Musa Lamallari-Reagim: A duhet të mësohet gjuha slave maqedone nëpër shkolla nga klasa e pare?
Nuk është gjuha problem për fëmijët shqiptar, por politka diskriminuese e qeverisë së Maqedonisë dhe heshtja e juaj, i nderuar ambassador!

“Qytetarët e këtij vendi duhet t’a mësojnë maqedonishten, sikurse flasin gjuhet e tjera duke futur ketu edhe gjuhën e nënës, dhe anglishten kur ata munden. E tëra ka të bëjë me komunikimin dhe kjo është e rëndësishme. Pra kur një nxënës rritet këtu në Maqedoni dhe kalon sistemin edukativ shpresoj se ai i ri do flasë maqedonishten dhe ai do participoj më shumë, do ketë më tepër mundësi për prosperimin e tij dhe ardhmërinë e tij dhe të vendit. Ky është argumenti….” – Reeker

Read More

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për t’u imponuar nxënësve shqiptarë mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë fillore nxiti reagime të shumta. Shumica e reagimeve përqendrohet në pasojat dhe nuk sheh shkakun e vërtetë të kësaj problematike.

Read More

Deklaratat e përfaqësuesit të lartë dhe aparatçikut të PDSH-së dhënë në emisionit “Rruga drejt…” në ALSAT M më 11 shkurt të këtij viti dhe përpjekjet për të arsyetuar pjesëmarrjen aktive të PDSH-së në vendimet antishqiptare “të pyllëzimit” të territoreve shqiptare me kisha ortodokse sllavo-maqedonase, nuk janë vetëm deklarata të  z. Iljaz Halimi, por nxjerrin në shesh politikën antishqiptare që zihet në Kuzhinën Dora (Selia Zyrtare) të PDSH-së. Siç thotë një fjalë e urtë popullore shqiptare “Çka ka shpija kallëzon fëmija!”.

Duke dëgjuar deklaratat e z. Iljaz Halimit teleshikuesit e vendbanimeve tjera shqiptare mund të kenë krijuar përshtypjen se PDSH-së nuk i intereson se çka ndodh jashtë Tetovës.

Read More

Dënimi i tre pjesëtarëve të ish UÇK-së, në mesin e të cilëve edhe Kryetarin e Alternativës Kombëtare, z. Harun Aliun me burgim te përjetshëm, paraqet edhe një aksion në vazhdën e aksioneve të dhunës dhe terrorit antishqiptar përmes të cilave Qeveria e Maqedonisë se bashku me gjyqësinë te komanduar nga vet ajo, tenton të ngjallë revoltë të përmasave të mëdha vetëm e vetëm që destabilizimi eventual i vendit t’u faturohet shqiptarëve.

Read More

Kim Mehmeti

Titulli i këtij teksti është plagjiat, i huazuar nga refreni i një kënge të lehtë të një grupi të njohur nga Tirana. Por, përballë titullit që nuk është origjinal, zhurma politike që bëjnë subjektet e shqiptarëve të Maqedonisë, është shumë e veçantë, dallon nga gjitha të tjerat që vijnë nga trojet shqiptare. Nëse jo për hiçgjë tjetër, atëherë shkaku se ke bindjen se kanë të drejtë të gjithë këta që bërtasin dhe diçka sqarojnë nëpër media, ke përshtypjen se këtu kurrë nuk mund të gabojnë ata të cilëve, nëse ua nxjerr emblemën mbrojtës të institucionit apo partisë që përfaqësojnë, vlerë më madhe të tyre kanë kravatat në qafë.

Read More

Fundi i dekadës se shekulit XXI në Maqedoni po shkund elitën pakurrizore, narkomafioze, antishqiptare në Maqedoni. Askush nuk ka punuar më shumë kundër shqiptareve në Maqedoni sesa vet liderët e partive shqiptare në Maqedoni. Të gjithë janë përgjegjës që nuk mundën ta ndajnë politikën nga të tjerat veprimtari në Maqedoni. Realiteti i shqiptarëve në Maqedoni është ndryshe nga ai i shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, ku politika lozë në fushat e veta sado që edhe atje politikanët kanë ende probleme me demokracinë dhe sistemin të cilin përpiqen ta përmirësojnë përmes institucioneve që kanë në disponim në shërbim të qytetarëve të tyre.

Read More