Tre dënime me burg të përjetshëm për vrasjen e policit
Agim Islami, Rexhail Qerimi dhe Almir Drpljanin, i cili ndodhet në arrati, janë dënuar me burg të përjetshëm pasi Gjykata Penale i shpalli fajtor për vrasjen e pjesëtarit të njësitit policor ALFA, Afrim Arifi, para dy viteve në afërsi të fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup. Ndërkohë, i akuzuari i katërt Ramadan Shaqiri, është dënuar me 6 vite burg nën akuzën se ka ndihmuar organizimin, e siç thuhet, këtij ‘aktivitetit kriminal’.
Avokati mbrojtës i të dënuarit Agim Islami, tha se vendimi i sotëm i gjykatës është i padrejtë meqë gjatë seancës nuk janë ofruar dëshmi për shqiptimin e dënimeve me burg të përjetshëm.
“Mendoj se është një vendim i padrejtë. Në mungesë të dëshmive të vërteta gjykata penale gjykoi tre persona me dënim të përjetshëm dhe një tjetër për ofrim të ndihmës me 6 vjet burg. Gjatë shpalljes së vendimit ku ishit edhe ju dëshmitarë gjykata nuk dha asnjë sqarim se në bazë të cilës dëshmi i gjykon ata”, deklaroi Joan Joanidis, avokat i Agim Islamit.
Ndërkohë, familjarët e të dënuarve me burg të përjetshëm thonë se janë të befasuar se si mundet gjykata të shqiptojë dënim të përjetshëm pa pasur dëshmi të mjaftueshme.
“Askush nuk na shpjegoi se me çfarë motivi dhe dëshmie po gjykohen këta njerëz? Agimi është njeri i pafajshëm, i cili vetëm 1 muaj erdhi në Maqedoni për vizitë prej Gjermanisë e të bëhet vrasës? Unë deri tani kamë heshtur, sepse jam frikësuar për fatin e Agimit, sepse po e shoh se këtu ka një aparat të fuqishëm represiv prej të cilit ne nuk mund të mbrohemi meqë ai aparat represiv është shteti”, u shpreh Ralica Gençeva, bashkëshortja e Agim Islamit.
“Prej fillimit filluan me montime dhe mbaroi me montim prej policisë e deri te gjykata, montime shumë të thjeshta, montim që mund ta kuptoje edhe një fëmijë 5 vjeçar. Më në fund gjyqi vendosi ta merr një vendim pa asnjë argument edhe t’ju jep njerëzve burgim të përjetshëm. Unë nuk e di që ekziston shtet në botë kështu i padrejtë dhe i palidhje”, theksoi Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhep Qerimit.
Pala mbrojtëse paralajmëroi ankimim e vendimit në gjykatën e Apelit.
Polici Afrim Arifi është vrarë më 26 nëntor të vitit 2008 deri sa ishte në detyrë zyrtare në vendin ku ndodhi sulmi ndaj patrullës policore. Një ditë pas vrasjes së tij, policia kishte bastisur më shumë 200 shtëpi, aksion ky që përfundoi me kapjen e tashmë të dënuarve me burg të përjetshëm.