Agjencia për investime të huaja vazhdon të jetë e mbyllur për shqiptarët dhe se deri tani nuk është emëruar asnjë kuadër shqiptarë për promovues të kapaciteteve investuese që ofron Maqedonia. Agjencia për investime të Huaja deri tani ka emëruar rreth 20 promovues të biznesit, të cilët përfitojnë shuma të majme parash nga buxheti i shtetit. Ata kanë statusin e diplomatit, rrogë mujore prej 2000 euro, banesë të paguar, beneficione shtetërore.

Read More
image

Lulzim Z. HAMIDI

Pozita,gjegjësisht subjekti politik apo koalicioni udhëheqës në proceset demokratike të veprimit institucional të praktikimit të pushtetit,çdo herë ka qenë,është dhe do të jetë në cak të kritikave të opozitës qofshin ato kritika të sinqerta që publiku ti pranon apo të mos I konsideron si serioze,në varësi se nga kush vine ,kujt I drejtohen dhe cili është qëllimi përfundimtar I tyre. Në arenën reale politike ku ne sot gjendemi dhe veprojmë është normale që opozita të jetë më aktive duke dhënë fakte drejtuar votuesit të ardhshëm ,me qëllim përfundimtar të shpalos negativitetet e asaj udhëheqjeje politike apo atij tabori politik që është në pushtet, e që në të vërtetë është një orvatje e ndryshimit të qëndrimeve ekzistuese në perceptimin e veprimit politik të ushtruesve të pushtetit drejtuar publikut,duke aluduar kalimin e një grupi që deri sot është pro pozitës që nesër eventualisht ,nëse bindet ,të kalojë tek opozita ,që në fakt pas zgjedhjeve do të jetë pozitë,apo ndikim tek një pjesë e madhe e votuesve të pa përcaktuar që me këtë proces që përndryshe quhet persuacion,të ndryshojnë mendimin e tyre dhe prej atyre të papërcaktuarve të kalojnë në votues të përcaktuar.

Read More
image

Semi MEHMETI

Cenzorët e Gruevskit e ndaluan botimin e gazetës “Koha e Re”. Me siguri bëhet fjalë për mendësinë e kohëve të shkuara kur fjalën dhe mendimin e shprehur në gjuhën shqipe, e burgosnin Komitetet Qendrore sa herë që ajo nuk u pëlqente. Kuptohet, ne nuk kemi me çka t’u kundërvihemi institucioneve shtetërore që nuk janë mësuar të dëgjojnë mendimin kritik të thënë në gjuhën shqipe, por mund të themi vetëm atë që na takon: do dështojnë të gjithë ata që mendojnë se mund ta burgosin mendimin e lirë.

Read More

Luigj Shkodrani-Lajme nga Shqipëria
 
 Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të mbështesë fuqishmisht këtë fakultet, me të gjitha investimet e nevojshme, në mënyrë që studentët së bashku me stafin akademik te tij të shndërrohen në prodhues të shkëlqyer soft-esh.
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të godinës së Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.
Pas ceremonisë, Kryeministri vizitoi edhe disa nga laboratorët e këtij fakulteti, ku fillimisht u ndal në laboratorin e Informatikës. Kryeministri Berisha përgëzoi stafin e këtij fakulteti për punën e bërë, por edhe për aftësinë e treguar në kapacitetet investuese.
Duke përgëzuar stafin e këtij fakulteti për punën e bërë, Kryeministri u shpreh se për Shqipërinë nuk ka përparësi më të madhe sesa ICT-ja . “Ajo përbën përparësi absolute dhe në projektin tonë, po t’i kthehemi termave të fizikës, përbën Levën e Arkimedit për të shkëputur vendin nga një trashëgimi e papërshtatshme dhe për ta vendosur atë në stadin më të avancuar të moshës dixhitale.

Read More

  NEBI MËRSELI

Në qershor do të thuhet: “Times up!”. Dhe gjërat mund të përkeqësohet në përmasën e shqetësimeve të shprehura të diplomatëve të pranishëm në Maqedoni. Në qershor nuk do të kryejë punë as referendumi, si alibi i Gruevskit për të blerë edhe

Po afrohet qershori, po skadon afati, mbase, i fundit për Shkupin zyrtar. Gruevski mjaft bleu kohë. Por, koha po harxhohet. Kanë mbetur edhe pak ditë për të dhënë përgjigje rreth kontestit me emrin. E koha tash është kundërshtar i kokëfortësisë së kryeministrit maqedonas. Ambasadori amerikan Reeker dha mesazhe të prera. Njëzet muaj ai vazhdimisht përsëriste se duhet të gjindet zgjidhje për emrin.

Read More
 
Prishtinë, 28 prill – Pas bastisjes së policisë së EULEX-it në Ministrinë e Transportit dhe prona të familjes së kreut të kësaj ministrie, Fatmir Limaj, në ndërtesën e Qeverisë kanë shkuar përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare të pranishëm në Kosovë. Ata ende janë në takim me kryeministrin Hashim Thaçi. Në takim po merr pjesë edhe vetë ministri Limaj. Në ndërtesën e Qeverisë janë parë shefi i EULEX-it Yves de Kermabon, shefi i ICO Piter Feith dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Policia e EULEX-it ka bastisur sot në qendër të Prishtinës banesën në të cilën jeton vëllai i ministrit të Transportit, Florim Limaj. Forca të shumta të njësive speciale të Policisë së EULEX-it për rreth një orë kanë bllokuar kompleksin e banesave tek kinemaja ABC, ku jeton familja Limaj. Pretekst i bastisjes është dyshimi se ministri Limaj është i përfshirë në afera korruptive me rastin e disa aktiviteteve të prokurimit. Janë bastisur edhe tri kompani përfituese të tenderëve të kësaj ministrie. Një ditë më parë për arrestime të niveleve të larta dhe për shkarkime të reja nga institucionet e Kosovës ka paralajmëruar shefi i ICO-së, Pieter Feith, gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan.  
Read More
 
Prishtinë, 28 prill – Policia e EULEX-it e ka bastisur sot Ministrinë e Transportit dhe prona të kreut të kësaj ministrie, Fatmir Limajt. Portali “Koha Net” ka raportuar se pretekst i bastisjes është dyshimi se ministri Limaj është i përfshirë në afera korruptive me rastin e disa aktiviteteve të prokurimit. Po për këtë shkak këto burime kanë thënë se janë bastisur edhe tri kompani përfituese të tenderëve të kësaj ministrie. Pa përmendur rastin konkret, Policia e EULEX-it ka njoftuar se ka bastisur sot disa lokacione, në kuadër të hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë. “Sot në orën 15:55, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur disa lokacione në rrethinë dhe brenda Prishtinës. Kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë (PSRK)”, thuhet në komunikatën e shkurtër të shtypit të lëshuar, disa minuta pas aksionit, nga Zyra e Informacionit e EULEX-it. Zyra e Prokurorit Special në Kosovë është formuar para disa muajsh, me qëllim të luftimit të korrupsionit. Policia e Kosovës nuk ka dhënë kurrfarë informacionesh, me arsyetimin se bastisjet janë kryer nga Policia e EULEX-it. Një ditë më parë për arrestime të niveleve të larta dhe për ndërrime të reja në institucionet e Kosovës ka paralajmëruar shefi i ICO-së, Pieter Feith, gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan. Edhe më herët mediat patën paralajmëruar se Feith i kishte kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi largimin e një ministri, të një dikasteri të rëndësishëm në Qeverinë e Kosovës.  

Read More

Politika arrogante e Qeverisë Maqedonisë ka tensionuar në ekstrem raportet ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni. Si rezultat i tensioneve të këtilla është krijuar një situatë eksplozive ku edhe shkëndija më e vogël mund të ndez zjarrin me pasoja të pa parashikueshme.

Bashkimi Demokratik Shqiptar përshëndet deklaratën e përbashkët të Misioneve të BE-së, të NATO-s, të OSBE-së dhe SHBA-ve në Shkup dhe kërkesën e qarte që ”të gjitha palët të dyfishojnë përkushtimin e tyre ndaj harmonisë ndër-etnike dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të shkaktojë tensione”.

Montimi i proceseve gjyqësore të diktuara nga partitë politike në pushtet, që është denoncuar edhe nga shumë organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, tani është fakt i pakontestueshëm edhe nga të gjitha forcat politike në Maqedoni.

Read More
image
Misionet e BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-ve në Shkup dolën sot me një qëndrim të përbashkët, ku theksojnë besimin se integrimi euro-atlantik, si dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes kornizë të Ohrit mbetet rruga më e mirë drejt përparimit për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe për tërë rajonin. Ambasadorët ndihen të shqetësuar për deklaratat e fundit të liderëve politik dhe individëve të tjerë që flasin për ndarje, konflikt dhe braktisje të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Ata gjithashtu thonë se kanë vënë re dobësim të dialogut politik në përgjithësi.
“Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo lloj dhune apo kërcënim me dhunë, pasi kjo vetëm e dëmton progresin politik dhe ekonomik, dhe që janë në kontradiktë të thellë me vlerat që përfaqësojnë institucionet tona. Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre që të përdorin mekanizmat ekzistuese demokratike, përfshirë edhe Kuvendin, për të avancuar interesat e tyre” thuhet në letër.
Diplomatët e huaj ‘ftojnë të gjithë liderët politik që të verifikojnë përkushtimin e tyre të plotë ndaj Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe ndaj përforcimit të dialogut politik. Gjithashtu, ata inkurajojnë progresin e vazhdueshëm në të gjitha reformat e nevojshme për të arritur objektivat e vendit në planin e politikës së jashtme.
”Kërkojmë nga të gjitha palët të dyfishojnë përkushtimin e tyre ndaj harmonisë ndër-etnike dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të shkaktojë tensione”.

Read More
image

 Myftinia e Shkupit iu përgjigj akuzave të djeshme të kreut të komunës së Çairit se vendosja e gurthemelit për ndërtimin e xhamisë Arasta’ në Çarshinë e Vjetër, nuk është gjë tjetër veçse një skenar i përgatitur nga Sulejman Rexhepi për nxitjen e konflikteve dhe tensioneve brenda shqiptarëve. Nga Myftinia thanë hodhën poshtë këto pretendime  ndërsa akuzuan kreun e Çairit, Izet Mexhiti se me rindërtimin e xhamisë ‘Arasta’ në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ka dashur të përfitoj materialisht dhe të përsëris rastin me  xhaminë Hatunxhik në Shkup. Myftia i Shkupit, Ibrahim Shabani tha se kërkesat e tyre për dhënien e lejës për ndërtimin e xhamisë kanë përfunduar nëpër sirtarët e kryetarit Mexhiti dhe që ata nuk kanë marrë asnjë llojë përgjigje, qoftë pozitive ose negative.
“Xhamitë ndërtohen për Allah dhe jo për atë që thoshte Izet Mexhiti, nga i cili neve nuk presim të na tregojë vaz dhe nasihat, por duhet tu përgjigjet kërkesave të institucionit tonë, e jo të njëjtat të anashkalohen pa arsye dhe në kundërshtim me ligjin. Si duket përmes Arasta xhamisë dikush paska dashur të përfitoj materialisht, por edhe të imponoj lëvizje të ndryshme radikale siç ndodhi me xhaminë e Hatunxhikut në Shkup.”, akuzoi Ibrahim Shabani, Myfti i Myftinisë së Shkupit.
Nga Myftinia e Shkupit kanë akuzuar edhe drejtorin e Qendrës për Konservim, Behixhudin Shehabi. Ky i fundit, thonë nga myftinia është kundër ndërtimit të xhamisë Arasta.

Read More