Shpëtim POLLOZHANI

Një fëmijë që fillon të ecë në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, gjithë jetën do të ketë probleme me të ecurit. Ligji për Lustrim në Maqedoni u soll në vitin 2008, d.m.th tetëmbëdhjetë vite pas ndërrimit të sistemit represiv (në veçanti për shqiptarët) në Maqedoni. Kjo është një vonesë shumë e madhe, pasi të gjitha partitë, edhe ato që janë në pozitë edhe ato që kanë qenë në opozitë kanë qenë pjesë e pushtetit dhe kanë patur mundësi të bëjnë krehjen dhe pastrimin e arkivave të ndryshme. Këto parti kanë formuar edhe arkivat e veta partiake të cilat sipas nevojës do t’i përdornin për baltosjen e kundërshtarit politik, punë që është duke ndeshur në ditët e sotme

Read More
Alajdin DEMIRI

Kur një politikan premton se do të ndihmojë ose bëjë mirë popullit, vetvetiu parashtrohet pyetja a mundet një individ të ndihmojë ose bëjë mirë shumicës. Natyrisht se jo, nuk mundet, por mund ti ndihmojë vetes, dhe këtë asnjëherë nuk e premton, këtë e bën. Por kur një politikan vendos të dëmtojë, këtë e bën pa paralajmërim dhe vepron në mënyrë shumë efikase. Për të realizuar të keqen, dëmin natyrisht i nevojiten instrumente, dhe këta i krijon me lehtësi dhe shumë shpejt. Ideja më e përshtatshme për të dëmtuar në mënyrë më efikase, është ekskluzivizmi, pra të eliminojë tjerët. Vegla më efikase për eliminim është ajo-dosja.

Read More

Ministria e Financave ka filluar përpilimin e buxhetit për vitin 2011. Por a do të përsëriten edhe këtë vit, ashtu si vitet e kaluara, lëshimet dhe diskriminimi etnik në shpërndarjen e mjeteve, mbetet enigmë që as ekspertët ekonomik, por edhe resorët përkatës nuk kanë një përgjigje të prerë. Askush nuk mund të thotë me saktësi nëse shqiptarët kësaj radhe do të fitojnë hisen e 25 përqindëshit të kulaçit buxhetor, aq sa përbëjnë në strukturën e popullsisë së Maqedonisë.

Read More

Ndërhyrje brutale e organeve të shtetit të shoqëruar nga forcat policore hynë në ambientet e televizionit ALB, gjoja për të bërë kontrolle. Të pyetur se përse ishte e nevojshme shoqërimi i policisë, ata thanë për aspekte sigurie, sikur në televizionin ALB të punonin kriminelë e jo gazetarë. Për katër orë të plota në televizionin ALB qëndruan inspektorë të shumtë nga organet e shtetit: Drejtoria e te ardhurave publike, Inspektorati i Punës dhe disa institucione të tjera, gjoja për të shqyrtuar funksionimin e televizionit dhe respektimin e ligjeve të ndryshme. Edhe pse Televizioni ALB funksionon vetëm një muaj me program të rregullt, inspektime te shumta si një guerile financiare ndërhynë në mënyrë spektakolare të shoqëruar me forca policore, sikur ne të punësuarit në TV ALB të kemi bërë vepra kriminale.

Read More

Ambasadori evropian në Maqedoni, Ervan Fuere tërhoqi vërejtjen se rruga drejt BE-së shkon vetëm se nëpërmjet Greqisë.

Sipas tij, me rëndësi të veçantë është që të dyja palët të zgjidhin problemin, sepse mënyrë tjetër nuk ka për ti hapur rrugën Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.

Ambasadori Fuere këto komente i bëri në debatin e organizuar sot me temën “Maqedonia dhe BE”, organizuar nga Instituti për Shoqëri të hapur.

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkoi që edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti të përfshihet dhe disa funksionarë të lartë të kësaj partie.

Ai këtë e ka deklaruar pas një pyetje lidhur me shkrimet e javores “Fokus”, në të cilën janë përmendur emra nga radhët e BDI-së, të përfshirë si ish-bashkëpunëtor të sigurimeve shtetërore.

Read More

Shkruan: Kalosh ÇELIKU

E vërtetë, jam rritur qafë për qafe me Qenin e Shtëpisë. Edhe me macjen, në Katund. Dorën në zemër, ishin kafshë besnike. Nateditë e ruanin Shtëpinë. Shkak ky, që edhe kujdeseshin Nëna dhe Babai, e gjithë familja për këto kafshë besnike shtëpiake. E ndanim me to së bashku edhe bukën e gojës. Vetëmse, këto kafshë asaj kohe kurrë nuk e tradhtonin Shtëpinë. E ruanin nga hajdutët, e ruanin nga Ujku, e ruanin nga minjt që në atë kohë na hiqnin valle gjithë natën nëpër Shtëpi. Prandaj, edhe jetonin bashkë me ne nën një çati si një familje e madhe.

Read More
Mersel Bilalli-Maqedonia për shkak të politikës katastrofale humbi korridoret dhe transitet energjetike në vlerë prej rreth dhjetë miliardë euro. Në çdo shtet normal, dorëheqjet do të ishin akte natyrore. Por, këta liderë fjalën “moral” e kanë po aq larg sa edhe dreqi Zotin

“Moskva i kthehet Ballkanit” – janë këto fjalët e premieri rus Putin në takimin e Këshillit të Shteteve të Rajonit të Detit të Zi për Bashkëpunim Ekonomik (BSEC). Rivaliteti energjetik në mes Rusisë dhe shteteve perëndimore është duke u shndërrua në luftë gladiatorësh. Rusia përmes “Gasprom”-it synon dominim në Kaspik,

Read More

Alajdin DEMIRI

“…Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratë që i kishte fituar dhe u nis. Xhamia ishte në të dale të qytetit . Dera e xhamisë ishte e mbyllur. Ai trokiti me një gur mbi portën e vogël. Imami u shfaq pas pak duke e lidhur tyrben mbi kokën e rruar. Alejkum Selam. Mirdita, i tha ai. Dua të bëhem mysliman. Urdhëro, e ftoi imami. Je i pari që vjen sot. Krishterët merren me tregti të dielave…”, Ben Blushi-“Të jetosh në ishull”.

Read More

Rizvan Sulejmani

Sa më shumë që ofrohet nëntori aq ma shumë shtohet kureshtja. Çfarë do të ndodhë? Do të kemi zgjedhje për emrin, do të marrim ftesë për NATO? A do të fillojnë bisedimet për anëtarësim në UE dhe shumë pyetje të tjera. Kjo kureshtje çdo ditë e më tepër i mundon edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoni. Diplomatë, analistë e spiunë kërkojnë bashkëbisedues për të gjetur përgjigje në këto pyetje. Ditëve të fundit sikur janë shtuar. E përbashkëta e gjithë kësaj është se dominon një pesimizëm. Një institut me renome para disa ditësh doli me parashikime mjaft dëshpëruese. Një situatë pa rrugëdalje. Pa ide.

Read More