image

Shtetasit e Maqedonisë të cilët punojnë dhe jetojnë përkohësisht në botën e jashtme ankohen se gjatë hyrjes në Maqedoni në vendkalimet kufitare nuk lejohen të hyjnë me makinat që i kanë blerë dhe i përdorin në vendet ku pjesën më të madhe të vitit qëndrojnë dhe kanë biznese. Rexhep Miftari nga fshati Gradec i Gostivarit thotë se para një jave, doganierët nuk i lejuan hyrjen në vend sepse makinën e drejtonte me targa kroate të regjistrimit.”Sqarim na dhanë se me veturën nuk mundesh të hysh në Maqedoni, për arsye se vetura është me targa të Kroacisë, nuk është e Maqedonisë, pra duhet të jetë me targa të Maqedonisë. Më thanë që veturën mund ta lë jasht kufirit ndërsa ti mundesh të hysh. Kërkova sqarim për shkaqet, ata më thanë se unë jam shtetas edhe i Kroacisë po edhe Maqedonisë dhe se duhet të kem vetëm një adresë vendbanimi” tha mërgimtari Rexhep Miftari. Përpjekjet e tij mëse një orëshe që të hyjë në Maqedoni me makinën e tij me targa kroate ishin të kota.

Read More

Shpëtim POLLOZHANI

Ligji për hapjen e dosjeve të ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë në Maqedoni ishte ndërtuar si një kullë prej kartoni. Ky ligj u soll sa për ti hedhur pluhur syve të faktorit ndërkombëtar se gjoja Maqedonia po bën hapa drejt demokratizimit të shoqërisë. Mbi një vit u debatua, të sillet ose të mos sillet ky ligj. Kishte obstruksione nga ish funksionarë te sistemit komunist, të cilët ishin në pushtet edhe në të ashtuquajturën “Maqedoni demokratike”. Në këtë “Maqedoni demokratike” ndodhi masakra e Gostivarit, e Bit Pazarit, masakra e familjes Zymberi nga Kumanova…
Vasil Tupurkofski ishe kryetar i Lidhjes Komuniste të Rinisë Socialiste të ish Jugosllavisë komuniste.

Read More
image

Kim MEHMETI

Si i ri, doja të takoja e të njihja një krijues tonin që do ishte i tillë, siç e kisha paramenduar në vitet kur ëndërroja të bëhesha shkrimtar: të rrezatonte urtësinë, se jeta s’është gjë tjetër përpos se orvatje e pandërprerë dhe e palodhshme që iluzionet për atë që do të të ndodhë e ta arrish, t’i mbështesësh mbi atë që të është bërë përmbajtje jetësore dhe mbi të mundshmen që mund ta realizosh.

Read More
image

Gjasat që të pranohet iniciativa e BDI-së për interpretim të ligjit për amnisti në parlament që lidhet direkt me rastet e kthyera nga Haga janë shumë të vogla. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është duke punuar në terren për t’i bindur partitë politike maqedonase se nuk duhet të procesuohen në Maqedoni rastet e kthyera nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ndërkaq VMRO-DPMNE parimisht është kundër kësaj iniciative.
Lideri Ali Ahmeti kishte deklaruar se personalisht është angazhuar që kujtimet nga 2001 të mbyllen tërësisht. “Jam angazhuar personalisht. Kam biseduar me Tito Petkovskin dhe Stojan Andovin që të mbyllen këto procese. Kryesisht ata nuk janë kundër dhe në të ardhmen do të mbyllen këto raste”, tha Ahmeti.

Read More
image
Qytetarët me plotë të drejtë kanë humbur besimin tek politikanët. Premtimet e tyre boshe tanimë nuk zënë vend tek qytetarët. Kjo, sipas profesorit universitar Zekirja Idrizi, vjen si rezultat i asaj se tanimë në vendin tonë kemi një plejadë të rinjsh të shkolluar, të cilët nuk bien pre e premtimeve boshe të politikës ditore, por janë të vetëdijshëm dhe të aftë për të analizuar programet dhe platformat e subjekteve politike. 
“Kemi një plejadë të rinjsh të cilët do të thotë i kemi nëpër universitete.  Dhe ata më nuk janë të verbër të cilët nuk dinë ti lexojnë programet e tyre politike… Në zgjedhjet e ardhshme, dhashë Zoti që rrugaçëria politike do të hiqet nga skena politike, sepse vetë këta studentë i mprehin bërrylat  për t’i hjek ata të cilët nuk dinë të shfaqin gjithë atë çka është interes i popullit por i shikojnë vetëm interes të tyre personale pasi të mare votën e popullit…Merrne cilindo politikanë, maksima e tyre është kjo, po që se donë të pasurohesh merru me politikë. Prandaj çdo politikan i jonë nuk do të kisha thënë millardier, por milioner gati se po”, thotë Zekirja Idrizi, profesor universitar.

Read More

Partia Demokratike Shqiptare, ka reaguar ndaj deklaratave dhe pohimeve të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Abdylaqim Ademit.

“Puna e spiunëve serb të BDI duket se ju djegë shumë dhe këtë më jemi duke e parë krejt, po se do të bëheni edhe gazi dhe turpi i dynjasë kjo më është e tepërt.Çdo ditë na radhiteni para mediumeve dhe bëni si zorra në prush. Sot për pak na e mbushi mendjen Abdylaqim Ademi. Një porosi për këtë Abdylaqim Ademin se kjo nuk është punë e retorikës politike por është shumë punë e madhe dhe e rëndë që ti nuk i kupton dhe nuk dinë,prandaj rri anash”, vlerëson PDSH.

Kjo parti akuzon BDI-në e Ali Ahmetit për për tradhti kombëtare, për dhimbje kombëtare, për krim kombëtar dhe për tragjedi individuale e kolektive.

Read More

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi theksoi se PDSH po fabrikon dosje të UDB-së, duke i hedhur nëpër oborret e qytetarëve.

“Tani më nuk është pyetja se kush i fabrikon këto dhe i hedh në oborret e paqena të qytetarëve të ndershëm, e vetmja pyetje të cilën mund ta parashtrojmë tani publikisht, është se, sa kohë i duhet PDSH-së të përgatisë një dosje pasi që vet tregojnë se,e dinë ditën kur ato do të bijnë nga qielli në oborrin edhe të ndonjë qytetari tjetër “të ndershëm dhe të përgjegjshëm”, apo mundet do të bijnë në oborrin e njëjtë i cili ne fakt nuk ekziston”, theksoi Ademi.

Read More

Mbi 60 për qind e shqiptarëve të Dibrës rrezikojnë të mos regjistrohen, për shkak të pranisë së tyre me punë të përkohshme dhe qëndrim jashtë vendit.

Shqetësimi sot është alarmuar nga ana e Bajram Capa, kryetari i Këshillit komunal të DR-së në Dibër.

“Me Propozim-ligjin aktual për regjistrimin e popullsisë, sipas të dhënave të cilat i ka mbledhur Demokracia e Re, në nivel të Maqedonisë 1/3 e shqiptarëve do të mbesin pa u regjistruar, ndërsa në nivel të qytetit të Dibrës këtë fat do ta pësojnë mbi 60% e popullatës shqiptare. Në Komunën e Zhupës 65.3% e shqiptarëve aktualisht gjenden në mërgim. Sipas të dhënave të Demokracisë së Re 1380 shtëpi shqiptare në Komunën e Dibrës janë të boshatisura, ndërsa mbi 3000 familje shqiptare janë në megrim”, theksoi Bajram Capa.

Read More

Ish-pjestari i shërbimit sekret, Hisen Musliu reagoi sot kundër BDI-së, pasi që emri i tij dje u përmend si një nga ideatorët për dosjet e fundit.

Hisen Musliu, ish –pjestarë i shërbimit sekret që në periudhën e ish-Jugosllavisë dhe deri në vitin 2002 ka sqaruar opinionin lidhur me akuzat e bëra ndaj tij nga ana e përfaqësuesit të lartë të BDI-së, Talat Xhaferi.

“Mua si funkionarë më njeh e tërë Tetova, e tërë shoqëria, e tërë Maqedonia e deri në federatën e atëhershme, por kurrë nuk kam qenë spiun apo bashkëpuntor. I kam kaluar të gjitha instancat duke filluar nga inspektori deri në fund me këshilltar i lartë i ministreshës aktuale Jankullovska, edhe në këtë

Read More
image
Deputeti Talat Xhaferi, në emër të BDI-së akuzoi sot PDSH-në, si fabrikuese dhe bashkëpunëtore të shërbimit sekret, pas dorëzimit të dosjeve pranë Komisionit për Verifikimin e Fakteve, që shënjestrojnë si spiunë 3 zyrtarë të Partisë së Ahmetit. Talat Xhaferri tha se autorë kryesorë të fabrikimeve janë Hisen dhe Rexhep Musliu. Xhaferi tha se ka qenë vetë PDSH ajo që e pati quajtur luftën e UÇK-së tradhti ndërsa dëshmorët tradhtarë.

Read More