30-prill-Rama-faqe-WEB.gif)
Mbi 200 000 shqiptarë iu bashkuan sot protestës së madhe të opozitës shqiptare në emër të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Kjo ishte protesta më e madhe e organizuar në Shqipëri në 20 vjetët e tranzicionit. Edi Rama u shpreh se kjo është një protestë për të mos lejuar që Shqipëria të kthehet në një mbretëri të pashpallur dhe se shqiptarët do të rezistojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Më poshtë vijon fjala e kreut të Partisë Socialiste:
Qytetarë dhe qytetare të Shqipërisë, ne jemi këtu edhe për të gjithë ata që nuk janë sot me ne, po që njësoj si ne, duan një Shqipëri të mirëqeverisur nga të zgjedhurit e popullit, jo një atdhe të sunduar nga ata që nuk e lënë popullin të zgjedhë. Sot Shqipëria është në udhëkryqin mes një mbretërie të pashpallur, ku pushteti i një oborri grabit votat, rrëmben pasurinë e përbashkët, shkel liritë e të drejtat e njerëzve duke e kthyer popullin në rob të keqqeverisjes, dhe një republike kushtetuese ku qeveria është e njerëzve, me njerëzit e për njerëzit.




