Prishtinë, 21 prill – Adem Salihaj ka dhënë të mërkurën dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të LDD-së. Në një komunikatë-njoftim që personalisht Salihaj ua shpërndau mjeteve të informimit thuhet se “duke marre parasysh se per nje kohe te gjate kemi pasur mospajtim konceptesh me kryetarin e LDD-se,Nexhat Dacin, jap doreheqje nga pozita e nenkryetarit te LDD-se. Unë, me shumë bashkëveprimtarë të tjerë u larguam nga LDK-ja dhe e themeluam LDD-në që t’i ruajme parimet, frymen dhe vizionin rugovist. Këtë e bëmë, sepse konsideruam se këto vlera janë të domosdoshme per zhvillimin e proceseve demokratike dhe kombëtare të Kosoves. Për fatin tonë të keq, menjëherëë pas themelimit te LDD-se,u ballafaquam me një koncept krejt tjetër të kryetarit te LDD-se, Nexhat Daci, koncept ky i cili nuk kishte asgjë të përbashkët me konceptin e filozofise politike, te frymes dhe vizionit te Presidentit Rugova. Pak kohë pas themelimit te LDD-sëe, në kryesinë e LDD-së u proklamua se identitet i LDD-së nuk ishte Presdienti Rugova dhe vizioni i tij, por LDD-ja tash kishte identitetin dhe vizionin e ri, e ai ishte identiteti dhe vizioni Daci. Në kryesinë e LDD-së asnjehërë nuk u lejua që të zhvillohej një debat dhe të merrej një qendrim per mbrojtjen e simboleve te Presidentit Rugova.
Arkivi RTVZIK 2010
Koco Danaj: Bashkimi i shqiptareve ne nje shtet eshte edhe ne interes te Rajonit dhe te vete Europes
(Interviste botuar ne gazeten SOT, date 15 prill 2010)
Politologu Koço Danaj komentoi dje performancën e politikës dhe diplomacisë shqiptare pas anëtarësimit në NATO, procesin integrues, rolin e opozitës, vizitën e Metë në Serbi, të ardhmen e Maqedonisë, domosdoshmërinë e bashkimit te shqiptareve në një shtet etj.
Duke ju referuar çështjes së vizave, Danaj theksoi se BE është një klub i krishterë, që merr vendime fetare dhe kjo sipas tij u vërtetuar vitin e kaluar, kur Shqipëria u penalizua si vend me popullsi përkatësisht myslimane. Danaj shprehu bindje se vendimi për vizat është më shumë politik dhe nuk ka të bëjë aq sa flitet me plotësimin e kritereve teknike. Sipas tij shkaku i mos liberalizimit të vizave është fetar dhe politikanët tanë për interesa të pushtetit nuk kanë pasur asnjëherë guximin t’ua thonë të vërtetën shqiptarëve në sy.
Në grevë gati të hyjnë gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së në Idrizovë
Grevës së të burgosurve të rastit të Sopotit pritet të bashkëngjiten edhe gjithë të burgosurit e tjerë të dënuar shqiptarë në rastet e montuara politike që janë trajtuar që pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001.
Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda burgut të Idrizovës ku po zhvillohet greva disaditëshe e të burgosurve të Sopotit.
Më 10 maj protestë mbarëshqiptare në Shkup
Shkup, 21 prill – Protesta mbarëkombëtare me moton “Për Drejtësi!” e paralajmëruar nga një grup i shoqatave joqeveritare do të mbahet më 10 maj në Shkup,. Kështu njoftuan sot përfaqësuesit e Këshillit të Organizatave Shqiptare (KOSH), Këshill i cili grumbullon rreth 40 shoqata nga të gjitha pjesët e Maqedonisë të banuara me shqiptarë. Përfaqëasuesi i KOSH-it Ibrahim Koça tha se qëllimi i protestës do të jetë ndërprerja e diskriminimit të shqiptarëve dhe lirimi i shqiptarëve të dënuar në procese të montuara politike. “Qëllimi i protestës ëhstë që të kërkohet ndërprerja e menjëhershme e proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimi i personave të dënuar në procese të tilla si në rastet e Sopotiti, Brodecit dhe Rastet e Hagës. Poashtu kërkojmë ndërprerje të menjëhershme të politikave diskriminuese në baza etnike dhe fetare në ekonomi, arsim dhe kulturë, siç bëhet me projektin “Shkupi 2014”, me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, me ndarjen e buxhetit si dhe me përdorimin e simboleve kombëtare”, deklaroi Koça. .
VETËM FASHISTËT DHE KOMUNISTËT BOLSHEVIKË E MOHOJNË RIBASHKIMIN E SHQIPËËRISË ETNIKE NATYRALE!
BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr. Mehdi HYSENI
*** Mos ia fusni vetëvetës “therrën në këmbë të shëndoshë”, sepse “Platforma e Shqipërisë natyrale” e shkruar nga Prof.Dr. Koço Danaj, nuk është sllavizëm, greqizëm, arabizëm, afrikanizëm, por vetëm shqiptarizëm, evropianizëm dhe amerikanizëm, që thërret ndërgjegjën e lartë kombëtare dhe ndërkombëtare për zgjidhjen e drejtë paqësore, demokratike dhe pragmatike të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.
ZGJOHU-Konference mbi rastin e Sopotit
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka nderin t’ju ftojë në konferencë mbi rastin e Sopotit në të cilën Deputetë, Avokati i Popullit, avokat dhe specijalist të së drejtës penale bashkë me gazetarë dhe shoqërinë civile do të diskutojnë rreth rrugës drejt zgjidhjes së çështjes së Sopotit pas miratimin të raportit nga grupi parlamentar i cili dëshmon pafajsinë e 11 të akuzuarve nga fshati Sopot të cilët u dënuan me 156 vjet burg. Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin duke mos përfillur raportin e grupit parlamentar dhe provat e reja që dëshmojnë pafajësinë e Sopotasve të cilët tashmë kanë hyrë në grevë urie.
Presidenti Topi pret Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.
Luigj Shkodrani-LAJME NGA SHQIPËRIA
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni dhe delegacionin që e shoqëron, gjatë vizitës zyrtare dyditore në vendin tonë.
Presidenti Topi, pasi i uroi mirëseardhjen zotit Hyseni dhe delegacionit shoqërues, shprehu kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, të cilat mund të konsiderohen si model i bashkëpunimit konstruktiv dhe moderacionit në rajon, në përputhje me dëshirat dhe aspiratat tona të përbashkëta për t’u integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
Presidenti Topi vlerësoi maturinë e klasës politike dhe udhëheqjes kosovare në kapërcimin e sfidave të ndryshme, konsolidimin e institucioneve të pavarura demokratike si dhe arritjet e deritanishme të diplomacisë së re kosovare sidomos përsa u përket rritjes së numrit të njohjeve ndërkombëtare nga sa më shumë shtete
REALITETI I MAREDHENIEVE SHQIPTARO-MAQEDONE!
-Jemi në dilemën hamletiane të jemi apo mos të jemi.E them këtë duke u bazuar ne faktin aq here të të përmendur se momentalisht ,ashtu siÇ shkojnë punët kemi një situate paradoksale,interesante dhe habitëse .Të mbyllur nga një blokim I fjalës së lire,të fjalës që në të vërtetë shpreh realitetin egzistues në vendin ku jetojmë,realen, sido që jetë negative apo positive kundrejt popullit shqiptar.Unë personalisht me komentet e mija u orvata që në mënyrë sa më xhemtëlmene të paraqes një realitet të zymtë,duke iu kushtuar në atë mënyrë ashtu siÇ e perceptoja situatën momentale këtu ,por gjithë ata opinione (afër gjashtëdhjetë faqe),disi në fund nuk u parapëlqyekan do individëve të cilët nuk deshkan që mendimi I lire I një individi I cili shkruan në mënyrën se si është situata dhe si mund të shkojnë proceset në të ardhmen ,e jo si don publiku,sa për tu kënaqur,duke mshehur të vërtetën,dhe duke e ushqyer atë public me demagogji nga njerëz që hipokrizinë dhe paragjykimin e kanë pjesë të lojës së tyre ,që nuk ka ardhmëri afatgjate dhe është pa perspective.
Kapen grabitsit e bankes,ne Slangerup te Danimarkes.
Fotoja eshte marre nga gazeta “LokalAvis”
Luigj Shkodrani-Sic ben te ditur gazeta „Lokal avis“ e cila del per komunen e Frederikssundit,njofton ,se nje aksion i qelluar i policise,ne bashkepunim me qytetaret,kane arritur qe grabitsit e”Dansk bank“,ne Slangerup te bien ne prangat e policise.Nje qytetar ka pare dy burra me nje makine tip ”Mazda 626” dhe menyra se si jane sjellur ata ,ka qene teper e dyshimte dhe menjehere qytetari ka vene ne dijeni policine,ku ata me te marre sinjalin jane drejtuar per ne vendin ku ka thene qytetari,qe ishte ne nje parking ne Allerød. Policia ka arritur shume shpejt dhe nuk u ka dhene mundesi qe grabitsit te largohen nga aty. Ne makine ishin dy te huaj njeri i moshes 21 vjec dhe nje tjeter 49 vjec.Gjate kontrollit policia ka gjetur ne makine nje sasi te konsiderushme te hodhash ,qe ishin te mbeshtjedha me letrat e bankes.
Telekomanduesi politik i Maqedonisë “multietnike”
Çlirim DACI-Në shtetin “demokratik” të Maqedonisë skena politke aktuale, kohëve të fundit ngjason shumë në shtëpin e shumë banorëve të etnive të ndryshme që asesi nuk mund të merren vesh për programin që duhet ndjekur bashkërisht.
Kur flasim për shtet-funkcionim, në shembullin tonë kjo i përshtatet procesit, në të cilin familja vendos se kush do ta mbajë telekomandën dhe çfarë programi do të shikohet. Pikërisht kjo është e rëndësishme, sepse në shtet të banuar me disa popuj ekzistojnë interesa të ngjashme me ato të familjes sonë. Në kushtet e zakonshme të jetës sonë, jo të gjitha mendimet mund të përputhen mes komunikimit e funksionimit të njerëzve si bashkësi . Në këtë rast është e domosdoshme gjetja e rrugës së përbashkët për funksionim, duke ju shmangur dhunës dhe konfikt-interesave .
