KOMENT POLITIK-Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)

Tkurrja dhe rrudhosja e Kombit Shqiptar janë pasojë e veprimit të “doktrinave” bizantine të “megalidhesë” dhe “naçertanias”, të cilat për më shumë se një shekull kanë shkaktuar tragjeditë më të rënda të Ballkanit, shpesh nën vështrimin e botës së qytetëruar(!). Tradicionalisht jemi ndodhur përballë pretendimeve aneksioniste e shkombëtarizuese të Greqisë dhe Serbisë. Greqia sot është një shtet antar i NATO-s dhe i BE-së. Me fjalë të tjera, ajo ka pranuar evropianizimin, por deri tani ka menduar dhe vepruar ndryshe. Të shpresojmë tek divorci i saj me “mgalidhenë”.

Read More
Shkarkimet, rritet niveli i ujit, banorët frikë nga përmbytjet
 
Shkarkimet, rritet niveli i ujit, banorët frikë nga përmbytjetSHKODER- Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentrale ka shtuar frikën e banorëve të fshatit Daragjat në Shkodër për një përmbytje të tretë të zonës.
Pavarësisht se institucionet përgjegjëse përjashtojnë mundësinë e përmbytjeve , banorët thonë se po vërejnë rritjen e nivelit të ujit i cili po u afrohet dalëngadalë banesave të tyre.

Rreth 100 banesa të fshatit Daragjat rrëzikojnë të përmbyten sërish pa u larguar ende uji i përmbytjeve të mëparshme. Banorët shprehen se kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet përkatëse për të forcuar argjinaturën.

Read More

Demokracia e Re përmes një konference për shtyp sot hodhi kritika të ashpra në adresë të kryebashkiakut të Komunës së Likovës, Sadulla Durakut.

Kryetari i Këshillit Komunal të DR-së, Xhabir Islami tha se udhëheqësi aktual i komunës në fjalë nuk ka realizuar as edhe një projekt për mirëqenien e qytetarëve të kësaj ane.

Read More

Tiranë, 19 prill – Kongresi i Partisë Socialiste ka legjitimuar përfundimisht nismën e paralajmëruar të ekipit drejtues të saj për protesta masive deri në largimin e qeverisë aktuale. Edhe pse në pamje të parë një formalitet prej të cilit nuk pritej ndonjë oponencë ndaj qëndrimeve të deritanishme, Kongresi i djeshëm me vendimet e veta ka përkufizuar edhe më mirë stadin e krizës politike ku ndodhet aktualisht Shqipëria. Në këtë kontekst, fjala e kryetarit të PS-së, Edi Rama, ka pasur një tingëllim të spikatur si për terminologjinë, ashtu edhe për simbolikën historike të përdorur. “Ejani në rrugën e protestës, për ta përshpejtuar fundin e betejës, e cila s’dihet kur dhe s’dihet ku, po dihet me siguri si mbaron: me fitoren e njerëzve që kërkojnë vetëm lirinë për të zgjedhur dhe të drejtën për të jetuar e punuar si të barabartë përpara ligjit e mundësive që ofron demokracia”, tha ndër të tjera kreu i PS-së. Ai ka paralajmëruar se protesta e 30 prillit do të vijojë edhe më 1 maj, jo më vetëm si një lëvizje që synon grumbullimin e një mase njerëzish, por si një betejë kundër pushtetit. “…do ta kthejmë 1 Majin në ditën e një beteje demokratike në rrugë kundër pushtetit të papunësisë e të varfërimit të përditshëm të shqiptarëve…

Read More

Kim MEHMETI

Të gjithë njerëzit e kësaj bote jetojnë njësoj: duke e ndërmendur vdekjen dhe duke u munduar sa më madhërishëm ta kremtojnë jetën e tyre. Këtë mbase më së miri duhet ta dinë njerëzit që i janë përkushtuar religjionit, ata që njerëzimin e shohin si një kope të madhe të cilën duhet drejtuar rrugës së drejtë, e jo asaj që mund të jetë më e lezetshme, por që konsiderohet mëkatare. Këtë pra më së miri do duhej ta dinin prijësit religjioz, të cilët i udhëzojnë njerëzit sa më shpesh të kalojnë pranë varrezave, që të ndërmendin se banesat e të gjallëve janë më të ngrohta dhe të ndryshueshme, por ato të të vdekurve janë më të paprekshme. Me çka ata më lehtë do e kuptojnë se pronarë të tokës janë të gjallët dhe se të vdekurit janë pronë e dheut. Apo më lehtë do e zbërthejnë të vërtetën se vetëm të vdekurit dhe të palindurit, janë me të gjitha të barabartë mes veti dhe se vetëm atyre nuk u mungon as hapësirë as kohë.

Read More

Proud to be Shqiptar! (Facebook) : Napoleon Bonaparti një perandor SHQIPTAR i Francës

Adolf Thieres ishte personalitet i shquar i kohës se tij, historian i dëgjuar francez i cili ka shkruar dhe historinë e revolucionit francez dhe që më vonë u bë President i Francës. Në kujtimet e tij, Adolf Thieres shkruan: Kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napoleon Bonapartit u bë mbret i Napolit më 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirëseardhjen u tha: Edhe familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe.

Read More

Prishtinë, 19 prill – Gjendja stabile e sigurisë në Kosovë i ka shtyrë udhëheqësit më të lartë të NATO-së që ta vazhdojnë tutje procesin e transferimit të kompetencave nga KFOR-i tek Policia e Kosovës.
Që nga fundi i këtij muaji Policisë së Kosovës do ti shtohen kompetencat edhe në sigurimin e pikave kufitare. KFOR-i është bërë gati që më 28 prill t’ia transferojë kompetencat Policisë së Kosovës për komplet brezin kufitar me Shqipërinë. Kjo është bërë me dije të hënën në një konferencë të përbashkët për media të mbajtur nga  komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler dhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Aleancës në Napoli, Admirali Mark Fitzgerald.

Read More

Prishtinë, 19 prill (i përtërirë) – Gjendja në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës ka filluar të normalizohet, njoftojnë zyrtarët. Sipas tyre deri më tani janë
realizuar dy fluturime nga Vjena për në Prishtinë, ndërsa pritet qëgjatë ditës të realizohen edhe 4 fluturime të tjera, një nga Lublana,
një nga Tirana dhe dy nga Prishtina për në Vjenë. Gjatë ditës së sotme nuk pritet depërtimi i ndonjë reje vullkanike në territorin e Kosovës. Një gjë e tillë, sipas zyrtarëve të ANP-së, mund të pritet të ndodhë nesër, nëse erërat fryjnë nga jugu.
Gjatë ditës së djeshme, përveç kompanisë Turkish Airlines, e cila ka mbërritur pas orës 24 në Prishtinë dhe një aeroplani ushtarak, nuk ka pasur fluturime të tjera.

Read More

Bashkimi Demokratik Shqiptar shpreh revoltën e vet për indiferencën e institucioneve ndërkombëtare përballë arrogancës së politikës antishqiptare të institucionalizuar në të gjitha institucionet shtetërore të Maqedonisë.

Marrëveshja e Ohrit, që i dha fund luftës, nuk arriti të ndërtojë paqen. Në vend të implementimit të plotë dhe në afat të paraparë të kësaj Marrëveshje, pushteti politik dhe gjyqësor i Shkupit vazhdoi edhe më me arrogancë aplikimin e diskriminimit racial ndaj shqiptarëve.

Për 9 vite rresht pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, shqiptarët në Maqedoni maltretohen, vriten, burgosen, dënohen në procese të montuara, diskriminohen në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike dhe sociale.

Read More
 SKENDER LIMANI-Republika e Kosovës-Qeveria –Ministria e Administratës  Publike  
Enti i Statistikës së Kosovës
dATË/A: 19 prill 2010
REFERENC-Ë:       
PËR/ZA/TO: Edita Tahiri, Ministre, Ministria e Administratës Publike (MAP)
CC: Hashim Thaçi, KryeministërHasan Preteni, Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit
PËRMES/PREKO/THROUGH:      
NGA/OD/FROM:  Skënder Limani, Shef sektori, përkthyes anglisht-shqip, Enti i Statistikave të Kosovës (ESK)
TEMA/SUBJEKAT/SUBJECT: Informim dhe kërkesë për hetime

 

Read More