Afrim Krasniqi

– Nga Afrim Krasniqi, GSH, 21.04.2010

Presidenti amerikan Xh. Bush në vizitën e tij në Shqipëri më 2007 i kërkoi publikisht Tiranës zyrtare të jetë më aktive në ndikimet pozitive ndaj institucioneve politike dhe vetë politikanëve vendimmarrës shqiptar në shtetet fqinje. Këshilla e tij e thënë për herë të parë në formë publike, i adresohej kryesisht politikanëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe më tej edhe atyre në Malin e Zi apo në zonën e Preshevës. Cdo delegacion i lartë perëndimor që vjen në Shqipëri përsërit të njëjtin refren: vlerësime për rolin konstruktiv në politikat rajonale dhe kur ka probleme, kërkesën për ndikim në politikat shqipfolëse në rajon.

Read More

Nga Mero Baze, “Faktori Plus”Mero Baze

Ditët e fundit ka dal në libraritë e Tiranës libri i Kolonel Myslim Pasha, i cili përshkruan peripecitë e luftës së tij publike kundër qeverisë së kryeministrit Sali Berisha,  

rreth mënyrës se si qeveria shqiptare tentoi t’i dhuronte në shkëmbim të ndereve politike, rreth 300 kilometra sipërfaqe ujore Greqisë. Koloneli në rezervë, Myslim Pasha, në të vërtetë është shembulli i rrallë se një opinion publik mund të vihet në lëvizje nga një njeri i vetëm, mjafton që ai ti përkushtohet kauzës së tij.

Ai nuk është as paranojak, as drejtues i ndonjë projekti që pret përfitime. Është një specialist i hartografisë, i cili edhe pse është shkolluar në periudhën sovjetike të

Read More
DR do të kundërvihet nëse nuk plotësohen kërkesat për ‘Badinterin’
Shkup, 22 Prill – Demokracia e Re ka tërhequr vërejtjen se nëse pala maqedone nuk do të pranojë kërkesat për përdorimin e Kriterit të Badinterit për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, atéheré ajo do té refuzojé kérkesat e palés maqedonase.

Aktualisht katër parti të vendit, VMRO-DPMNE, LSDM, DR dhe BDI janë duke mbajtur konsultime në nivel ekspertësh për ndryshimet eventuale kushtetuese, me këto dy të fundit të kenë kërkuar përdorimin e Kriterit të Badinterit në punën e Gjykatës Kushtetuese dhe adoptimin e buxhetit tê vendit.

Arjanit Hoxha i tha Zhurnal-it se “Demokracia e Re do te kërkojë me cdo kusht te pranohen kërkesat tona për ndryshime kushtetuese” duke shtuar se “në rast se këto kërkesa nuk pranohen atëherë ne nuk do të përkrahim propozimet e partive maqedonase.”

Paralajmërime të tilla pat bërë më herët edhe BDI-ja.

Read More

Shkup, 22 Prill – Anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI) janë shprehur optimist se Gjykata Supreme e Maqedonisë do të lirojë të burgosurit e rastit ‘Sopot’.

Në një bisedë me televizionin Alsat-M, nënkryetari i kësaj partie ka deklaruar se ai shpreson se kjo gjykatë do t’i ketë parasysh dëshmitë e Komisionit Hetimor.

“…në bazë të punës që është bërë në bazë të angazhimit tonë dhe të tjerëve mendoj se këto fakte, këto argumente do reflektojnë deri te Gjyqi Suprem, i cili është gjyqi më i lartë në Maqedoni dhe definitivisht këto qytetarë do të jenë qytetarë të lirë”, ka thënë në emisionin ‘Rruga drejt’, i cili transmetohet sonte.

Read More

Tri ditë para fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë Merdare, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerëson se kjo autostradë do të ketë efektin e vetë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe për proceset integruese evropiane.

Këto komente kryeministri Thaçi i bëri në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, me ç’rast e ka vlerësuar si shumë transparent procesin e ndërtimit të autostradës që lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, duke krijuar mundësi të daljes në det për Kosovën.

Read More

Partia Demokratike Shqiptare, të enjten në një konferencë për shtyp theksoi se, situata politike dhe sociale në Maqedoni akoma po bëhet më e rendë si pasojë e qeverisjes së gabuar.

Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu hodhi kritika të ashpra, posaqërishtë ndaj partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim.

Read More

Një zjarr i vendosur qëllimisht në ambientet e ish-Ekspozitës rrezikoi punonjësit dhe studiot

Tre muaj pas ngjarjes së 19 janarit, kur ambientet e “Top Channel” u dhunuan, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje tek ish-ekspozita “Shqipëria sot”, ku ndodhen disa nga studiot e “Top Channel”. Persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e pak muajve më parë u kanë vënë zjarrin disa objekteve në ambientet ngjitur me ekspozitën, duke rrezikuar sërish jetën e punonjësve të televizionit, që ndodheshin brenda ambienteve të saj. Flakët janë vënë re nga një inspektor policie i zonës, i cili po patrullonte aty pranë. Nëse flakët nuk do të ishin zbuluar qysh në fillim, atëherë fare mirë ndërtesa do të ishte gjendur brenda pak minutash nën një zjarr të fuqishëm. Zjarri është fikur shpejt nga zjarrfikësit. Për të kryer ekspertimin e vendngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë, si dhe drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Tonin Vocaj.

Read More

Sipas raportit të vlerësimit të Komisionit Europian, me gjithë plotësimin e pjesës më të madhe të kritereve për liberalizimin e vizave, as Shqipëria dhe as Bosnja nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet për të përfituar nga regjimi pa viza. Dokumenti, i cili u është shpërndarë vendeve anëtare pak ditë më parë, e klasifikon Shqipërinë pas Bosnjës, ashtu siç ishte paralajmëruar deri tani. “Top Channel” mundi të sigurojë pjesën kryesore përmbledhëse të këtij dokumenti tepër konfidencial.

“Shqipëria duket se i ka përmbushur masat e bllokut të parë të udhërrëfyesit për vizat”, njësoj edhe Bosnja, vlerësojnë ekspertët për sigurinë e dokumenteve. Por, vendi ynë mbetet pas Bosnjës në bllokun e dytë, që ka të bëjë me emigracionin ilegal dhe riatdhesimin. “Duket se Shqipëria i ka plotësuar në përgjithësi kriteret e përcaktuara. Por, verifikimi i mëtejshëm është i nevojshëm për sa i takon zhvillimit të një strategjie dhe politike për mbështetjen e refugjatëve të riatdhesuar”, thuhet në dokument.

Read More
 Autoritetet njoftuan sot se shumë aeroporte në jug dhe veri të Suedisë si dhe në jugperëndim të Norvegjisë janë mbyllur deri në një urdhër të ri për shkak të rikthimit të reve vullkanike.
Autoriteti i trafikut ajror LFV me anë të një komunikatë  njoftoi se ”Në Suedi, aeroportet në jug të vendit si ai Goteborgut dhe Malmos u mbyllën gjatë natës”.  Disa aeroporte në veri të vendit si ai i Umeaas ose Aare, janë gjithashtu të mbyllur.

Read More

BEQIR SINA, New York

DioGuardi publikon shumën e parave të mbledhura për fushatë në tremujorin e parë (Fushata raporton mbi 974,233 dollarë në dorë, pothuajse 200 persona i kontribuojnë fushatës neë vetëm 15 ditë).

Read More