Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e bashkërenditjes së veprimtarive për të sensibilizuar institucionet ndërkombëtare lidhur me tërësinë e politikës antishqiptare që udhëhiqet në Maqedoni, Bashkimi Demokratik Shqiptar mbështet protestën e organizuar të 10 Majit nga Këshilli i Organizatave Shqiptare dhe fton anëtarët dhe simpatizantët e vetë, pa marrë parasysh dallimet eventuale, që të marrin pjesë në protestë.
Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon tek pjesëmarrësit e protestës që pakënaqësinë e vet nga diskriminimi racial që aplikohet ndaj shqiptarëve në Maqedoni ta shprehin si shqiptarë duke anashkaluar përkatësinë dhe simbolet partiake.
Bashkimi Demokratik Shqiptar fton partitë politike shqiptare të lënë inatet reciproke dhe së bashku të gjejnë rrugëdalje nga situata e vështirë në të cilën gjendemi si shqiptarë.
Prishtinë, 22 prill – Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, dekretoi sot Rexhep Bojën në detyrën e të Ngarkuarit me Punë të Republikës së Kosovës në Arabi Saudite, me seli në Riad. Emërimi është bërë pas konsultimeve me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD 010 2009, të datës 26 tetor 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite.



