Situata politike dhe e sigurisë në Maqedoni është mjaft kritike, sepse pushteti mund të inskenojë incident të armatosur në ndonjë rajon shqiptar, për t’i ikur presionit ndërkombëtarë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Paralajmërime të këtilla vijnë nga analistët shqiptarë, të cilët thonë se shqiptarët e pësojnë çdo herë kur pushtetet në Maqedoni duhet të sjellin vendime të rëndësishme.

Read More

Breshëri armësh, fluturime helikopterësh dhe rrëmujë e madhe ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë, me ç`rast është regjistruar përleshje midis njësiteve speciale të MPB-së dhe një grupi të armatosur. Ministria e Brendshme në Shkup ka zbardhur një pjesë të detajeve të incidentit, duke konfirmuar edhe gjetjen e një sasie të konsiderueshme të armëve, ndërsa policia e Kosovës ka heshtur për incidentin

Read More

Përballë një rrezikut të shpërthimit të një lufte me pasoja të mëdha, intelektual të shquar dhe personalitete të artit dhe të kulturës organizuan një debat televiziv ku për orë të tëra u përpoqën të sensibilizojnë aktorët e politikës që të heqin dorë nga lufta. Fjala e aktorit me renome botërore, Alen Delon, bëri bujë! Ai iu drejtua audiencës me këto fjalë: “Realiteti me të cilin ballafaqohemi i ngjason lojës së pokerit me letra të mbyllura. Ne, si spektator, i dimë lojtarët. Ne ua shohim të gjitha letrat. Ne e shohim qartë së në këtë lojë të pokerit politik, në vend të parasë, në lojë vihet jeta e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm. Dhe, me paturpësi, kërkohet nga ne që të heshtim, të mos i zbulojmë letrat e lojtarëve! Ne e kemi për obligim ndaj vetvetes si intelektual të denoncojmë këtë lojë kriminale!”

Read More

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

www.illyricumlibertas.org         illyricumlibertas@live.com

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas – Tetovë, është e shqetësuar thellë nga aktet e fundit të vrasjeve të pasqaruara të disa qytetarëve shqiptarë në Shkup dhe më gjerë.Përtej krizës së përgjithshme që e ka kapluar shoqërinë fyromiane si tërësi, këto vrasje që ndodhin vetëm brenda radhëve të komunitetit shqiptar pasqyrojnë shumë qartë gjendjen e mjerueshme socio-ekonomike ku gjendet sot popullata shqiptare këtu.

Read More

Presidenti i vendit Karolos Papulias, jo pak herë i ka bërë thirrje politikës dhe mbarë opinionit vendas për rrezikun që po i kanoset Greqisë nga racizmi, duke mos prekur asnjëherë masakrat e nazizmit. Masakra e fundit kundra shqiptarit tregon se ky vend tashmë nuk ka problem më vetëm racizmin, por sot duhet të përballojë edhe grupet naziste që kohët e fundit në mënyrë publike po manifestojnë masakrat e tyre më barbare. Masakra e fundit sa do që tentohet e të mbulohet nga vetë autoritetet përkatëse, ajo mban me gërma të mëdha vulën e nazizmit grek…

Read More

29 Prill 2010- Dy sulme me mjete shpërthyese kanë ndodhur natën ndërmjet të mërkurës de të enjtes në veri të Kosovës. Një mjet eksplodues ka shpërthyer në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok rreth orës 01:00 pas mesnate. Një mjet tjetër shpërthyes në fshatin Tvrgjane të Leposaviqit, rreth orës 23:50 ka ngritur në erë antenën transmetuese të kompanisë mobile IPKO.

Read More

Nga Xhevat Bislimi-Shqiptari i mirë, mëmdhetari, luftëtari i lirisë, deputeti, Nait Hasani, “hapi” edhe një çështje të rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët e pushtuar nga Jugoserbia: Çështjen e krimeve të regjimit pushtues komunist dhe përtej tij në Kosovë. Kallëzimi penal dhe publikimi i tij ngjalli reagime të forta “për” e “kundër”. “I lumtë”, “burrë i guximshëm”, “shqiptar i vërtetë”, “deputet i popullit”, etj., thonë qytetarë të zakonshëm, familjarë të të burgosurëve dhe dëshmorëve, miqë e shokë të Naitit. “I sëmur”, “enverist”, “i papërgjegjshëm”, “mosmirënjohës”, etj., thonë dhe shkruajnë disa të akuzuar nga Naiti, si dhe disa pasardhës të tyre!

Read More

Kur Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të 2008-ës, mbështetësit e këtij hapi supozuan se pranimi i statusit final të Kosovës nga ana e Serbisë, nuk është absolutisht i domosdoshëm. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende në Evropë shpresuan në njohjen e shpejtë të Kosovës.

Read More

Stamboll, 29 prill – Turqia ka bërë të ditur se do të ndërtojë një urë të tretë mbi Bosfor për të lehtësuar trafikun në Stamboll, që është dhe qyteti më i madh turk.
Ura, që do të kushtojë rreth 6 miliardë dollarë, do të jetë njëherësh një lidhje e re mes Evropës e Azisë, raporton REL.

Read More

Berlin, 29 prill – Greqisë i duhen midis 100 dhe 120 miliardë euro ndihmë deri në vitin 2012, deklaruan parlamentarët gjermanë pas takimit me presidentët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Read More