Sytë e kokalltë të ndjekjes zgjeten si litarë prej kafenesë së katundit cila kundërmon tymnajë mërzie. Vetmi me njerëz që jetojnë mes klithmash jete dhe jetën e zbërthejnë përmes llafeve me brum meskin. Kolliten thellë aq sa dhe astma e tyre është përplot këlbaza vreri. Ligjërojnë esëll tema shpiunash…
Fjala “mirëmëngjes” ndërpret meditimin e tyre. Një karrike e lirë ofrohet për personin e veshur mirë. Kamarieri fytyrvrejtur ia sjell kafenë me nervozë. Padiktueshëm, nën ritmin e rastësisë së paracaktuar, ai lexon nëpër sytë e tyre testamentin e ndjekjes së tij, fjalët e pabesa, vetëtimat e mendimit drejtuar sedrës
Luftëtarët e lirisë pa liri!
Ballkani pret dimrin më të ftohtë në 1.000 vjetët e fundit
Meteorologët në mbarë Europën paralajmërojnë dimër shumë të ftoftë e disa prej tyre parashikojnë dimrin më të ftohtë në 1.000 vjetët e fundit. Poashtu paralajmërojnë edhe sasi të mëdha të reshurave, që nënkupton se do të kete probleme me dëborën dhe akullin.Rajonin e Ballkanit e prêt dimër i fortë, por jo aq i ftoftë sikur në Europën veriore dhe perëndimore, vlerësojnë meteorologët bullgar, ndërsa meteorologët polak dhe ata rus pas analizave të të dhënave, njoftojnë se pritet dimri më i ftoftë në 1.000 vjetët e fundit. Deri në fund të muajit tetor, do të ketë mjaft të reshura-parashohin meteorologët bullgar dhe pritet sasi e shtuar në masë të konsideruar e dëborës, që do të shkaktojë shumë ciklone të pazakonta në detërat e mesdheut.
Topi: Të liberalizohen vizat edhe për Kosovën
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se përfshirja e Kosovës në liberalizimin e vizave është një çështje e shpejtë kohore, në të kundërtën siç ka thënë ai, kjo do të përbënte një paradoks.
“Unë mendoj që përfshirja e Kosovës në regjimin e liberalizmit të vizave është një çështje e shpejtë kohore, sepse do të përbënte një paradoks të vërtetë që, të gjitha vendet e rajonit, të cilat në politikën e tyre të komunikimit rajonal kanë pikërisht bashkëpunimin, komunikimin që nuk është thjesht mbi bazën e komunikimit politik, por është komunikim fizik, biznesi.
Xhaferi dhe Veliu: ‘Nuk jemi spiunë’
Dosjet e tre funksionarëve të lartë të BDI-së, që u dorëzuan dje në komisionin për lustrim, kanë ngjallur reagime të shumta në partinë e Ahmetit. Dy, prej tre funksionarëve të BDI-së që dje u apostrofuan si bashkëpunëtor të mundshëm të shërbimeve serbe, sot reaguan ashpër duke i vlerësuar dosjet e tillë si shantazh dhe shpifje nga ana e PDSH-së për diskreditimin e personaliteteve të tyre. Ministri që u përmend si bashkëpunëtor me nofkën “Mama” është Musa Xhaferi. Ndërsa deputeti me pseudonimin “Daja” dhe “Drim” është Fazli Veliu.
S’ka regjistrim pa konsensus
Shkup, 14 shator – Partitë politike shqiptare, por edhe ata maqedonase kanë përsëritur nevojën e precizimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit. Përderisa vërejtjet e partive maqedonase janë të natyrës formale, partitë shqiptare kanë vërejtje serioze strukturore rreth Ligjit. Madje, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, që njëherësh mbështeti Ligjin, tani ka publikuar vërejtjet. Bëhet fjalë rreth definimit të nocioneve që përdoren në propozim-ligjin e regjistrimit si dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që përmes amendamenteve, më ligj të kërkojë me vëzhgimin nga EUROSTATI.
Strelac, Mama dhe Ujka
Shkup, 15 tetor – Lustrimit i shtohen momente të reja. Tre dosje, të cilët supozohet se u takojnë zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, të martën profesor Shpend Lushi i ka dorëzuar në Komisionin e Lustrimit. Lushi ka zbuluar se materialet, pas të cilëve fshihen tre zyrtarë të partisë së Ahmetit, njëri nga Dibra dhe dy nga Kërçova, i ka gjetur të martën
Profesor Lushi, ka zbuluar se dosjet që sot i ka dorëzuar deri tek Komisioni, i ka gjetur të martën mbrëma para derës së shtëpisë së tij.
DEPUTETI
Njëri nga çelësat e rëndësishëm për funksionim të demokracisë, posaçërisht asaj parlamentare është “madhësia e tij”, deputeti. Deputeti është i zgjedhuri i popullit që vë në funksionim Parlamentin, prodhon ligje, harton vendime, zgjedh organe ekzekutive, emëron gjykatës dhe shumë procese tjera që vë në funksion demokracinë, lirinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
Tarifat e larta, haxhinjtë i “hakmerren” BFI-së
Shkup, 13 tetor – Numri i besimtarëve që do të udhëtojnë këtë vit drejt destinacionit të shenjtë – Mekës, ka pësuar ulje drastike. Çmime të larta dhe më pak besimtarë. Kjo është fatura që do të “paguajnë” shumë operatorë turistikë, të cilët edhe pse ofrojnë ulje çmimi, prapëseprapë numri i haxhinjve ka shënuar një rënie të ndjeshme, krahasuar vite më parë.
Në Bashkësinë Islame të Maqedonisë nuk janë në dijeni të këtyre informacioneve. Bilanci, sipas tyre, mund të bëhet vetëm pasi të përfundojnë këto procedura. Pas ankesave të mbërritura në redaksinë e “KOHA” lidhur me kushtet e këqija në hotelet ku strehohen haxhinjtë, edhe disa agjenci turistike kanë alarmuar lidhur me uljen e numrit të klientëve.
Ish shefi i UDB-së nuk gënjen
Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës ne vitin 1996 solli Rezolutën nr. 1096 me të cilën nga ish shtetet e bllokut komunist kërkohej që të distancohen nga trashëgimia e sistemit totalitar komunist. Dy vjet më vonë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës solli rezolutë nr. 1481 me të cilin kërkohej që ish shtetet komuniste të distancohen nga krimet e komunizmit.
Si rezultat i këtyre rekomandimeve Parlamenti i Maqedonisë, në vitin 2006 në një seancë parlamentare u kërkoi falje viktimave të komunizmit. Shoqata e të Burgosurve Politikë Shqiptarë dhe Parlamenti i Maqedonisë ishin organizatorë dhe realizatorë të një konference ndërkombëtare ku temë ishte dënimi i krimeve të komunizmit. Kjo Konferencë u mbajt në Strugë në muajin maj të vitit 2007. Në këtë Konferencë kontributin e vetë e dhanë ish të përndjekur nga

