E vërteta mbi to të bënë të mendohesh ditë e natë.Ato të jepin kaq moralë sa që sot ato janë futur në psikologjin e çdo shqiptari.Mosë zgjidhja e kësajë të drejte vite të tëra ka farosur shumë probleme në jetën e shqiptarëve.Probleme politike,sociale shoqerore dhe ekonomike.Ajo ka çfaqur edhe probleme morale.Historia po na gjykon .Një popull vital me histori shekullore me traditë në historinë e tijë ka nxjerrur gjithmonë patriot,atdhetarë,figura të shquara në shkencë,histori.

Read More

Shkruan: Fadil SHYTI

Është bërë zakon, kjo sëmurje kronike nga disa kalemxhinj të sojit të ngritjes së 100 flamujve të huaj; apo më saktë të sojit të kameleonëve që kujtojnë se, ”çka fluturon hahet”, të hiqen tani si shpëtimtarët e kombit në fusha të shkencës; të artit e të kulturës, e, madje edhe të politikës “kombëtare”, -pa çka se deri dje as guxonin të ngritnin zërin për të “vërtetën” e tyre. Për më tepër dhe për më keq: të gjitha këto vlera njerëzore dhe kombëtare i bëjnë mishmash, kurdoherë; duke i zier sipas orekseve të qarqeve më reaksionare brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike.

Read More

Prishtinë, 20 Prill – Pretendimet e ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, që deri në vitin 2011 apo më së largu 2012 Kosova të fitojë liberalizimin e vizave, janë të mirëseardhura për zyrtarët evropianë, por koha e parashikuar nga ministri vlerësohet si tejet optimiste, hkruan sot gazeta Koha ditore. Pa marrë parasysh vullnetin politik të BE-së që është i domosdoshëm në këtë proces, Kosova edhe ashtu ka një rrugë të gjatë dhe “një mal” me detyra teknike që duhet t`i përmbushë në mënyrë që qytetarët e saj të mund të udhëtojnë lirshëm nëpër BE.

Kosova, vendi i vlerësuar si më i izoluari në Evropë, ende nuk ka filluar as dialogun për heqjen e vizave, nga i cili BE-ja do t`i vendoste kushtet që duhet plotësuar për liberalizim.

Read More

Shërbimi kombëtar për trafikun ajror tha se ashtu siç qëndrojnë gjërat tash, në Skoci, Angli dhe Uells, ende pritet që hapësira ajrore të hapet më vonë gjatë ditës.

Shkencëtarët që po studiojnë vullkanin në Islandë, thonë se shpërthimi vullkanik ka hyrë në një fazë të re, duke prodhuar më shumë llavë sesa pluhur dhe hi.

Ata thonë se ky vullkan është shumë aktiv dhe mund të shkaktojë shpërthimin e një vullkani tjetër pranë tij.

Këtë paralajmërim e përcolli edhe Presidenti i Islandës, Olafur Grimsson, duke iu referuar vullkanit Katla që rrezikon të shpërthejë.

“

Read More

Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni. Duke vlerësuar arritjet e mëdha të Kosovës, Kryeministri Berisha theksoi se Kosova është shndërruar tashmë dhe po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një faktor thelbësor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Në këtë kontekst, zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë dhe në veçanti, pjesëmarrja e komunitetit serb në këto zgjedhje dëshmuan edhe një herë nivelin e lartë të standardeve demokratike, të arritura në Kosovë.

Ministri Hyseni e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i përcolli përshëndetjet e Presidentit Sejdiu, Kryeministrit Thaçi.

 

Read More

image

 Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka promovuar një broshurë me titull “100 dështimet e BDI-së”. “Janë 100 dështime shumë të mëdha, të vogla ka me mijëra. Simbolika e numri 100 është sepse është program i VMRO-DPMNE-së, ‘Rilindja’ që dmth se është efektiv ndërsa forca politike shqiptare nuk ka qenë efektive që ta pengojë këtë program në esencë mbi 90% antishqiptarë. Në brendësi të kësaj broshure janë disa krahasime, i pari qeverisja e PDSH-së në periudhën 2006-2008 me qeverisjen e BDI-së, 2008-2010. Është program i BDI-së i prezantuar gjatë fushatës në vitin 2008 dhe më pastaj janë të renditura 100 gabime”, tha lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Kreu I PDSH-së, edhe një herë i ka fajësuar liderin e BDI-së Ali Ahmeti për gjendjen aktuale të shqiptarëve në Maqedoni.

Read More

Ju pruftë atyre All-llahu prej tek Ali Ahmeti e deri tek i fundit”, tregon Sheribane Lutfiu, baskëshorte e Samet Lutfiut

 Familjarët e të dënuarve për rastin Sopoti të revoltuar nga neglizhenca e institucioneve për të zbardhur rastin e Sopotit, paralajmërojnë se 5 banorët e dënuar që ndodhen në burgun e Idrizovës, dhe që prej një jave ndodhen në grevë urie, janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sheribane Lutfiu, bashkëshortja e të dënuarit Samet Lutfiut vlerëson se burri i saj nuk është në gjendje as të del edhe në vizitë. “Ai s’mundet më të vjen në vizitë, të del prej te dhoma ku rrin e deri në sallë, shkon kthehesh e nuk e shef, ai nuk është në gjendje me hec, në gjendje me hec janë vetëm qeveritarët tanë, ato po, ato janë në gjendje, sepse jetën jetë e kanë, për ne nuk u intereson edhe pse dalin dëshmi të reja, edhepse për kurgjo nuk u intereson.”, thotë Sheribane Lutfiu, baskëshorte e Samet Lutfiut.

Read More

Deputeti, Nait Hasani ka bërë një kallëzim penal kundër ish punëtorëve të sistemit komunist jugosllav

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i burgosuri poltik, Nait Hasani, bëri të ditur për mediet se ka bërë një kallëzim penal kundër ish punëtorëve të sistemit komunist. Këtë padi e ka dorëzuar në prokurorinë vendore dhe atë të EULEX-it. Bashkëpunëtorët e regjimeve të huaja antishqiptare që akuzon se kanë bërë krime kundër njerëzimit në periudha të ndryshme kohore, që nga viti 1945 e deri në fund të vitet e 90-ta janë Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Rexhai Surroi, Imer Pula, Veli Deva, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Sahit Zatriqi, Mehmet Maliqi, Mehmet Shoshi, Jusuf Karakushi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Remzi Kolgeci, Rrahman Morina, Jusuf Zejnullahu, Hashim Rexhepi, Metë Kuçi, Mehmet Lumi, Hasan Mehmeti, Ibush Kllokoqi, Nazmi Mustafa, Xhemshit Gjuriqi, Hazër Susuri, Nikë Lumezi, Miftar Jasiqi, Hilmi Zhitia, Rexhep Haxhimusa dhe Vesel Latifi. Deputeti, Nait Hasani tha se kjo listë në ditën e ardhshme do të vazhdojë edhe më tutje.

Read More

Nezir Myrta-Unë kam një tjetër lloj apeli, për të gjithë shqiptarët në botë, që edhe janë asimiluar e flasin gjuhë tjetër të vendit ku jetojnë, me atë mençuri që mendojnë se posedojnë, kur ndjehen shqiptarë – ta rimësojnë Shqipen, e mos të ndjehen inferiorë, të largët për nga gjuha e gjaku, as për nga dituria e kultura, sepse ashtu na duhen, i thrret Shqipja – të jemi afër njeri-tjetrit dhe të flasim shqip kur takohemi edhe të veprojmë shqip, sikur një vëllazëri e tërë shqiptare në botë!

Shqipja të mbanë shqiptar!

Read More

Xhevat Bislimi-Historia e botës, duket e madhe dhe është e madhe e lashtë aq sa vet bota e njeriu, kur filloi belbëzimet e para të gjuhës së parë. Por, vërtet, siç mund të spjegohet shkurtimisht, është një kohezion diturie e njohurie i shpërndarë kudo nëpër botën tonë, që ka specifikat e veta interesante të ngjashmërive linguistike, nëpër gjuhët e sotme të botës, veçanerisht, në gjuhët e grupit Kentum Perëndimor – por edhe te grupi Lindor Satem, e që neve nuk na ka ra të lexojmë e gjurmojmë thellë lashtësinë historiografike të botës, për disa arsyera:

Read More