image
Pas mosrespektimit të afateve të dhëna nga ana e ministrit Xhelal Bajrami për zgjidhjen e statusit të kësaj kategorie njerëzish të prekur nga konflikti i 2001-shit, organizatat e dala nga UÇK-ja thonë se durimi u ka ardhur në fund

Fitim KRYEZIU

Ligji për invalidët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe familjarëve të dëshmorëve ka mbetur vetëm në platformat e partive politike që prodefilojnë në pushtet. Pas mosrespektimit të afateve të dhëna nga ana e ministrit Xhelal Bajrami për zgjidhjen e statusit të kësaj kategorie njerëzish të prekur nga konflikti i 2001-shit, organizatat e dala nga UÇK-ja thonë se durimi u ka ardhë në fund.

Ekspertët vlerësojnë se në bazë të përvojave të cilat dalin nga konfliktet e armatosura, ku fajtorë ka qenë shteti dhe kushtetuta e saj, punë e parë që duhet të bëhet për të arritë pajtimi në mes dy komuniteteve të cilat kanë qenë të zhytura në atë konflikt, kanë qenë sjellja e një ligji të veçantë në të cilën do të përfshihen pala e dëmtuar dhe dëmshpërblimi i tyre. Përderisa opinioni pret përgjigje për rezultatet eventuale të grupeve të punës, që kohë më parë i kumtoi ministri Bajrami, në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale refuzuan të njoftojnë për detaje në këtë drejtim. Redaksia e gazetës “Koha e Re” edhe zyrtarisht kërkoi prononcim nga ministri Bajrami, por ai vendosi që kësaj here të mos prononcohet për çështjen në fjalë. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Erzana Jakupi, në një deklaratë me shkrim thotë: “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka vendosur të mos prononcohet në pyetjet tuaja”.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Besim Hoda, tha se zhagitja e zgjidhjes së problemit buron nga mosdëshira e partive shqiptare për të gjetur zgjidhje të denjë.

“Po kalojnë 9 vite që kur u nënshkrua Marrëveshja shumë e përfolur e Ohrit, kurse institucionet tona akoma nuk kanë guxim të sjellin një ligj të tillë. Çka është më e dhimbshme se partitë politike shqiptare po fillojnë të luajnë në kartën e idealit të ish-ushtarëve të UÇK-së, respektivisht po vënë në dyshim se për çka ranë ata dëshmorë. Partitë shqiptare, sikur PDSH-ja në dy vitet e pushtetit si BDI-ja tani dhe më herët thjeshtë nuk po përfillin interesat e komunitetit shqiptarë, por thjeshtë vetëm po i shfrytëzojnë ato pozita për t’u pasuruar. Për atë them se të drejtën për t’u thirrur në emrin e ish-UÇK-së e kanë vetëm qytetarët. Kjo e drejtë u është marrë edhe partive, edhe komandantëve, dhe i është lënë vetëm kombit të tyre për të cilën ato dëshmorë kanë luftuar”, tha Hoda nga OVL-UÇK-ja.
Ekspertët dhe njohësit e mirë të çështjeve të drejtësisë pohojnë se zvarritjet e shumta të cilat i bëhet këtij ligji nuk do ta humbë vlerën e sajë.

“Mendoj se është e një rëndësie të veçantë sjellja e këtij ligji, pa kurrfarë shtyrje, sepse zvarritjet e tilla nuk do të shkojnë në të mirë të asnjërin komunitet. Por duhet që të gjitha forcat të aktivizohen me qëllim që të përmbyllen këto çështje, të mbyllen plagët e luftës dhe të drejtohemi nga rruga euro-integruese”, tha eksperti i drejtësisë Xhemali Sahiti.

Ndryshe, në vitin 2003 Parlamenti miratoi Ligjin për beneficione për mbrojtësit e Maqedonisë, me të cilin u dha të drejta të gjithë pjesëtarëve që në vitin 2001 kishin qenë të rreshtuar në anën e forcave të sigurisë shtetërore.   

Pasurimi para idealit

Shto tek: