Bardhyl Mahmuti/Arrestimi i Velija Ramkovskit, pronarit të AI si pretekst!

Regjimi terrorist i Nikolla Gruevskit

Atyre që kanë përcjellur me vëmendje shpartallimin e Federatës jugosllave u kujtohet kur Ivan Stambolliqi, në vitin 1987 si kryetar i Republikës së Serbisë u angazhua maksimalisht që në krye të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë të vendosë mikun e vet personal, Sllobodan Millosheviqin. Pas një përpjekje të madhe treditore I. Stambolliqi arriti të kalonte kandidaturën e S. Millosheviqit….

Read More

KOHA E RE:
Këtë javë u nda nga jeta diplomati amerikan, Riçard Holdbruk, i cili u shqua për lobimin ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ju keni qenë përfaqësues diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe keni realizuar disa takime me të. Si e mbani mend zotin Holldbruke?

Bardhyl Mahmuti:
Gjatë muajit qershor të vitit 1998 një varg takimesh me rëndësi të madhe u zhvilluan me diplomatët amerikan dhe përfaqësues të Pentagonit. Këto takime që i kam pasur në cilësinë e përfaqësuesit politik dhe udhëheqësit të Grupit Diplomatik të  UÇK-së rezultuan me legjitimimin e luftës së UÇK-së si luftë e drejtë. Takimi im i parë me ambasadorin Holbrook  (29 qershor të 1998) duhet të shihet në këtë kontekst historik.
Në dhjetë ditshin e fundit   të qershorit kishim tri qëndrime historike për Kosovën: 
Zëdhënësi i atëhershëm i Departamentit të Shtetit, z. James Rubin deklaroi qëndrimin zyrtar të SHBA-ve se UÇK-ja nuk është “organizatë terroriste” siç konsiderohej nga disa qarqe ndërkombëtare dhe se bisedimet për statusin politik të Kosovës nuk mund të zhvilloheshin pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të UÇK-së;

Read More

Gani Qarri –Dita e 12 Dhjetorit të këtij viti që po e lëmë pas, bëri që zgjedhjet e mbajtura me këtë datë të bëhen zgjedhjet më të diskutuara ditëve të fundit,jo nga fakti se ishin të parat në vitet e pas pavarësisë së Kosovës,por për shkakun e manipulimit të tyre,manipulime këto që u kritikuan si nga vendësit ashtu edhe nga ndërkombëtarët të cilët morën pjesë në vëzhgimin e tyre. Madje për herë të parë, pas kaq vitesh të ekzistencës së përfaqësive të huaja shtetërore në Kosovë, kundër manipulimeve të votës së qytetarëve u deklaruan edhe disa nga ambasadorët e këtyre vendeve.

Read More

BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 ***Skandaloze, e turpshme, antihumane dhe e padrejtë, Komiteti për Çështje Juridike dhe për të Drejta të Njeriut i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Paris të Francës, më 16 dhjetor 2010, miratoi Raportin e rremë të Dick Martit (i cili, në thelb nuk është kurrfarë raporti i ri, por raporti i vjetër i rremë dhe i falsifikuar i Karla Del Pontes, ish-prokurore e Tribunalit të Hagës, aktualisht ambasadore e Zvicrës në Buenos-Ajres të Argjentinës) dhe Projektrezolutën sipas së cilës kryeministri, Hashim Thaçi akuzohet për “tregtimin e organeve të qenieve njerëzore”.( The Boston Globe, 12.17.2010, f.A25).

Read More

NGA LULZIM Z.HAMIDI

Janë këto pjesë nga ligji per Regjistrim të popullsisë në RM. që do të realizohet ne prill të vitit 2011.Ligji ne lexim të parë është pak kofuz,i pakuptueshëm,pasi kemi të bejmë edhe me do ,,Nene,, të cilat nuk saktësojnë përfundimisht kuptimin definitiv dhe lene shprazetire per veprim ndryshe ne teren apo per interpretim sipas nevojes apo rastit.Disa nga mosmarveshjet qe janë permendur ne opinione lidhur me kete ligj,gjate aprovimit të ligjit ne parlament dhe ne prononcimet e disa subjekteve politike shqiptare,veçanerisht ato opozitare ne nje menyre justifikohet per shkak te ketij vakumi ne ligj,por kuptimin me i plotë te ligjit mund ta pervetesojme ne menyre te drejte atëhere kur behet nje lloj bashkepunimi me ligjet tjera egzistuese ne RM.!Veçanerisht ligji mbi dokumentet personale,ligji mbi dokumentet per udhetim dhe ligjet mbi dokumentet tjera identifikimi.

Read More

  Ish-udhëheqësi i Grupit Diplomatik të UÇK-së, Bardhyl Mahmuti në intervistën ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA sjell  për herë të parë për lexuesit shqiptar momente të aktiviteteve diplomatike të UÇK-së në legjitimimin e luftës së drejtë të popullit shqiptar, rolin e diplomacisë amerikane në përgjithësi dhe të Richard Holbrookut në veçanti, kushtet që UÇK-ja duhej të plotësonte për të pasur mbështejtjes amerikane, Komunikatën e përgatitur në Seli të NATO-s në Bruksel; rolin e institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe të Kryeministrit të asaj Kohe, z. Fatos Nano; raportin e Dick Marty   dhe të tjera në INA EKSKLUZIVE!     

INA: Në telegramin tuaj të ngushëllimit lajmin e vdekjes së z.  Richard Holbrook e shpallët si një lajm i pikëllueshëm për diplomacinë amerikane, diplomacinë botërore dhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin të njohin nga afër efikasitetin e këtij diplomati të shquar. Ju, si udhëheqës i Grupit Diplomatik të  UÇK-së, që keni pasur rastin të takoheni disa herë me z. Holbrook  çka mund të sillni për lexuesin shqiptar  nga veprimtaria e këtij « Buldozer » të diplomacisë amerikane?

Bardhyl Mahmuti: Qershori i vitit 1998 është muaji që hapi perspektivën e re të zhvillimeve në Kosovë. Që të kuptohet rëndësia e

Read More

REXHEP SHAHU– Nuk e di se si mundet me fole me shqip, me thjeshte, me sakte dhe me bukur nje shqiptar i vertete se sa ka fole Naser Rugova, lidhur me akuzat e Dik Martit ndaj Hashim Thacit dhe ne mbrojtje te shqiptarit Hashim Thaci, ish drejtues i UCK-se, aktualisht Kryeminister i Kosoves duke ike, e duke ardhe prape Kryeminister pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit ne Kosove.

Nuk e di si mundet politikan i larte shqiptar te flase me qarte, shkurt, sakte e troc, shqiptarisht se sa foli Kryeministri Sali Berisha duke zhbere te pavertetet makabre te Dik Martit dhe duke i dale zot UCK-se dhe shqiptarit Hashim Thaci, qe sot eshte kryeminister.

Read More

Është momenti i fundit që institucionet tona të Kosovës të mendojn seriozisht për hapjen e një zyre ndërlidhëse apo deparatamenti në kuadërë të ministrisë se migracionit , që do të ishte një ndihmesë e madhe për të zhvendosurit nga Komunat e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës që janë më qëndrim në Kosovë.I bëjmë apel mandatarit të qeverisë së ardhshme , presidentit dhe kryparlamentarit të Kosovës që më në fundë të formojn ministrin për emigracion dhe në kuadër të saj të ngritet një deparatament exluzivisht për shqiptarët e lindur dhe ato që ende jetojn në hapsirat jashta Kosovës , pra në hapsirata e ish-jugosllavisë . Kështu më së shumti do të ndihmohemi ne shqiptarët e mbetur nënë admnistrimin e Serbisë.

Asnjëher në vija insititucionale deri më tani Prishtina nuk ka debatuar

Read More

(E plotësuar) Pas rekomandimit të PZAP-it, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të shkohet në rivotim në komunën e Skenderajt, Drenasit dhe Deçanit, ndërsa ka vendosur që të ketë rivotim të pjesshëm në komunën e Lipjanit dhe atë të Malishevës. Zgjedhjet do të mbahen më 9 janar 2011, pas të cilave KQZ edhe do të bëjë publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 12 dhjetorit

Read More