DYFISHIMI I SKANDALEVE TË NAZMI BEQIRIT
( Vazhdim i shkrimeve: “Skandalet e Nazmi Beqirit mbi vlerat e UÇK-së”, si dhe përgjigje shkrimit: “Dy fjalë miradije” ( botuar në gazetën -24 Orë” )
Nga: Bejadin Demiri-Kur engjulli rri me djallin, nuk mëson,veç tradhti, dredhi e gjë që s’vlen
Të mirë nga të ligjtë nuk fiton, nuk qep gëzof dot ujku që të shqyen
Nazmi Beqiri, shkrimin e radhës po e filloj me këto vargje duke qenë i bindur se brenda këtyre rreshtave prehen tabiatet, ligësitë dhe karakteri ytë i dyfishtë dhe në të njëjtën kohë do të shërbejnë si përgjigje adekuate e shkrimin “Dy fjalë miradije” botuar ditë më parë në gazetën “24 orë”.
Ashtu si engjulli që u viktimizua nga shoqërimi me djallin, ashtu edhe ju po viktimizoni njerëz që nuk kanë fare haber me shtjellimin e muhabeteve që i kemi hapur ne të dy. Vallë, nuk konsiderohet ligësi fshehja e juaj pas shkrimit me emrin e të të afërmit tuaj i cili mbiemrin e ndryshoi nga Beqiri në atë të baballëkut për arsye shumë qesharake, thjeshtë për shkak veprimeve kundërvajtëse, pra, për vjedhje pulash, që krejt në fund të mos i mbetet llagapi “beqir pula”. Pra, kjo sjellje e juaja konfirmon vlerësimin tim në shkrimin e mëhershëm kur të them se kultivon karakter të dyfishtë dhe sa më shumë që preken tema të reja aq më tepër i dyfishon skandalet tua përmes veprimtarisë së hedhjes së gurit e fshehjes së dorës.
Është për t’u ardhur keq që Fatmir Beqiri tani Saliu, i cili pranon të flijojë identitetin e tij për t’u paraqitur si avokat i Nazmi Beqirit. Për të qenë ironia edhe më e madhe, ju Nazmi Beqiri përmes karikaturës suaj në shkrimin “dy fjalë miradije” thoni se Nazmi Beqirin për herë të parë e keni njohur atë natë kur ushtria ishte lëshuar nga malet e karadakut në fshatin Likovë. Pra, në këtë pikë plotësisht pajtoheni me konstatimin tim kur them se “të deportuarin Nazmi Beqirin për herë të parë e kam njohur në shtëpinë time në Slupçan me ç’rast i kam dhënë edhe detyra konkrete”. Bën vaki që edhe ju veten në ato çaste nuk e keni njohur ndoshta si rezultat i asaj se keni hy në një mision tërësisht të ri për ju.
Tani, meqë kërkoni që të hidhet dritë mbi disa raste të asaj rrëmuje dhe paqartësisve të asaj periudhe që i krijuan soji dhe klani i juaj, Nazmi Beqiri po u ofrojmë disa fakte të pashlyeshme, ndërsa shumë të dhëna tjera do t’i rezervojmë për momente tjera.
A nuk ishit ju Nazmi Beqiri që deri sa zhvillohej konflikti në Tanushë si lugat u paraqitët në atë territor dhe kërkuat që me çdo kusht të rreshtoheshit në mesin e djemëve të lirisë. Përgjegjësit dhe udhëheqësit e ushtarëve një gjë të tillë nuk ta mundësuam sepse një surrat të tillë për herë të parë e ndeshën në këtë horizont. E ke per borxh Nazmi Beqiri që neve dhe djemëve të lirisë t’ua shpjegosh faktin se kush të depërtoi deri në ato male? Cili ishte qëllimi dhe misioni yt? Përse insistonit që me çdo kusht të beheshit pjesë e Organizatës tonë? Porosi e kujt ishte që në mesin e ushtarëve të manifestosh liderizëm? e shumë dilema tjera.
Depërtimin dhe rreshtimin tënd në kuadër të ushtrisë e arrite në Malinë. Mua Komandant Kushtrimin përmes bisedave telefonike nga Vitia ma tregonte brengën se si një person i panjohur u imponuaka që me çdo kusht të rreshtohet në mesin e ushtarëve dhe që deklaron se e njeh Badin, edhe pse deri në ato momente nuk të njihja fare. Puna mbet që identiteti ytë të deshifrohet më vonë në Slupçan pasi të zbresin ekspeditat në rrafsh të karadakut. Inkuadrimi yt në kuadër të organizatës, mes juve Nazmi Beqiri dhe ushtarëve të lirisë sidomos atyre nga kosova rezultoi mosmarrëveshje të cilat për fat të mirë nuk u shëndrruan në konflikt ngase ju filluat të imponeheshit si një faktorë vendimmarrës. Me qëllim që situata mos të marrë kahje negative, Komandant Tigri u desh që prej Slupçanit të ngjitet lartë për në Brezë për ta koordinuar lëshimin e djemëve të lirisë poshtë në fshatrat e rafshit të Likovës.
Atë natë, unë isha në kontakt të vazhdueshëm me Sami Ukshinin, Sokolin, Maliq Ndrecajn, dhe Tigrin, dhe detyra ime bashkë me disa të tjerë ishte që të organizojmë sistemimin e ushtarëve në fshatin Likovë. Ju Nazmi Beqiri shfrytëzuat momentin më të vështirë të asaj nate duke manifestuar mllef për mosmarrëveshjet që i pate me ushtarët dhen përgjegjësit e tyre në malet e Brezës dhe në vend që të merreshit me sistemimin e djemve dhe të ofronit ndihmë në zgjidhjen e shpejtë të çështjes, ju krijuat defetizëm e huti në mes djemëve më të mirë të kombit.
Se cili ka qenë personi i cili qenka paraqitur në pizhama, nuk më takon mua të të përgjigjem, ngase ai vetë mund të të përgjigjet përmes shkrimeve. Por, dylberin e shkrimit “dy fjalë miradije” dua ta njohtoj se edhe Nazmi Beqiri edhe ai i paraqituri me pizhama mbajnë poste të rëndësishme në BDI dhe janë të sistemuar në pozita të larta të Qeverisë së Gruevskit. Unë dhe Komandant Tigri ushtarët e sapoarritur i sistemuam në shtëpinë e Demir Aliut në fshatin Likovë.
Më pastaj, atë pasdite filluam që ushtarët prej Likove t’i bartim për në Slupçan duke i sistemuar në shtëpinë e Hatip Demirit, Jakup Eminit, Selami Hazirit, ndërsa njësitin e Komandant Gurit e vendosëm pranë Shtabit Qendrorë i cili në ato momente vepronte në shtepinë time.
Dhe tani, a nuk ishit ju o Nazmi Beqiri që erdhët në shtëpinë time dhe m’u prezentuat se ju ishit personi i cili përgjegjësve të ushtrisë në malet e Brezës u kishe deklaruar se më njihni mua dhe mu për këtë duhej të të pranonin në mesin e tyre. Dhe tani po ta them përsëri se ky ishte momenti i parë që të njoha dhe të pranuam në familjen e djemëve të zgjedhur të kombit por pa e ditur se bishtin e kishe pasur të shtrirë në anën tjetër të bregut.
Me që nga Shtabi i Përgjithshëm isha i caktuar udhëheqës i luftës për rajonin Likovë – Kumanovë, të dhashë detyrë duke të ngarkuar përgjegjës në formimin e Brigadës 113 “Ismet Jashari”. Në fillim gjithçka ishte mbarë në Vaksincë por edhe në fshatrat tjerë. Por djalli nuk bëhet rehat pa e lëvizur shkopin e tij. Dhe kur ju Nazmi Beqiri ditë më vonë në vaksincë strukturuat disa persona të profilit tuaj ku përmes tyre futët përçarje dhe ndasi në mesin e fshatarëve të Vaksincës, pasojat rezultuan të jenë shumë fatale. Pra, rënia dhe kapitulimi i Vaksincës erdhi si rezultat i këtyre djallëzimeve. Edhe pse u intervenua me përforcime shtesë nga Slupçani nuk mundëm të shpëtojmë fshatin dhe në një situatë të tillë kur fshati ishte i rrethuar dhe sulmohej nga të gjitha anët, humbëm Komandant Tigrin.
Kjo është e vërteta o Nazmim Beqiri, dhe më kotë mundohesh t’i hedhësh hy syve të opinionit të përvujtun e të nëpërkëmbur nga veprimet djallëzore tuat dhe të klanit tuaj.
Nazmi Beqiri, këto pak të dhëna, për shpalosjen e të cilave fajtor jeni ju, nëse dëshironi këto veprime tuajat mund t’i faktojnë dhe t’i argumentojnë shokët që vepronin në malet e Tanushës që nga 07 janari, këto marifetllëqe tuat mund t’i argumentojnë komandant hoxha, Afrim Ramandani, Komandant Qufa dhe shumë të tjerë.
Nazmi Beqiri, posedojmë fakte dhe argument tjera të cilat tani nuk do ti shpalosim për hirë të situatës me të cilën janë të ngarkuar shqiptarët në Maqedoni, e nëse ju edhe më tutje vazhdoni t’i provokoni dhe t’i torturoni bashkëatdhetarët tanë me pozita të vetëshpallura dhe të imagjinuara nga ana juaj, ne do të vazhdojmë ta ndriçojmë të vërtetën dhe enigmatikën e personalitetit tuaj. Për hirë të të vërtetës, jam i gatshëm të ballafaqohem ballë për ballë edhe në mediumet elektronike nëse e kërkon novoja.
Përshëndes familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës.
Me respekt të veçantë nga anëtari i ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇK