Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!“-REAGIM
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!“ dënon ashpër deklaratën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Sërbisë Ivica Daciq i cili gjatë takimit me kolegen e tij maqedonase Jankullovska në Shkup tha që e Kosovën e konsideron si pjesë të Sërbisë.
Lëvizja ZGJOHU! gjykon që heshtja e Jankullovskës pas kësaj deklarate të Daciq paraqet miratim të agresionit verbal të kolegut të saj serb ndaj Republikës së Kosovës, shtetin fqinj të cilin Maqedonia e ka njohur dhe me të cilin ka vendosur marrëdhënie diplomatike.
ZGJOHU! përkujton të gjithë ata që akoma hamendën rreth realitetit të ri në Ballkanin perendimor që pavarësia e Republikës së Kosovës është e pakthyeshme, e përkrahur nga të gjithë shqiptarët kudoqofshin dhe e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Këshilli i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara si dhe është e njohur nga shumica absolute e demokracive botërore.
Sa i përket temës së bisedimeve midis dy ministrave rreth mundësimit të qarkullimit të qytetarëve vetëm me letërnjohtime në vendkalimet kufitare midis Serbisë dhe Maqedonisë, Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!“ konsideron që prioritet i Maqedonisë janë marrëveshjet e tilla me Shqipërinë dhe Kosovën për arsye të shumta duke përfshirë këtu edhe lidhjet familjare dhe kombëtare të shqiptarëve në rajon, por edhe këmbimit tregëtar me këto vende si dhe përparësia e shfrytëzimit të portit detar shqiptar të Durrësit dhe atij Kosovar të Shëngjinit nëpërmjet Rrugës së Kombit bashkë me përparësi të tjera.
Me respekt,
Lëvizja Qytetare ZGJOHU!
www.zgjohu.com.mk
info@zgjohu.com.mk
Tel.Fax: 02/ 2636 240
Rruga Bitpazarska 127
Çarshia e Vjetër
1000 Shkup
