Nait Hasani: Ftoj qytetarët t’i bashkohen kësaj iniciative.- Zhitija: Është absurde përfshirja e emrit tim në këtë kallëzim

Deputeti Nait Hasani, ka përsëritur kërkesën e tij për dënimet e krimeve të komunizmit, duke shtuar edhe kërkesa të tjera për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe për Universitetin e Prishtinës që të heqin titujt akademik dhe titujt e nderit për ish udhëheqësit komunistë. Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që janë persekutuar nga sistemi komunist që t’i bashkohen iniciativës së tij. Ndërkohë, kanë vazhduar reagimet e të përmendurve në listën e deputetit Hasani.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani u bëri tthirje të gjithë qytetarëve që kanë qenë të persekutuar, të ndjekur dhe të gjykuar në ish sistemin komunist, t’i bashkohen iniciativës së tij që të dënohen krimet e komunizmit.

“Ftoj shoqërinë civile që të veprojë me standarde evropiane, ngase i kuptojmë partitë politike të cilët kanë dalë me njoftime të ndryshme që për hir të votave të tyre të heshtën këto gjëra të krimeve të komunizmit. Kërkoj nga Akademia e Shkencave që të shpërblyerit me tituj akademik t’u hiqen titujt, si Sinan Hasanit, dhe Universiteti i Prishtinës të heq titullin `Honoris Causa’ për Titon”, tha Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, kanë vazhduar reagimet e emrave të përfshirë në kallëzimin penal të deputetit të PDK-së, Nait Hasani. Gjyqtari në sistemin komunist në ish-Jugosllavi, Hilmi Zhitia e cilësoi si absurde përfshirjen e emrit të tij në këtë kallëzim penal.

” Unë për kohën për të cilën ka folur ai, unë kam qenë një gjyqtar i qarkut, unë jam qëlluar në atë kohë aty edhe pse kam konkurruar në shumë vende për të gjetur vend pune. Dikush është dashur të jetë, ka pasur shumë njerëz akademikë tjerë të cilët i kemi pyetur çka ose tjetër, shumica kanë thonë që dikush duhet të jetë aty, në institucionet tona atëherë nuk kemi mundur t’i dorëzojmë, ideali ynë qëllimi ynë i çdo intelektuali pas vitit 1974 ka qenë që ta avancojmë Kushtetutën e vitit 1974 deri në Kosovën Republikë, në federatë ose jashtë saj. Nuk e kam parë kallëzimin penal unë nuk e di për cilin vepër, flitet për krime kundër njerëzimit është kriminologjik është termë i gjerë, unë nuk e di a flet ai për gjenocid se krime lufte nuk ka pasur”, tha Hilmi Zhitia, gjyqtar në ish-Jugosllavi .

Deputeti Nait Hasani, u është kundërpërgjigjur akuzave të disa nga përfshirët në listën e tij , të cilët për deputetin Hasani kanë thënë se ka probleme të natyrës psikike.

“Këto akuza na konfirmojnë përsëri edhe njëherë faktin se ata kanë mbetur në mentalitetin e diktaturës së sistemit komunist. Diktatura komuniste unë mendoj që edhe atëherë edhe sot mundohet përmes përfaqësuesve të kësaj diktature që të na shpallin të sëmurë, sepse edhe atëherë kur nuk kanë mundur të na bëjnë gjë, ose na ekzekutuar, ose na kanë shpallë të sëmurë psikikisht “, tha Nait Hasani,deputet i Kuvendit të Kosovës.

Prokurori, Hilmi Zhitia, megjithatë, shprehet i gatshëm të paraqitet në organet kompetente nëse është e nevojshme.

“Unë jam i gatshëm të përgjigjëm para cilido gjyq,për të gjitha këto unë dua të ceku edh enjë cështje, nuk dua të bëhem patriot, por më të mërzitur ne at ëkohë sesa ata që janë gjykuar.

Me kanë përfol shumë, unë kam një vendim të kuvendit të Serbisë këtu kur më kanë shkaru një prej të parëve në vitin 1990, me kanë cenuar cdo të drejtë të punës. 30:12 fati i jetës të gjen diku në një pozitë, thashë nuk dua të bëhem patriot se kemi pasë shumë koleg që kanë qenë gjyqtar, por secili ikemi bërë përpjekje…”, tha Hilmi Zhitia, gjyqtar në ish-Jugosllavi.

Zhitia habitet që për avokat të Nait Hasanit është angazhuar Bajram Krasniqi.

“Është pak e habitshme pse është angazhuar mu Bajram Krasniqi. Ai është shpallë fajtor për vepër të mashtrimit dhe është i dënuar. A ka tendencë tash këtu, kur përmendemi ne si ish kryetar apo ish kryeprokurorë”, tha Hilmi Zhitia, gjyqtar në ish-Jugosllavi .

Kontaktuam edhe me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, i cili poashtu është përfshirë në këtë kallëzim penal të Nait Hasanit, por ai nuk deshi të prononcohet.

Deputeti Nait Hasani të hënën bëri kallëzim penal ndaj 30 funksionarëve dhe zyrtarëve në sistemin komunist në ish – Jugosllavi , siç thuhet – “për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”.