Një delegacion i komunës së Tetovës i udhëhequr nga kryetari Prof. Dr. Sadi Bexheti ka qëndruar për një vizitë pune në komunën e Strumicës ku janë pritur nga kryetari Zoran Zaev. Në kuadër të kësaj vizite është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi nëpërmjet të cilit janë përcaktuar fushat e bashkëpunimit mes komunës së Tetovës dhe komunës së Strumicës. Theks i veçantë është vendosur mbi bashkëpunimin për zbatim të suksesshëm të partneritetit publik-privat si dhe mbi thithjen e mjeteve nga fondet europiane.
Arkivi RTVZIK 2010
SHVL "Kalaja" përkrah propozim-ligjin e Zymberit dhe Rexhepit për UÇK-në
Shoqata e Veteranëve dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” informon opinionin se përkrah pa rezerva propozim Ligjin e propozuar nga deputeti i DR-së, Abedin Zymberi dhe deputeti i pavarur Daut Rexhepi për përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së 2001, ish-ushtarë të UÇK.
“Ne, si shoqatë e dalë nga lufta e 2001-it, do të përkrahim çdo iniciativë që propozohet nga çdo subjekt politik apo individë të pavarur kur bëhet fjalë për përkujdesje të familjeve të dëshmorëve. Që këta njerëz dhe familjarë të cilët i kanë dhënë gjak luftës së 2001-it të gëzojnë të drejta humane dhe njerëzore. Edhe njëherë shoqata jonë i bënë thirrje partive politike shqiptare që ta mbështes këtë Ligj të propozuar nga deputetët Zymberi dhe Rexhepi”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.
A peshohet pafajësia … !?
Që nga viti 2003, kur kishin ndodhur rasti i Sopotit dhe menjëherë pas ai tek binaret e hekurudhës në afërsi të fshatit Vaksincë dhe në qendër të Kumanovës, opinioni i gjerë shqiptar, duke përfshirë këtu edhe faktorin politik të pozitës dhe opozitës(si atëherë por edhe tash), ishin më se të bindur se behët fjalë për procese të montuara politike, vetëm e vetëm që shqiptarët në vazhdimësi të paraqiten si destabilizues kujdestarë në rajon e më gjerë .Ishte kjo një tentativë si çdo herë më parë, që shqiptarët, kur të duan të tjerët përmes këso lloj spekulimesh, në këtë apo në atë mënyrë,pa pasur asnjëherë frikë se dikush mund t’i zbulojë se nga buron iniciativa apo parapërgatitja e skenarëve të atilla.
Rrëmbimet, përforcohen masat e sigurisë nëpër shkolla
“Po ndodhin punë të ndryshme, po rrëmbejnë fëmijë dhe jemi të detyruar që ti sjellim dhe tani kemi vendim nga shkolla se duhet t’i sjellim. E treguan arsyetimin, pse? Për shkak të dhunës që mund të ushtrohet ndaj fëmijëve, shkruante në një fletë dhe duhej që të nënshkruhem dhe ajo ishte e tëra”, tha një prind.
“Kam ardhur me e sjell fëmijën tim në shkollë, është klasa e katërt, ashtu na e kanë dhënë lajmin me i pru dhe çdo ditë dhe me i marr. Kemi frikë për besë se nuk ka sigurim duhet me i sjell dhe me i marr”, u shpreh një prind tjetër.
Prindër që shoqërojnë fëmijët, i pamë edhe në shkollën ‘Liria’, ndërsa një praktikë e tillë zbatohet edhe në ‘7 Marsi’ njofton drejtori i kësaj shkolle. Prindit nuk janë të obliguar për këtë, nga shkollat dhe këshilli i prindërve, thonë drejtorët e shkollave. Në shkollën ‘Liria’ pas një mbledhje të mbajtur me këshillin e prindërve, nxënësve iu janë dhënë këshilla, të tregohen më të kujdesshëm pas mbarimit të mësimit.
Tre dënime me burg të përjetshëm për vrasjen e policit
Avokati mbrojtës i të dënuarit Agim Islami, tha se vendimi i sotëm i gjykatës është i padrejtë meqë gjatë seancës nuk janë ofruar dëshmi për shqiptimin e dënimeve me burg të përjetshëm.
“Mendoj se është një vendim i padrejtë. Në mungesë të dëshmive të vërteta gjykata penale gjykoi tre persona me dënim të përjetshëm dhe një tjetër për ofrim të ndihmës me 6 vjet burg. Gjatë shpalljes së vendimit ku ishit edhe ju dëshmitarë gjykata nuk dha asnjë sqarim se në bazë të cilës dëshmi i gjykon ata”, deklaroi Joan Joanidis, avokat i Agim Islamit.
Ndërkohë, familjarët e të dënuarve me burg të përjetshëm thonë se janë të befasuar se si mundet gjykata të shqiptojë dënim të përjetshëm pa pasur dëshmi të mjaftueshme.
Policia e Kosovës, pranga personave me municion
Policia e Kosovës njoftoi se gjatë ditës së enjte në fshatin Begracë në afërsi të Kaçanikut, ka arrestuar dy persona të cilët drejtonin një veturë që transportonte një sasi municioni.
Njësitet hetimore të stacionit policor të Kaçanikut me leje të Prokurorisë së Qarkut të Prishtinës, kanë kryer një kontroll në shtëpitë e dy të dyshuarve, shtetas të Kosovës, ku kanë zbuluar një bunker të improvizuar në të cilin gjendej një sasi e konsiderueshme e armatimit. Gjatë realizimit të këtij operacioni policor, janë arrestuar gjithsej 7 persona të dyshuar ku shumica prej tyre janë shtetas të Kosovës, ndërsa njëri është shqiptar me shtetësi serbe.
“Më datën 29 të këtij muaji, një njësi patrulluese e stacioni policor në Kaçanik gjatë një kontrolli rutinor ka ndal një automjet në të cilin ndodheshin dy persona, ku policia ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të municionit për pushkë M48… Njësitet hetimore të stacionit policor të Kaçanikut kanë marr leje nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë me ç’rast është kryer një kontroll shtëpitë e personave të dyshuar dhe janë zbuluar në një bunker të improvizuar edhe sasi të municioneve dhe armatimit”, deklaroi Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Zbulohet edhe një bunker armësh në afërsi të Bllacës
Pjesëtarët e forcave speciale të policisë kanë zbuluar edhe një tjetër bunker me sasi të mëdha armësh dhe municioni në afërsi të Bllacës pranë kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës. Sipas MPB-së gjatë ditës së sotme janë sekuestruar granata, minahedhës ‘Zola’ dhe pushkë snajper, ndërkohë që forcat policore po vazhdojnë të kontrollojnë terrenin. Ndërkohë në kazermën Ilinden në Shkup, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska prezentoi armatimin që u sekuestrua në 4 bunkerë gjatë ditës së djeshme, po në këtë rajon.
“Bëhet fjalë për një aksion të kryer në mënyrë profesionale nga ana e njësive speciale të MPB-së ku u sekuestrua një sasi e madhe armatimi ku ka më shumë armë të vjetra, por edhe armatim me datë më të re prodhimi. Bëhet fjalë për numër të madh granatahedhës, mitraloza kundër avionëve, janë zbuluar dy topa të palëvizshëm, një pushkë snajper, shumë pushkë automatike, mbi 100 bomba dore, mbi 80 kilogram eksploziv, Tritol, eksploziv plastik, 114 granata për granatahedhës, mina anti-tank.
Kuchner: Serbia nuk mund të hyjë në BE me Kosovën si problem
Beograd, 30 prill – Shefi i diplomacisë franceze Bernard Kuchner ka thënë se “nuk ka kushte të veçanta për Serbinë për të hyrë në BE”, por nuk beson se kjo është e mundur me “Kosovën si problem brenda Serbisë”.
Melihate Tërmkolli kaloi sot në AAK
Ky kalim i Melihate Tërmkollit, nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është cilësuar si një ngjarje me rëndësi për politikën në Kosovë, ngase siç ka thënë ai, në AAK kalon një veprimtare e shquar e çështjes kombëtare e lëvizjes për liri dhe pavarësi dhe e punës për ndërtimin e shtetit.
Rrëmbimi i fëmijëve tensionon familjet shqiptare
Rrëmbimi i fëmijëve është bërë një nga temat qendrore nëpër familjet dhe shkollat kryesisht në zonat e Shkupit dhe Kumanovës. Kujdestari nëpër shkolla, përcjellja e nxënësve nga prindërit në shkollë dhe në rrugë është një dukuri që dita ditës po merr përmasa shqetësuese.