image
Agim BEHLULI

Që nga viti 2003, kur kishin ndodhur rasti i Sopotit dhe menjëherë pas ai tek binaret e hekurudhës në afërsi të fshatit Vaksincë dhe në qendër të Kumanovës, opinioni i gjerë shqiptar, duke përfshirë këtu edhe faktorin politik të pozitës dhe opozitës(si atëherë por edhe tash), ishin më se të bindur se behët fjalë për procese të montuara politike, vetëm e vetëm që shqiptarët në vazhdimësi të paraqiten si destabilizues kujdestarë në rajon e më gjerë .Ishte kjo një tentativë si çdo herë më parë, që shqiptarët, kur të duan të tjerët përmes këso lloj spekulimesh, në këtë apo në atë mënyrë,pa pasur asnjëherë frikë se dikush mund t’i zbulojë se nga buron iniciativa apo parapërgatitja e skenarëve të atilla. Ishte pra koha kur lufta e kishte sjellë Marrëveshjen e Ohrit, e cila ishte në implementim e sipër, koha kur nuk duhej që shqiptarët të lejonin që t’u vishen shpifje e gjëra të pahijshme, e sidomos që dikush të na etiketojë me fjalët fyese e nënçmuese, si: “terroristë”, “banditë”, “armiq të shtetit”,etj.

Kësaj radhe ishim më se të sigurt se shqiptarët jemi vetëdijesuar dhe se nuk do të lejojmë të vazhdohet me tallje, duke na viktimizuar nëpër raste të ndryshme, kostoja e të cilëve do të peshojë me qindra vite burg. Rasti i Sopotit dhe i Kumanovës ishin shembuj ku shihej qartë padrejtësia e paparë ndaj shqiptarëve,përmes së cilëve politikanët shqiptarë patën rastin që me fytyrëbardhësi t’i qëndrojnë përballë, duke kundërshtuar ashpër këto lojëra aq naive që kanë mundur të rrjedhin nga individë, çfarëdo qofshin ata ,të rëndësishëm apo jo të rëndësishëm, të këtij apo atij sektori të shërbimeve të shtetit.

Nuk e di pse shqiptarët gjithnjë patën frikë që të luftonin kundër këtyre padrejtësive që me vite të tëra janë të evidentuara si raste kontestuese të shtetit tonë (por fatkeqësisht për gjyqësinë si çështje të kryera).Nga një heshtje e tillë gati të gjitha padrejtësitë e bëra ndaj shqiptarëve ngelën të struktura diku në harresë. Ndoshta të pakët jemi ata që po vuajmë dënim me burg për pafajësi,por gati 7(shtatë) vite të tëra ajo njollë “terrorizëm” që neve na është veshur,mendoj se të gjithë shqiptarëve na rri e ngarkuar mbi shpinë,ku kësaj radhe ky fat i keq i joni ka dashur që ne të burgosurit e Kumanovës dhe Sopotit të jemi “të zgjedhur”,por mos harroni se në vendin tonë ka mundur kushdo nga ju të ishit viktima(mos dhashtë Zoti kurrë), të nderuar vëllezër nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova apo nga cilido vend tjetër. Pra,në këto raste bëhet fjalë për shqiptarë, e jo

për mixhën Sulë, Sametin apo Agimin si individë. Intervenimi edhe pse duhej të jetë më i shpejtë apo më i hershëm,mendoj se, prap se prap nuk është vonë, meqë bëhet fjalë për vite të kota,që akoma duhet t’i kalojmë brenda burgut. Kurrë nuk është vonë ,sikur

epilogu të ishte i kurorëzuar me sukses,pra në të mirë të të burgosurve të pafajshëm. Ky sukses do të arrihej pa asnjë çik vështirësie,falë vullnetit dhe angazhimit të nevojshëm,meqë bëhet fjalë vetëm që e drejta të mbizotërojë. Ja sa është thjeshtë

sepse të dalit e të drejtës në shesh është e barabartë më pafajësinë absolute. Vetëm me ndërrimin e disa potezave dhe rokadave që mund të përdoren në politikë,kjo status që e kahmotshme do të fillonte të lëvizë në drejtim të sjelljes së një vendimi për lirimin e të gjithë të burgosurve të pafajshëm,jo vetëm të Sopotit,por edhe të Kumanovës,meqenëse për nga vjetërsia i takojnë të njëjtës periudhë kohore dhe të njëjtit grup që përpiluan skenarët e proceseve të përmendura. Dikur më herët,gati çdo politikan i brengosur kurdo që do të komentonte për rastet e lartpërmendura asnjëherë nuk e ndanin njërin rast

nga tjetri duke u shprehur me bindje të thellë se bëhet fjalë për procese të montuara politike,me akuzë ndaj shërbimeve sekrete, të cilët kanë mundur të jenë edhe aktorët e mundshëm të rasteve. Ishte për t’u përshëndetur iniciativa e grupit punues pranë Parlamentit të Maqedonisë për zbardhjen e rastit të Sopotit, iniciativë e cila solli riinternacionalizimin e kësaj çështje,që zgjoi jehonë të gjerë jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë.

A thua ,pse rasti i minimit të hekurudhës dhe bombës në qendër të Kumanovës,kësaj radhe nuk u morën si çështje, që do të zgjidheshin në një pako me rastin e Sopotit? A thua ,cili është dallimi i njërës pafajësi nga pafajësia tjetër?! Mendoj se kur kemi të bëjmë me dy fajësi,ato mund të jenë të ndryshme(më e butë ose më e rëndë),por jam i bindur se njëra pafajësi asnjëherë nuk mund të jetë as më e butë ,as më e rëndë se tjetra .Pafajësia është thjeshtë pafajësi. Për atë ,nuk duheshte të jetë rasti i parë (i Sopotit) më prioritar se tjetri,meqë ai i dyti ngelë në harresë…!Dhashtë Zoti që rasti i Sopotit të zgjidhet shumë shpejt dhe shokët e mi të burgut (sopotasit) të lirohen dhe t’u kthehen familjeve dhe fëmijëve të tyre shëndosh e mirë,se vetëm unë e di se çka do të thotë të qëndrosh i pafajshëm në burg. Por,do të ishte shumë më mirë që së bashku me to,të liroheshin edhe të pafajshmit tjerë,pra po e theksoj… ” …edhe të pafajshmit tjerë”.Mos vallë, kam lënë derë pa trokitur e numër celulari pa lajmëruar për gjendjen dhe hallin tim që kam. A thua, një grevë urie do të më ndihmonte mua…?! (Mendoj se jo…)

( 

Autori është i burgosur në burgun e Idrizovës)