image

Edhe pse Komisioni për verifikimin e fakteve ka mbaruar punën rreth hetimit të ministrave dhe deputetëve, profesori Shpend Lushi nga Tetova ka dorëzuar drejt këtij komisioni dosje të tre funksionarëve të lartë të BDI-së. Në to tre emra, një ministër aktual, një deputet, por edhe një ish deputet. Ministri aktual i regjistruar me nofkën “Mama”, deputeti me nofkën “Daja” dhe “Drim” si dhe ish deputeti me nofkën “Strelac”.
“Bisedohet për tre persona që janë funksionarë, ministra dhe deputetë, janë të partisë shqiptare në pushtet. Dokumentacionin ma kanë lënë në oborr, unë i takoj një familje të persekutuar, jo rastësisht tash e analizoj se kush dhe pse mundet t’i lejë këto”, thotw Shpend Lushi, qytetar.

Read More

Xhemil Zeqiri-Në reagimin e tij më 7 shtator 2010, botuar në faqen rtvzik.com, z. Ibrahim Xhemajli, që në fillim të reagimit paraqitet tendencioz dhe me keqardhje mund të konstatoj edhe disi cinik. Them kështu, sepse vet titulli I reagimit me baza tejet jo realiste e pasqyron këtë përpjekje disfatiste për faktin, që reaguesi në vend se të reagonte duke iu referuar fakteve të paraqitura si kundërshtuese ndaj meje; ai deklarohet, se unë Xhemil Zeqiri i paskam dhënë intervistë shokut tim, Fadil Shyti, kjo sipas “kandarit” dritëshkurtër “të mëhallës”, del kinse, mua nuk më paska intervistuar kurrë askush tjetër përveç shokut tim, – për të cilin s´kam çfarë të shtoj më tepër se njoftimin që: Fadil Shyti, nuk më ka intervistuar mua në cilësinë e shokut të tij, por më ka intervistuar në bazë të meritave që ai ka menduar se i kam;

Read More
Rafi Halili Ikona e Kushtrimit të Lirisë
“Libri është me karakter njohës të një figure kombëtare dhe përmban pamje historike dhe qëllimin e adiministrimit në kuptimin juridik e ushtarak, të së drejtës për veprim, për bërjen e një shteti shqiptar në troje shqiptare që i sundonte perandoria Jugosllave më qëllim të bashkangjitjes me shtetin amë”, tha Kamberi
.

Read More
image

 Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton pas takimit me liderët kosovarë ofroi mbështetjen e SHBA-së, duke pohuar se statusi, integriteti dhe territori i Kosovës janë të paprekshëm.

Pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, sekretarja amerikane e shtetit inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që sa më shpejtë të fillojnë dialogun si dy shtete, në interes të qytetarëve.

Clinton ofroi mbështetjen e administratës Obama, mbështetjen e saj dhe të familjes Clinton për prosperitetin e shtetit kosovarë.

Read More
image
Kim MEHMETI

Populizmi është emërtim i lëvizjes letrare franceze, e cila frymëzohej nga dashuria ndaj  popullit, e që kishte për qellim të shpalosë jetën e popullatës dhe kuptimin e asaj jete. Këtë lëvizje e kanë përfaqësuar krijues me shpirt revolucionar, të gatshëm t’i flijojnë dhuntitë e veta në tempullin ku vlerat personale viktimizohen për të mirën kolektive. Pra, kjo lëvizje është udhëhequr nga gatishmëria e krijuesve që aftësitë krijuese t’i venë në shërbim të shpalosjes së të vërtetave jetësore të popullit të tyre. Por, në politikë, ky emërtim ka kuptim krejt tjetër: ka të bëjë me politikanë që vuajnë të jenë të dashurit e popullit dhe të verbëruar nga kjo vuajtje, ata janë të gatshëm ta flijojnë popullin në emër të famës së tyre politike dhe për të mbetur përjetë në pushtet

Read More
image
 Albin Kurti

Në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’, lideri  Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, akuzon qeverinë e Shkupit se po diskriminon shqiptarët e Maqedonisë. Sipas tij, problem kryesor në vend, nuk është kontesti i emrit me Greqinë, por politika anti-shqiptare që po udhëhiqet nga Gruevski. Në Emisionin ‘Studio e Hapur’, që do të transmetohet sonte në ora 22.00.  Kurti flet edhe për zhvillimet politike në Prishtinë, por edhe për idenë e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Është krijuar përshtypja që problemi kryesor I Maqedonisë është emri, a duhet të quhet Maqedoni, a duet të quhet IJRM, apo duhet të ketë ndonjë emër krejtësisht tjetër. Mirëpo mendoj se problemi kryesor i Maqedonisë, është karakteri i shtetit, i cili është nacional shovinist dhe i cili është një shtet anti-shqiptar.

Read More
image
Vendi lëshohet me qira” ose “dyqani është zhvendosur në tjetër vend “. Njoftimet e tilla, po shihen gjithnjë e më shpesh në vitrinat e dyqaneve në qendër të Shkupit. Ato shihen në qendrën tregtare  “Siti Galeri”, në rrugën “Nikola Vapcarov”, apo edhe në katin e tretë të “Qendrës tregtare të Qytetit” … Për veshjet luksoze, stolitë, pajisje të ndryshme shtëpiake etj, që deri para një viti ishin të ekspozuara në vitrinat e këtyre dyqaneve, tani të kujtojnë vetëm reklamat për zbritje të mëdha. Cila është arsyeja për këtë?
Që të mbahet një dyqan në këtë rrugë në qendër të Shkupit, vetëm për qira mujore duhet të paguhen nga rreth 30 euro për një metër katror, ndërsa për sipërfaqen prej rreth 100 metrash katror shuma arrin rreth 3 mijë euro. Sipas shumicës së tregtarëve të cilët tashmë kanë vendosur të largohen nga kjo hapësirë, këto shuma janë të pa arritshme. Ata thonë se është gjithnjë e më i vogël numri i konsumatorëve të cilët janë të gatshëm të hyjnë në këto dyqane.

Read More

Një pjesë e madhe e dosjeve për bashkëpunëtorët e sigurimit shtetëror në të kaluarën mbahen në arkivat e shërbimit sekret dhe arkivat serbe. Komisioni për Hapjen e Dosjeve në Maqedoni vlerëson se nuk është e mundshme që të tërhiqen dosjet nga Beogradi që kanë të bëjnë me Maqedoninë. “Me institucionet përgjegjëse serbe nuk kemi vendosur asnjë komunikim, për shkak se ato dosje ruhen nga shërbimet e tyre sekrete dhe asnjëherë nuk do të arrijmë t`i marrim. Ndoshta kjo do të ndodhë në kohëra më të mira, sepse tani s`ka gjasa”, deklaroi anëtari i Komisionit për dosjet, Gjorgji Mallkovski.

Komisioni për Hapjen e Dosjeve deri tani nuk ka bërë asnjë kërkesë në adresë të institucioneve të Serbisë për të kërkuar dosjet që kanë të bëjnë me Maqedoninë. Publikimi i dosjeve ka nxitur debate edhe në qarqet politike, pas publikimit të disa dokumenteve nga javorja maqedonase “Fokus”, të cilat bëjnë të ditur se dy bashkëpunëtor të ngushtë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit shtetëror ish-jugosllav.

Read More

Partia Demokratike Shqiptare reagoi lidhur me komunikatën e një dite më parë të BDI lidhur me procesin e lustrimit.

Zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeir tha se, Komisioni për lustrim është shndërruar në një instrument në duart e shumicës aktuale VMRO-BDI ,duke u shfrytëzuar atë për pazare të ulëta në dëm të interesave të shqiptarëve në Maqedoni.
“Në BDI për një moment na humbën “çlirimtarët” e “komandantët”, zonjushat e zonjat, sekretareshat e sekretaret e Fërckovskit që para gazetarëve dhe opinionit demonstronin arrogancën qeveritare.
BDI lëshon komunikatë me numër 000.00 si me qenë në Prizren e Shipkovicë, Cyrih e Beograd”, shtoi Imeri.

Read More

“I apelojmë BDI-së që të reflektojë pozitivisht ndaj kërkesave të DR-së sepse këto kërkesa janë mbipartiake dhe nuk kanë qëllime të politikës ditore, janë kërkesa që burojnë nga vet qytetarët shqiptarë në vend dhe nga diaspora shqiptare, janë kërkesa të cilat garantojnë realitetin e regjistrimit të popullatës”, deklaroi zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha. Ai tha se, subjekti të cilit i takon ai kërkon shtyerjen e tajmingut të regjistrimit.

“Në rast se BDI-ja nuk e kupton esencën e kërkesave tona, atëherë në mënyrë pak më ilustrative do t’ia përshkruajmë vetëm aspektin e nevojës për shtyrje të tajmingut të regjistrimit: në muajin prill, ashtu siç propozon BDI-ja, rreth 30% e shtëpive në rajonin e Strugës janë të mbyllura për shkak se qytetarët shqiptarë përkohësisht punojnë jashtë vendit për të siguruar ekzistencën e familjeve të tyre, rreth 50% e shqiptarëve të rajonit të Pollogut poashtu përkohësisht qëndrojnë jashtë me të njëjtin qëllim, ndërsa po këtë fat e ndajnë edhe rreth 2/3 e popullatës të rajonit të Prespës dhe Manastirit, por edhe të Shkupit dhe Kumanovës”, deklaroi Hoxha.

Read More