Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja”,me seli në Tetovë, reagon ashpër ndaj deklaratës së dhënë në mediume se Beqir Sinani, është vetëshpallur pas luftës anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
“Po ju pyes publikisht juve, si nuk ju vjen turp, të vazhdoni akoma me trillime të fëlliqura dhe me genjështra si çdo herë, që keni bërë deri tash? Atëherë po ju pyesim. Kush ishin anëtarët e vërtetë të Shtabit të Përgjithshëm? Mos vallë Abdilaqim Ademi! Ndoshta Beqir Sinani duhet t`ia bartë çantën Ali Ahmetit për t`u shpallur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sikur bënte dikur ky Abdilaqimi”, thuhet në reagimin e Kalasë.
Në reagimin e kësaj organizate më tej thuhet se Beqir Sinani, ishte ndër shtyllat kryesore të luftës bashkë me vëllaun e vet Ridvanin që pas luftës e vrau dora e zezë.



