Adnan Abrashi –Pas një ndërhyrje “sui generis” policore të një misioni “sui generis “ ndërkombëtra të quajtur EULEX , në një ministri të një shteti “sui generis” të quajtur Kosovë, tani e tutje, vërtetë do të ishte qesharake dhe groteske që, përfaqësuesit tanë më të lartë politik të vendit tonë, të dalin më në publikë me ato vlerësime si gjer më tani standarde dhe shabllonistike se, Kosova është shtet i “pavarur” dhe “sovran”!

Read More

Rama: Do shkojmë deri në fund

Kryetari socialist Edi Rama ka deklaruar nga ambientet e grevistëve pranë kryeministrisë se sakrifica e deputetëve dhe qytetarëve të thjeshtë, është një betejë për aspiratat e vendit dhe që do cojë në transparencën e plotë.
“Kush mendon se do degradojë si shumë greva të tjera, e ka shumë gabim. Une i kam takuar me radhë të gjithë grevistët që janë futur në kete kamp të rezistencës paqësore dhe vendosmëria është e plotë, energjia është e mjaftueshme për të thënë me plot gojën se këtu është shkalla më e lartë e përfaqësimit e atyre njerëzve që besojne tek ne”, theksoi Rama.

Read More
image
Mëngjesin e së dielës, janë vendosur dy përmendoret e para në sheshin e Shkupit në të dyja anët e Urës së Gurit.

Përmendoret e dy revolucionarëve maqedonas Goce Dellçev dhe Dame Gruev janë sjellë nën përkujdesjen e madhe të forcave policore, por edhe nën mbikëqyrjen e rreptë të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska.

Në tërë organizimin e kësaj situate nuk janë lajmëruar as edhe mediat, ndërsa xhirimet speciale janë bërë vetëm nga Qeveria, e cila disponon me materialet origjinale. Dy përmendoret me një gjatësi prej 5 metrave janë ngritur në sheshin e Shkupit, ndërsa ato ndiqeshin nga autori i tyre, Zharko Bashevski. Në ceremoninë e vendosjes janë parë kryesisht anëtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së por dhe zyrtarë qeveritar, ndër të cilët edhe ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski.

Read More
image

 Marë nga Alsat-M

Menjëherë pas Komunikatës Nr. 1 të UÇK-së, ka reaguar Partia e Ahmeti. BDI fton qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Gjithashtu kjo parti, thekson se duke u bazuar në Marrëveshjen e arritur në Ohër, dhuna është e papranueshme për realizimin e qëllimeve politike.
“Bashkimi Demokratik për Integrim me vëmendje është duke e ndjekur situatën e krijuar në Republikën e Maqedonisë. Kryetari z. Ali Ahmeti është në koordinim dhe komunikim intensiv me garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës-, Bashkimin Evropian dhe NATO-n si dhe me institucionet shtetërore në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Personat e involvuar në tregti me armë nuk kanë kurrfarë lidhje me BDI-në”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Read More
Marë nga Alsat- M            imageSektori për informim i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare permes Komunikates me numër 1 të firmosur nga Arben Selimi njofton opinionin mbarë shqiptarë në IRJM se me datë 28.04.10. në vendin e quajtur Studenë në Karadakun e Shkupit, ku dhe ndodhej një pikë e furnizimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ushtarët tanë hasën në një pritë nga forcat e armatosura sllavo-maqedonase. Në Komunikatën Nr. 1 të UÇK-së, thuhet se epilogu i këtij aksioni ka qenë “një i vrarë nga pala armike si dhe një i plagosur lehtën nga ushtarët e njësitit për mbështetje logjistike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”. Më tej thuhet se ‘ia bëjmë me dije gjithë opinionit shqiptarë se Ushtria Çlirimtare Kombëtare vazhdon me aktivitetin e saj në hapësirën shqiptare në, siç theksohet IRJM, përfundon Komunikata Nr 1 e UÇK-së. Kjo letër ka ardhur vetëm 4 ditë pas zbulimit të disa bunkerëve nga forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në afërsi të fshatit Bllacë të Shkupit ku u konfiskua një sasi e madhe armatimi. Pas këtij aksioni, edhe policia e Kosovës njoftoi se ka vënë në pranga 7 persona në rrethinën e Kaçanikut, të cilët dyshohen se kanë lidhje me incidentin ndërkufitar të datës 28 prill.

Read More

BAROMTERI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Me gjithë kontraversën dhe trysninë e BE-së ndaj Prishtinës zyrtare, timonierët “pajtanxhinj” të Kosovës, nuk duhet të pranojnë formulën e kompromisit me Beogradin, që në Konferencën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, të marrin pjesë si shtet pa simbole shtetërore të Republikës, ashtu si ia ka montuar politika dhe diplomacia kolonialiste e Beogradit.

Read More

Alisetar Ramadani-Politikanët shqiptarë nuk u mësuan me politikë

U detyrova të shkruaj këtë letër ngase mora shumë reagime lidhur me letrën e hapur drejtuar krerëve të shtetit Shqiptarë, ato ishin edhe përkrahëse por edhe që nuk ju ka pëlqyer! Duke dashur që t u drejtohem lexuesve jo që të arsyetoj vetveten por të argumentoj atë që e thashë në letrën e hapur që ia drejtova Kryeministrit të Shqipërisë zotëri Sali Bersha dhe zv. Kryeministrit zotëri Ilir Meta e cila letër u postua në disa medie elektronike si Zhurnal, Liria Kombëtare, Alsat M Shqipëriapress (Albaniapress)

Read More

Gani Qarri-Edhe pse në shkrime të shumta,paraqiten sjelljet e ish-funksionarve komunist të sistemit jugosllav, nuk duhet harruar fakti se një pjesë e madhe e tyre të kamufluar, që nga paslufta e deri më sot, punojnë në po të njejtat pozita si atëher dhe disa ng ta, bile me funksione të ngritura edhe më lart, që po pate fatin e keq dhe të bie puna për ta, vaj halli, mundohen të t’i nxjerrin edhe sytë.

Read More

Faridin Tafallari -ISH –TITISTËT, KËLYSHËT E TYRE SHQIPFOLËS , SI DHE PJELLA E ISH-TITISTËVE SHQIPFOLES, PO E VAZHDOJNË PUNËN E TYRE EDHE SOT, MË ME PATURPËSI, DITËN PËR DIELL…!!!

…. ÇDO DITË E MË TEPËR, PËR MUA DHE ÇDO ATDHETAR E PATRIOT TË VËRTETË, QË I DJEG PËR KËTË VEND, PO NA MUNDON PYETJA…VALLË A JANË TË VETËDIJSHËM KËTA KRERËT TANË QEVERITARË, NË ATO QË PO BËJNË…ME VEPRIMET E TYRE ANTIKOMBËTARE…??!

Read More

Gjithçka është gati për shënimin e 100-vjetorit të Besëlidhjes dhe të 20-vjetorit të pajtimit të gjaqeve. Kështu, ka bërë të ditur Këshilli Organizativ i këtij manifestimi, i cili mbahet sot me 1 maj nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

“Të shtunën të gjithë në vendin historik “Verrat e Llukës”, i është bërë thirrje publike të gjithë bashkëkombësve nga gjitha trojet shqiptare për të shënuar këta përvjetor, të cilat kishin bashkuar shqiptarët në luftën e tyre të armatosur për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërkohë, edhe të shtetit të pavarur të Kosovës.

“Gjithçka është gati për ditën e madhe”, ka thënë Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, i cili është vënë në ballë edhe të Këshillit Organizativ për shënimin e këtyre dy përvjetorëve të historisë sonë të lavdishme.

Read More