S’ka regjistrim pa konsensus
Ibadete AJRULLAU
Shkup, 14 shator – Partitë politike shqiptare, por edhe ata maqedonase kanë përsëritur nevojën e precizimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit. Përderisa vërejtjet e partive maqedonase janë të natyrës formale, partitë shqiptare kanë vërejtje serioze strukturore rreth Ligjit. Madje, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, që njëherësh mbështeti Ligjin, tani ka publikuar vërejtjet. Bëhet fjalë rreth definimit të nocioneve që përdoren në propozim-ligjin e regjistrimit si dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që përmes amendamenteve, më ligj të kërkojë me vëzhgimin nga EUROSTATI. Ndërkaq, partitë shqiptare të opozitës – Partia Demokratike Shqiptare dhe Demokracia e Re, kanë paralajmëruar se nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, nuk e përjashtojnë mundësinë e protestave. Dy partive në opozitë i është bashkangjitur edhe Rufi Osmani. PDSH ka parashtruar dhjetë kërkesa, përmes të cilave kërkon garanci, përfaqësim proporcional në proces dhe vëzhgim të rreptë ndërkombëtar si dhe shtyrjen e datës së mbajtjes së tij. Edhe Demokracia e Re gjithashtu kërkon anulimin e afatit dhe mbajtjen e regjistrimit në korrik, në të kundërtën do të dalë në protesta. Zhvillimet e fundit rreth ligjit për regjistrimin e popullsisë i ka komentuar edhe Rufi Osmani, i cili nuk ka hezituar ti japë mbështetje propozimit të Demokracisë së Re që afati i regjistrimit të popullsisë të dislokohet gjatë muajt korrik. “Jam shprehur se parakushtet dhe korniza ligjore nuk janë të drejta dhe nuk janë faktikisht të pranueshme në veçanti për jo maqedonasit. Mendoj se propozimi i Demokracisë së Re që erdhi kohëve të fundit është shumë i qëlluar, që afati i regjistrimit të barten nga prilli në korrik, atëherë kur mërgata jonë do të jetë në vendlindje”, theksoi Osmani. Analistët politik i konsiderojnë si vërejtje që qëndrojnë në këtë proces delikat për Maqedoninë. Megjithatë, Ismet Ramadani, thotë se sipas gjitha gjasave, këto vërejtje nuk do të pranohen edhe pas intervenimit në ligj me amendamente, sepse siç shprehet ai, këtë e vështirëson edhe më shumë fakti se BDI-ja, e ka dhënë përlqimin për ligjin në fjalë. “Vërejtjet e kësaj partie në pushtet janë vetëm formale, ngase ata nuk janë marrë vesh me VMRO-në se të njëjtat do të plotësohen”, thotë Ramadani, sipas të cilit, mos-uniteti i subjekteve shqiptare do të reflektohet negativisht në gjithë procedurën e mbajtjes së regjistrimit dhe rezultateve përfundimtare. “Po të ishin vërejtjet e partive shqiptare të unifikuara, ato do të plotësoheshin dhe nuk do të merrej guximi që të mbahej regjistrimi me këtë ligj, sepse çështja e regjistrimit do të politizohet maksimalisht, rezultatet nuk do të pranohen nga subjektet politike shqiptare, dhe kjo nuk do ishte mirë për shtetin. Mendoj se numrat eventual të përqindjes se shqiptarëve në Maqedoni edhe më tutje do të jenë diskutabile dhe temë për politizim të përqindjes së shqiptarëve në shtet që do të reflektonte edhe probleme të tjera”, deklaron Ramandani. Ligji i formuluar ashtu siç prezantohet tani, mund të ketë tendencë të zvogëlimit të përqindjes së shqiptarëve në shtet, prandaj subjektet tona urgjentisht duhet të ndërhyjnë të mos realizohen tendencat eventuale të këtilla, thotë analisti tjetër, Hysen Ramadani. Ai në gjithë këtë proces sheh qëllimet e “të tjerëve” për të defaktorizuar numrin e shqiptarëve në nivel shtetëror, dhe atë ta përulë në një shifër të papërfillshme të minoritarëve tjerë. “Subjektet shqiptare duhet t’u paraprijnë këtyre tendencave negative duke kërkuar që nëpër gjitha Njësitë e regjistrimit, në hapësirën demografike të shqiptarëve në Maqedoni të ketë regjistrues shqiptarë. E dyta si problem i rëndësishëm është edhe mos-numërimi i shqiptarëve jashtë shtetit, sidomos ata të Evropës, të cilët kanë shkuar para shumë viteve, por për shkaqe të dokumentacionit personal, kanë mbetur pa shtetësi dhe kështu janë fshirë nga regjistri i numërimit, por jo pa qëllim. Kjo shifër mund të jetë afër 250.000 shqiptarë, ata gjithsesi se duhet të regjistrohen, sepse plotësojnë kushtet e ligjit për shtetësi, patjetër edhe ata duhet të përfshihen në këtë regjistrim të popullsisë”, shprehet Ramadani, duke shtuar se nëse këto kushte nuk plotësohet asgjë tjetër, nuk mbetet përveç bojkotimit të regjistrimit