Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë pritet të jetë me përmbajtje negative në sferën e dialogut politik, luftën kundër korrupsionit, zbatimin e reformave në disa sfera institucionale, sferën e lirisë së mediave, moszbatimin e decentralizimit në disa fusha, etj.
Kjo është bërë e ditur jozyrtarisht nga burime pranë përfaqësisë së Delegacionit të Komisionit Evropian në Shkup. Bllokimi i dialogut politik dhe të punimeve të Parlamentit të Maqedonisë, pas mosmarrëveshjeve midis pozitës dhe opozitës do të jenë dy pikat kritike të raportit që do të publikohet gjatë muajit tetor.


