Shkup, 29 prill – Përleshja me armë zjarri midis policisë dhe personave të uniformuar mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës, gjatë aksionit në fshatin Bllacë, ka informuar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.
Arkivi RTVZIK 2010
Opozita kritikoi Qeverinë për drejtimin e gabuar në të cilin ec vendi
EULEX: Hetimet dhe bastisjet ndërlidhen me tenderët
Prishtinë, 29 prill – Nëpërmjet një komunikate për media sot në mëngjes Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka sqaruar se hetimet dhe bastisjet e ditës së djeshme në Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit dhe në banesat private të personave nga kjo ministri, ndërlidhen me tenderët për ndërtimin e rrugëve në Kosovë, gjatë periudhës 2007 2009 2007 2009.
Dhjetë të arrestuar sipas planit operativ 'Befasia'
Policia e Prizrenit sot rreth orës 05:00 të mëngjesit ka filluar implementimin e planit operativ “Befasia” i cili ka për qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhëresë të gjykatave.
Kapet sasi e madhe e armatimit në Bllacë
Një sasi e madhe e armëve dhe municionit është konfiskuar sot në afërsi të vendkalimit kufitarë të Bllacë.Informacionet e para jozyrtare thonë se bëhet fjalë për dy kamionë me armatim.
Armët dhe municioni kanë qenë të fshehura në një bunker.
Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe një grupi të
armatosur , i cili ka qenë duke ruajtur bunkerin. Sipas të dhënave të para , nuk ka të vrarë dhe të plagosur, ndërsa
njësitet policore të Maqedonisë kanë rrethuar këtë zonë, e cila
ndodhet në kufi me Kosovën.
100 vjetori i pavarësisë, me një ceremoni madhore, siç e meriton një shtet kandidat për në BE
Kryeministri Berisha njofton ngritjen së shpejti të komisionit për përgatitjen e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
Shqipëria shkon në këtë 100 vjetor, siç e parashikuan dhe e projektuan ata që 98 vjet më parë, e shpallën atë, shtet të pavarur, anëtare e NATO-s, kandidate e BE, shqiptarët të lirë pa viza, por edhe një vend me progres të madh në dy infrastrukturat, tokësore dhe atë dixhitale. Kryeministri Berisha njoftoi sot ngritjen e një komisioni, me pjesëmarrje të gjerë e të kryesuar nga Kryeministri, për përgatitjen e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë dhe e PDK-së
Prishtinë. Bastisja e Ministrisë së Transportit dhe e pronave të familjes së ministrit Fatmir Limaj nga ana e policisë së EULEX-it, ka nxitur një numër aktivitetesh në institucionet e Kosovës, në përfaqësitë diplomatike të akredituara në Kosovë dhe në subjektin politik prej nga vjen ministri Limaj, njofton Koha Net.Sado që ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar më të hollësishëm rreth këtyre aktiviteteve, nga burime të ndryshme jozyrtare, merret vesh se pak qaste pas bastisjes ka pasuar një mbledhje ejashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës, ku është parë të shkojë edhe ministri Fatmir Limaj.
Shpat Kasapi mbron të drejtat e këngëve në Gjermani
Herëve të kaluara ju kemi treguar raste të ndryshme të huazimeve, që estrada jonë ka bërë nga shtetet fqinje, kurse këtë herë marim rastin t’ju tregojmë disa huazime që fqinjët kanë bërë nga estrada jonë. Ashtu siç kanë kopjuar, dyfish më shumë kopjonë nga estrada shqiptare. Këtë rradhë kemi vendosur të prezentojmë disa këngë që tek ne janë hite tash e disa vite, ndërsa nëpër shtetet fqinje kohës së fundit kanë filluar të qarkullojnë në tregun muzikorë. Viktimë e këtij huazimi më së shumti ka qenë këngëtari Shpat Kasapi, pasi katër hite të tij, janë pëlqyer dhe janë huazuar nga disa këngëtarë të njohur bullgar.
Kuzhinieri Rene Rexhepi shpjegon shkakun e suksesit
Barishtet dhe lulet e egra duket se tashmë kane dalë në plan të parë dhe kjo ngaqë një restorant, Noma në Kopenhagë, është i specializuar në këtë drejtim duke marrë vendin e parë si restoranti më i mirë në botë.
Ai ia kaloi edhe restorantit spanjoll El Bulli. Midis specialiteteve të Nomas janë eskallopë të tharë apo dhe lule shtogu.
Dhe pas gjithë kësaj është shefi i kuzhinës, Rene Rexhepi i cili e mori çmimin në Londër. BBC bisedoi me të dhe e pyeti për konceptin pas restorantit të tij.
Ministri Limaj: Unë nuk do të jap dorëheqje
“Unë nuk do të jap dorëheqje, do të vazhdojë me detyrat”, tha Limaj. “Unë personalisht nuk kam qenë i hetuar dhe nuk kam qenë i njoftuar
Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj tha se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje. “Unë nuk do të jap dorëheqje, do të vazhdojë me detyrat”, tha Limaj. “Unë personalisht nuk kam qenë i hetuar dhe nuk kam qenë i njoftuar”, tha Limaj.
