Blerim SINANI-Ajo që më nxiti të them edhe unë ca “thashetheme” ishte lajmi bombastik medial për  “miksimin” dhe “reformimin” e shërbimeve sekrete të shtetit – atë të Agjencisë për zbulim dhe të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, e cila gjendet në kuadër të MPB-së. Plotësisht pajtohem me disa komente që këtyre ditëve jepeshin nga ekspertë të ndryshëm se kjo iniciativë e MPB-së të RM-së i ngjan medaljonit – njëra anë çdo herë dukët më e bukur gjë që në esencë është identike. Agjencia e zbulimit është e themeluar me ligj dhe daton prej viti 1995 e që ishte nën juridiksion e udhëheqje të kryetarit të shtetit. Kjo Agjenci tentoi që të zë vendin e tij të merituar në unionin e familjeve të shërbimeve sekrete botërore.

Read More

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ka vizituar në burgun e Idrizovës të burgosurit e rastit të Brodecit.

Sipas të dhënave të familjarëve, përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit janë interesuar për gjendjen e tyre brenda burgut, dhe për procedurat e mëtejme drejt zbardhjes së rastit ashtu siç duhet.

Komiteti i Helsinkit ka shtruar rastin edhe pranë Gjykatës së Strasburgut, kur edhe nga atje pritet ndonjë vendim konkret për ndriçimin e këtij rasti.

Read More
Zejnulla VESELI
Shkup, 26 shtator – Përse nuk përfaqësohen proporcionalisht shqiptarët në strukturat udhëheqëse të Armatës së Maqedonisë? Kjo është pyetja që rishtazi është parashtruar viteve të fundit, por pa një përgjigje konkrete në emërimin në këto poste. Përveç partive opozitare, këtë problem e ka ngritur edhe vetë kreu i partisë shqiptare në pushtet Ali Ahmeti, kur ndër të tjera para do kohe pyeti se pse të mos jetë drejtues i ushtrisë edhe një shqiptar. Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, pajtohen se përfaqësimi i shqiptarëve në funksione të larta në ARM, por edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, është i pamjaftueshëm. Ai garanton se tashmë janë bërë hapa konkret që të ketë ndryshime edhe në strukturën udhëheqëse të ARM-së. “Po bëhen përpjekje serioze që të shtohet përfshirja e shqiptarëve në postet kryesore Ministrinë e Mbrojtjes dhe ditë më parë janë pranuar dy shqiptarëve, që së shpejti pritet të ushtrojnë detyrën e këshilltarëve shtetëror.

Read More
Arbën XHAFERI
Nocioni “bibliotekë” ngërthen në vete kryesisht domethënie pozitive. Pa marrë parasysh nivelin kulturor, origjinën ose ndonjë përkatësi tjetër të njeriut, të gjithë, thuaja njëzëri, pajtohen me statusin hijerëndë të bibliotekës, qoftë kur bëhet fjalë për bibliotekë private ose publike. Sa për mua, biblioteka më krijon depresione dhe ndjenjën e inferioritetit: më pushton një dëshpërim, një ndjenjë e mungesës definitive të shpresës jo vetëm për shkak se nuk do të arrij t’i lexoj të gjitha ato vepra të mahnitshme të autorëve botërorë, që paraprakisht i pata skajuar për t’i lexuar në pleqëri, por edhe për shkak të vetëdijesimit se shkrimi dhe dija vazhdimisht e humbin betejën me injorancën, por jo vetëm kaq.

Read More
image
Qytetarët e anketuar nga gazeta “Koha e Re” shprehin revoltën nga pasiviteti i partisë shqiptare në pushtet ndaj të gjitha vendimeve dhe veprimeve të VMRO-DPMNE-së dhe funksionarëve të saj. Nëse nuk arrijnë të zhbllokojnë procesin e integrimit të vendit në BE dhe NATO, pjesa më e madhe e të anketuarve nga Tetova thonë se BDI nuk do të ketë më arsye të qëndrojë në pushtetin e Gruevskit dhe të legjitimojë të gjitha politikat izoluese dhe antishqiptare të qeverisë së tij

Elida ZYLBEARI

Përderisa kryeministri Nikolla Gruevski me moszgjidhjen e kontestit të emrit në mënyrë evidente i pengon integrimet në strukturat euroatlantike, qytetarët shqiptarë të Tetovës shprehin revoltën e tyre kundrejt punës së partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Sipas banorëve të Tetovës, BDI duhet të bëjë më shumë për të përmbushur premtimin që ia bëri elektoratit se sdo ta shpie vendin në BE dhe NATO.

Read More

Iljasa SALIHU

Deri kur kështu? Dje kështu e pyeta vetën. Ndërsa sot, pasi gjeta pak kohë të lirë, nuk dita se si t’i përgjigjem vetës, ngase dje, në kohën kur vetja ime ma bëri këtë pyetje, unë u frikova t’ia japë ndonjë përgjigje, sepse e mendova të nesërmen, mendova se sa shpejtë mund zhytem me vetveten në kundërthënie të pambarimta, shkurtë thënë, – iu frikova dualizmit. Edhe pse iu frikova dualizmit, prapë rashë në dualizëm, ngase vetja ime prej meje sot e kësaj dite pret përgjigje! Në pyetjen deri kur kështu? – në vijim do të mundohem t’i përgjigjem vetës dhe gjithë atyre që gjenden nën ethet e llojit të preokupimit tim.

Read More

Vera DUSHI

Policia sllavo-maqedonase ka rrethuar fshatin Patishka Reka në rajonin e Shkupit me arsyetimin e ndërtimit të ujësjellësit.

Ky pushtet sllavo-maqedonase që ndërton ujësjellesa në pronat e fshatarëve pikë së pari është një pushtet kriminal që shkel të drejtat e pronësisë së fshatarëve, sepse po bën ndërtimin pa praninë e tyre.

Read More

Nr. Prot. 1/24.09.2010 Prishtinë, më 24.09.2010

DEKLARATË

Duke e shikuar gjendjen në trojet shqiptare, LRRSH u riaktivizua për të cuar deri në fund amanetin e dëshmorëve, ribashkimin e të gjitha trojet shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.

Lëvizja për Referendum për Ribashkimin e Shqipërisë reagon ndaj bllokimit të fshatit Patishka Reka të rajonit të Shkupit me policë që nuk i lejojnë qytetarët të dalin dhe të hyjnë në qytet.

Read More

Rrjeti i Organizatave Shqiptare, i cili është një forum i shoqatave nga Lugina e Preshevës, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe komuniteti çam, u bën thirrje forcave politike shqiptare dhe faktorëve shqiptarë në Maqedoni që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të mbrojtur identitetin kombëtar shqiptar, përkundër përpjekjeve sistematike për të fshehur, apo nënvlerësuar praninë historike dhe kulturore autoktone të shqiptarëve në këtë shtet

Read More

PPD kërkon shtyrjen e regjistrimit për vitin 2012, me qëllim të plotësimit të disa kushteve për shqiptarët dhe evitimin e manipulimeve.

Kjo parti gjithashtu apelon ndryshimin urgjent të Ligjit për regjistrim, trajnim të kuadrove shqiptare dhe mbikëqyrje të regjistrimit nga shqiptarët në zonat maqedonase.

“Partia për Prosperitet Demokratik, kërkon që Propozim Ligji për regjistrim, para se të vihet në procedurë parlamentare, ti nënshtrohet shqyrtimit publik 60 ditësh. Kërkojmë nga Shërbimet kompetente të Kombeve të Bashkuara, dedikuar Regjistrimit të Popullatës, Amvisërive dhe Banesave, e në veçanti, kërkojmë nga Shërbimi për statistikë i Unionit Evropian-EUROSTAT ta detyroj Qeverinë e Maqedonisë, që Grafa e fletëregjistrimit personal (P-1), dedikuar përkatësisë nacionale shqiptare, të jetë identike me grafën dedikuar përkatësisë nacionale maqedonase dhe jo siç parasheh ligji që grafa e fletë regjistrimit personal të titullohet vetëm me shifra numërore”, theksoi kryetari i PPD-së, Sejfedin Haruni.

Read More