Fisnik NUHIU
Shkup, 3 tetor – Sportistët shqiptarë vazhdimisht anashkalohen sa u përket shpërblimeve adekuate, fillimisht nga federatat përkatëse e pastaj edhe nga vet institucionet shtetërore. Ankesat kanë ardhur nga vetë veteranët e sportit, por edhe nga lojtarë aktiv. Raste janë të shumta, dhe në mesin e tyre janë edhe disa sportist të mirënjohur botëror, të cilët i kanë dhënë më shumë shtetit me sukseset e arritura në arenat e ndryshme ndërkombëtare, se sa vet shteti ka bërë për ta. Në mesin e tyre janë legjendat e mirënjohura të sportit shqiptarë, si Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu, Aziz Salihu, Mentas Allajbegun dhe në kohën më moderne karateisti Berat Jakupi, i cili ende kërkon bursën e merituar në bazë të sukseseve të arritura në skenën ndërkombëtare. Mirëpo, gjërat nuk funksionojnë ashtu siç duhet në sport, lëvizin ashtu edhe si në sferat tjera shoqërore.

Read More
image

 Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AMSHA) akoma nuk e ka thirrur mbledhjen e shumëpritur, ku redaksia e re e enciklopedisë do të diskutonte për librin e ri. Edhe pse mbledhja ishte paraparë që të mbahej nga mesi i muajit shtator, ajo akoma nuk është mbajtur. Akademia po blen kohë, ndërsa anëtarët shqiptarë të Enciklopedisë po presin dhe nuk po marrin asnjë vendim. Historiani, Ramiz Abdyli, i cili është pjesë e redaksisë së re thotë se do të presim derisa të mbahet mbledhja e më pas të shohim se si do të shkojnë punët. “Të shohim, do të presim edhe pak derisa ta thërrasin mbledhjen. Akademia e shtyn mbledhjen, por ne do të presim. E rëndësishme është që të plotësohen kërkesat që kam kërkuar”, thotë Abdyli.

Read More
image

Kim MEHMETI

Ka ditë kur asgjë nuk më bezdisë aq sa cingërima e telefonit. Posaçërisht në orët e pasdites, atëherë kur afrohet koha e mbylljes së gazetave dhe rrumbullakimi i lajmeve qendrore televizive, e kur gazetarët, të zënë ngushtë nga kërkesa e redaktorëve që të kenë sa më shumë deklarata, ngutshëm rrotullojnë numrat e telefonave të “analistëve” që mezi presin ta shohin veten në ekranet televizive apo në faqet e gazetave. Shpeshherë, më bëhet se vite me radhë, u përgjigjem të njëjtave pyetje, por të shtruara nga gazetarë të ndryshëm, kam ndjenjën se dekada me radhë, i përsërisë po të njëjtat përgjigje, vetëm se për media tjera. Më ndodh shpeshherë të pyes veten se vallë ka mbetur diçka e pa thënë, ka të atillë që i rilexojnë pyetjet me qindra here të përsëritura dhe mendimet “analitike” po aq here të thëna, e ku ndryshojnë vetëm emrat e aktorëve politik të cilët përmenden. Mbase ka, i them vetvetes, ngaqë nga dita në ditë, shtohet numri i mediave, njësoj siç shtohet edhe numri ynë, i njerëzve që merren me zbërthimin e ngjarjeve dhe fenomeneve në shoqërinë tonë.

Read More

image

Banja e Tetovës është nga më të njohurat e rajonit për nga vetitë e saj shëruese termo-minerale. Problemi i vetëm i saj është pamundësia e ndërtimit të një objekti të saj rrethues, që e njëjta të mund të shfrytëzohet edhe gjatë sezonit të dimrit. Dëshmitarët tregojnë se banja disa herë është tentuar që të futet brenda objektit, por çuditërisht, nga dridhjet e shkaktuara gjatë punimeve, zhduket uji dhe fillon të burojë diku tjetër.
“E mbaj mend herët i vogël isha, ka qenë japia këtu edhe atëherë e kanë prishur se u mbytën dy-tre vetë”.
“Kjo lëvizën prej këtu humbet del tjetërkund, mirëpo problemi më i madh është se ka njerëz që e rregullojnë, por kur vijnë vërshimet e shkatërrojnë”.
“Më përpara e kanë betonuar këtë e kanë mbuluar prej këtu dalë më poshtë uji nuk zë vend kur e punojnë ecën, tjetërkund shkon. Para 20-30 vitesh kjo ka qenë e betonuar, e mbuluar por prej këtu ka dalë tjetërkund dhe i kanë hequr betonet”.

Read More
Patriot LUMANI
Strugë, 29 shtator – Nga viti në vit numri banorëve rezident shqiptar në Komunën e Strugës po vinë duke u pakësuar. Ndërkohë rritet numri i shqiptarëve nga Struga që jetojnë në mërgim, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian dhe shtetet e tjera tejoqeanike. Sipas të dhënave të marra në Zyrën e gjendjes civile që mbulon fshatrat Ladorishtë, Frëngovë, Shum, Zagraçan dhe Kalishtë, lokalitete këto që banohen vetëm me shqiptarë, rezulton se janë regjistrua rreth 120 fëmijë të lindur që së bashku me prindërit jetojnë jashtë Maqedonisë.

Read More
Vetvritet një inspektor policie në Tetovë
30 shtator- Sektori I punëve të brendëshme në Tetovë ka informuar se rasti është paraqitur menjëherë pas ndodhjes, ku në vend ngjarrje kanë dale ekipe të sektorit të punëve të brendëshme zëvendësi I prokurorit public dhe gjykatësi hetues të cilët kanë gjetur armën dhe kanë marrë për hetim të gjitha gjurmët e mundëshme të cilat do shpiejnë nga zbardhja e rastit.
 Sot rreth orës 2 pas mesnatë në Tetovë është vetëvrarë Mensur H, përndryshe i punësuar si inspektor në sektorin e Krimit të organizuar në Sektorin e Punëve të brendëshme në Tetovë.

Mensur H, I lindur në vitin 1981, në shtëpinë e tij, diku rreth orës dy pas mesnate, me armën zyrtare pa u ditur motive I ka marrë jetën vetës duke u vetë qëlluar me një plumb në kokë.

Sektori I punëve të brendëshme në Tetovë ka informuar se rasti është paraqitur menjëherë pas ndodhjes, ku në vend ngjarrje kanë dale ekipe të sektorit të punëve të brendëshme zëvendësi I prokurorit public dhe gjykatësi hetues të cilët kanë gjetur armën dhe kanë marrë për hetim të gjitha gjurmët e mundëshme të cilat do shpiejnë nga zbardhja e rastit.

Read More

Ibadete AJRULLAU

Shkup, 29 shtator – Dy dekadat e veprimit të partive shqiptare në pluralizëm politik, nuk i kanë dhënë rezultatet e pritura në përmirësimin e statusit shoqëror të shqiptarëve. Protagonistë të politikës së viteve nëntëdhjeta, analistë politik si dhe përfaqësues të sektorit jopolitik, vlerësojnë se shikuar nga kjo distancë jo e afërt kohore, problemet jo që nuk janë zgjidhur, madje në disa sfera edhe janë përkeqësuar dukshëm. Sipas tyre, për jetësimin e programeve partiake dhe premtimeve, subjektet politike shqiptare provuan bojkotin parlamentar, protestat, koalicionet e natyrshme e të panatyrshme qeveritare, bashkëqeverisjen me ose pa platformë të hartuar ose të përbashkët me bartësin e mandatit qeveritarë nga partitë maqedonase.

Read More

Radhët e gjata të qytetarëve para ambasadave të vendeve evropiane në Prishtinë, bëjnë me dije interesimin e madh për të udhëtuar jashtë vendit, por vështirësitë për të marrë një vizë janë tejet të mëdha.Bardha Krasniqi, qytetare, thotë se kriteret e ambasadave janë mjaft të ashpra dhe për të ardhur deri te viza e cilitdo shtet evropian, është shumë e vështirë.

Read More

Maqedonia përfundimisht ka vendosur që kodi i Serbisë (SRB) të hiqet nga pasaportat e shqiptarëve të Maqedonisë të cilët kishin lindur në Kosovë. Pasi është pranuar pavarësia e Kosovës nga Maqedonia, ndërsa kodi SRB i irritonte popullatën shqiptare, është vendosur që në të ardhmen të vendoset kodi RKS (Republika e Kosovës). Një vendim i tillë është marrë pas konsultimeve të vazhdueshme mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). Sekretari shtetëror në MPJ, Abdulkadër Memedi ka njoftuar për “Lajm” se nuk do të ketë më shqiptar i lindur në Kosovë, i cili do të nxjerrë pasaportë ose dokument tjetër të udhëtimit dhe të ketë në të kodin SRB.

Read More
image
Rreth 90-të për qind e ushtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) vazhdojnë të jenë të papunë. Besim Hoda, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK) thotë se janë punësuar vetëm ata ish ushtarë që me hir ose pahir kanë hyrë në ndonjërën nga dy partitë shqiptare, ndërsa të tjerët vazhdojnë të jenë të papunë. “Shumica e ish ushtarëve janë të papunë. Janë punësuar rreth 10-të ose 15 për qind e ish ushtarëve që kanë hyrë në ndonjërën nga dy partitë shqiptare, ndërsa të tjerët kanë mbet rrugëve”, thotë Hoda, duke shtuar se partitë politike vazhdimisht manipulojnë me luftën dhe pjesëtarët e luftës. Hoda thotë se po të shihet gjendja e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës do të kuptohet se edhe gjendja e ish ushtarëve nuk mund të jetë më e mirë. “Shihni në çfarë gjendjeje janë familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës dhe do ta kuptoni se në ç’gjendje janë ish ushtarët”, thotë kryetari i OVL-UÇK-së.  Sipas të dhënave të kësaj organizatë në UÇK kanë marrë pjesë rreth pesë mijë ushtarë. Prej tyre 114 kanë rënë dëshmorë dhe rreth 100 të tjerë kanë mbet invalid. Një pjesë tjetër e ish ushtarëve është vrarë pas luftës, ndërsa një pjesë tjetër dergjet nëpër burgjet e Maqedonisë.

Read More