Kreu i opozitës: Zëvendësimi në gjykata? Shpresojmë që Presidenti të mos bëhet palë
Barrikadë njerëzore përballë mbretërisë së pashpallur. Kështu u shpreh dje kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë intervistës së tij në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla. “Ne jemi në protestë, sepse ligji nuk është zbatuar. Kur në bashkëpunuam me palën tjetër, në funksion të disa interesave të mëdha të vendit, për t’i dhënë mundësi një shansi historik që Shqipëria të kryente zgjedhje të lira dhe të ndershme, e bëmë këtë duke realizuar detyrën tonë që ishte hartonim një ligj sa më të mirë”, u shpreh Rama. Një protestë pa kufij kohorë, një organizim i gjithanshëm që do të mbajë Tiranën të ndezur nën thirrjet e pandalshme të qytetarëve të ardhur nga i gjithë vendi. “100000 njerëz nuk do të rrinë aty ditë e natë, gjithsekush është i lutur të rrijë, por aty do të ketë gjithnjë njerëz që do të rrinë”, u shpreh Rama, duke zbuluar një moment teknik të protestës së sotme. Sa i takon zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, Rama tha se shpreson që Presidenti të mos bëhet palë me asnjë në përzgjedhjen e emrave. PS-ja, vijoi ai, garanton pjesëmarrjen në këtë proces, nëse ai nuk do të jetë një farsë. Në të vërtetë interes ngjall prononcimi i tij për sa i përket liberalizimit të vizave, i cili është kthyer ndër të tjera edhe në një element propagandistik akuzues ndaj lëvizjes së opozitës. “Vizat do të hiqen në fund të dhjetorit.







