyshohet të jetë bashkëpunëtor i ish-shërbimeve sekrete, pas verifikimit të dosjes së tij.

Këto akuza pohime vijnë nga qarqe politike opozitare, por edhe nga burime brenda Komisionit për verifikimin e dosjeve. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në opozitë për sot ka paralajmëruar se do të publikojë emrin e deputetit, pasi që sipas tyre, komisioni për dosjet për shkak të presioneve nuk do të publikojë emrin e deputetit.

Read More

Vera DUSHI

Në një emision të datës 3 shtator 2010, Kanali 5 sllavo-maqedonas prezantoi një interviste me Kryetarin e “Kongresit Botëror Maqedonas”, Teodor Petrov, i cili tha se Platforma e Shqipërisë Natyrale nxit luftë.

Nuk është ashtu! Shqipëria Natyrale nuk nxit luftë, sepse ofron bisedime, dialog. Dialogu nuk është luftë. Demokracia nuk ka tabu, në demokraci mund të flitet për gjithçka. Shqipëria Natyrale është varianti më i moderuar i ribashkimit të trojeve shqiptare.

Read More

PDSH kërkoi sot prolongimin e datës së regjistrimit deri në plotësimin e disa kushteve për popullësinë shqiptare, në të kundërtën do të ftojë për bojkot.

Kjo është bërë e ditur sot nga zëdhënësi i kësaj partie, Luan Tresi në një konferencë me gazetarët në Tetovë.

“Duke patur parasysh se ky projekt për regjistrim është si produkt i marrëveshjes së Ali Ahmetit dhe Gruevskit nuk kemi aspak dyshim se do të ketë përfundimin që e kanë patur shumë çështje tjera me rrëndësi për shqiptarët kur këta dy persona “merën vesh”.

Read More