n100000383250155_5204Së pari herë dëshiroj ta përshëndes stafin e RTVZIK-ut,për punën dhe sukseset që ka aritur deri tani.Në vecanti ju përgëzoj për fitimin e licencës televizive me transmetim në tërë teritorin e Danimarkës.
Unë regullisht e shikoj Tv Zërin në kanalin 23 ,të përbashkët të digjital DR1 dhe TV2.Gjithashtu dëshirojë që disapora shqiptare të ndjekë shembulin e RTVZIKUT.

Vetëm me punë të mirëfilltë shqiptarët mundë të arinë suksese aty ku jetojnë.RTVZIK është i vetmi televizion në gjuhën shqipe që transmetohet në kufijtë e Unionit Evropian.RTVZIK është pasqyrim i jetës së shqipëtarëve në Danimarkë dhe në Scandinavi në përgjithësi.
Ju përshëndet gastronomi i famshëm XHOVANI.
xhovani1@hotmail.com

Të gjitha Institucioneve ndërkombëtare,
Opinionit demokratik ndërkombëtarë,
Opinionit demokratik në Maqedoni,
Organizatave demokratike në Maqedoni,
Partive politike në Maqedoni dhe në rajon,
 
Më 10 dhjetor 1948, 56 shtete të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nënshkruan Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Sot, në dekadën e gjashtë nga data e nënshkrimit të saj rikujtojmë përpjekjet për realizimin e këtij misioni politik dhe human. Rikujtojmë luftërat politike dhe mobilizimet shoqërore që shtetet të sillen në përputhje me normat dhe standardet që garantojnë jetë dinjitoze për çdo individ, pa dallim të racës, ngjyrës, gjinisë, moshës, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë ose çfarëdo forme tjetër të dallimeve ekzistuese.

Read More

Ramadan PLLANA -DËSHMI TË KOHËS -METUSH KRASNIQI – SIMBOL I REZISTENCËS DHE I RIBASHKIMIT KOMBËTAR

« La liberté consiste à choisir entre deux esclavages : l’égoisme et la conscience. Celui qui choisit la conscience est l’homme libre. »

(Victor Hugo)

« Liria qëndron në zgjedhjen në mes dy skllavërive : në atë të egoizmit dhe të ndërgjegjes. Ai i cili e zgjedhë ndërgjegjen është njeri i lirë. »

(Victor Hugo)

Read More

Nga Lulzim  Z. Hamidi

Në një prononcim timin paradokohe ,duke analizuar luftën e 2001.në Maqedoni në bazë   të përkufizimit  të   revolucionit  sa     më të drejtë që është e mundur,lëshova tezën se lufta e 2001,në organizim          të forcave të armatosura të komunitetit shqiptar në Maqedoni ishte Revolucion! Në të vërtetë përkufizimi  I konceptit Revolucion është I rrëndë, kurse në literaturën egzi-stuese  hasim përkufizime të ndryshme ,nga shkencëtarë  të ndryshëm,por   nga    aspekti sociologjik   një   përkufizim   I tillë sa   më   real do të thosha egziston dhe ai ka të bëjë me aspektin e lindjes së revolucionit si fenomen dhe caqet e tij.

Read More

Kim Mehmeti

Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.

Read More

Kim MEHMETI

Maqedonia e sotme është e kapur në rrjetin e populizmit dha antishqiptarizmit të kryeministrit Gruevski, i cili vite me radhë e fshehë paaftësinë e vet politike duke thënë se populli do jetë ai që do vendos për emrin e shtetit dhe duke gënjyer se ndërton shtet shumetnik. Ky shtet, i cili emër të vërtet qëmoti e ka populizmin e Gruevskit e mbiemër verbërinë e tij antiperëndimore, ka mbetur peng i disa elitave nacionalromantike të etnitetit maqedonas, elita që ngjajnë në “serbë të vonuar”. Por, duhet thënë hapur se rrjeti i padukshëm në të cilin është kapur Maqedonia e sotme, është i thurur edhe nga penjtë e paaftësisë së partive të këtushme shqiptare që t’i kundërvihen si duhet një politike të këtillë të Gruevskit, e cila sa u përket marrëdhënieve ndëretnike, shtetin e ktheu thuajse aty ku ishte përpara konfliktit të 2001.

Read More

Shkruan “La Repubblica: Të vërtetat e fshehura të Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe historia me Titon.

Me rastin e 101-vjetorit të lindjes së ish-diktatorit, historiani italian Giovanni Armillota, analizon komunizmin shqiptar…

Komunizmi shqiptar nuk ishte edhe aq i egër sa dukej.

Kështu të paktën mendon historiani dhe gazetari italian Giovanni Armillotta, i cili e ka vënë në peshore së bashku me sistemin komunist jugosllav të aplikuar nga Tito dhe Rankoviçi.

Read More

Albin KurtiA është Kosova (akoma) shtet i dobët apo shtet i dështuar (tashmë)? E këtillë është pyetja të cilën na e zbulojnë kategorizimet që studiues të huaj ia bëjnë Kosovës. Çfarëdo qofshin përgjigjet e tyre, ato i bashkohen ligjërimit publik të politikanëve, intelektualëve e analistëve tonë, se prej 17 shkurtit 2008 Kosova është shtet. Dobësia, e madje edhe dështimi, nuk e kontestojnë qenien.

Read More

Asllan Dibrani   Historia e një populli pasurohet përmes  letërsisë artit dhe kulturë së tij prandaj,për ta realizuar një vepër artistike pikture,pejsazh,natyrë  te vdekur   natyre e qet, vepra për tu realizuara   në stilin realist, gjithmonë artisti  duhet ta studioj  atë vepër,atë ide ta kombinoj  suvatimin e ngjyrave  për ta paraqitur një vepër sa ma afër reales, por  kur është fjala të portreti duke filluar që nga skica pesë minutash e paraqitjes se një portreti në cilën  do    teknikë vaj,akuarel grafikë,drugdhendje,pastel apo edhe bronz, artisti  duhet ta paraqes një realitet të figurës ,objektitduke e stilizuar në praktikë sepse njerëzimi me punë nder shekuj e kanë ndryshuar ambientin e vet  për mes arkitekturës duke zbukuruar shtëpi,  pallate ,qytete  etj, duke zbukuruar dhe ngrohur  hapësirën e objektit pamor  duke e ushqyer shpirtin dhe syrin  e qytetarit,  syrin e artistit  dhe  te gjitha moshave.

Read More

 Nga L U L Z I M  H A M I D I

Pa mare parasysh a do të egzistojë ky shtet ,apo do të instalohet tjetër, ne        shqiptarët medoemos    duhet   të  mësohemi   njëherë    e   përgjithmonë     se    duhet të  ndërtojmë ,forcojmë,kultivojmë ,integrojmë dhe rruajmë institucionet tona ,qofshin   ato   locale  apo qëndrore.Kjo pike së pari duhet të fillojë me respektimin e ligjeve egzistuese positive nga ana e të zgjedhurve tanë.Edhe sikur të formojmë shtetin tone të quajtur p.sh. Republika e Iliridës apo SHqipëria e bashkuar,Kosova Lindore …pa respekt ndaj ligjeve asnjëherë nuk do të mund të kemi institucione të mirëfillta me autoritet ndërkombëtar ose së paku që ti kënaq dhe plotësojë vullnetin e përgjithshëm të shumicës.

Read More