Nga Emin AZEMI

Pamjet e dhunshme nga sheshi “Dëshmorët e kombit” në Tiranë, që u përhapën me shpejtësi edhe jashtë Shqipërisë, kanë mjaftuar për të thurrur lloj lloj parashikimesh për mundësinë e reflektimit të këtyre pamjeve në rrethanat e këtushme. Krahasimet janë gjithmonë të dobishme, kur në to gjenden pika referuese, që sqarojnë më mirë situata e momente të ndryshme, në vende e rrethana të ndryshme. Por, ajo çka i bën të gabueshme analizat komparative është lehtësia për të sjellë në vëmendjen e opinionit publik modele të gatshme dhe “të gatuara”, që jo gjithmonë mund të asocojnë në rrethanat e brendshme.

Read More

Një grup intelektualësh bullgar i kanë dorëzuar një peticion UNESCO-s me të cilin kërkojnë që të ndërpritet përvetësimi i gjuhës, historisë dhe kulturës bullgare nga Maqedonia.

Peticioni është mbështetur dhe bashkëorganizuar edhe nga tre intelektualë me origjinë bullgare nga Maqedonia dhe se i është adresuar sekretarit gjeneral të UNESCO-s, Irina Bokova, e cila është bullgare

Read More

Agim Selimi/SHBA

Para disa ditëve,Instituti Ndërkombëtar Republikan , “i besueshmi” instituti amerikan, zhvilloi një anketë me qytetarët e Maqedonisë dhe rezultati i tyre menjëherë si rrufe i vërshoi mjetet e komunikimit atje duke shpallur rezultatet e saj.

Sipas kësaj ankete, rejting më të lartë vazhdojnë të kenë   partitë politike që përbëjnë qeverinë e tashme dhe liderët e tyre politikë. Duke u bazuar në  rezultatet e kësaj ankete po konkludohet se partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski te maqedonët dhe partia BDI e Ali Ahmetit te shqiptarët, sikur zgjedhjet të mbaheshin tash, do të fitonin shumicën e vendeve në Parlament.

Read More

Shumica e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështesin projekt-rezolutën e raportuesit zviceran të KE-së, Dick Marty.

Kjo është kumtuar nga televizioni proqeveritar Sitel, duke u thirur në burime të partisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE.

Read More

Shaqir Islami

Ajo që duhet të na shqetësojë si komb, është se fjalët që shpërthyen nga goja e deputetit dhe ish prokurorit zviceran, rrodhën nga institucionet demokratike evropiane. Jo nga një shoqatë think-tank, apo ndonjë NGO, ato rrodhën nga foltorja e Parlamentit Evropian. Nga Qabeja e demokracisë, e cila është shpresa e madhe e shqiptarëve dhe e shumë popujve të shtypur anekënd botës. Çka ndodh me Evropën ? Dik Marti përmes terrorizimit të tij me fjalën e lirë, e cila është shtylla e demokracisë, sinjalizon se demokracia evropiane është e sëmurë. Ky raport aq sa i shqetësoi shqiptarët, aq më shumë duhet t’i shqetësojë vetë ata. Evropianët duke u marrë me inspektimin e demokracive në zhvillim, kanë krijuar ndjenjën e superioritetit ndaj tyre dhe kjo sikur u jep të drejtën që të ushtrojnë dhunë psikike si ndaj elitave politike ashtu dhe ndaj shoqërive të tyre edhe atë përmes fjalës së lirë. Është humbur masa e vërtetë e fjalës. Demokracia evropiane e keqpërdor fjalën e lirë, bash atë e shndërron në armë luftarake nga më të rrezikshmet. Mos është infektuar apo është intoksikuar rëndë nga ndonjë sëmundje e pashërueshme? Evropa duhet të kontrollohet mirë, për shëndetin e vetë demokratik. Këtë e lajmëron Dik Marti, s’e them unë.

Read More
image

Ismail SINANI

 Nëse një shoqëri mbështet individin, e jo idenë, ajo do të thotë se gjendet shumë pranë diktaturës. Është kështu ngase individi mund edhe të dështojë, kurse ideja mbetet apo të paktën duhet të mbesë gjallë.

 Për ta zbërthyer atë që e kam ndërmend, fillimisht më duhet të jap një shpjegim se ç’është ideja, çfarë nënkupton ajo?!  “Ide është koncept që pasqyron në ndërgjegjen e njeriut një send, një dukuri, një marrëdhënie a një tipar të përgjithshëm të botës materiale, objektive dhe që përbën një shkallë të veçantë në procesin e njohjes së realitetit”. Këtë definicion, lexues i nderuar, nuk e kam shpikur unë, por e kam kopjuar nga fjalori i gjuhës së sotme shqipe.

Read More

Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim në institucionet shtetërore, sidomos në Parlamentin dhe partitë politike. Ky është rezultati i analizës së fondacionit “Metamorfozis”, që u prezantua sot në Tetovë, pas anketimit të 1000 qytetarëve të kësaj komune.“Mosbesim më të madh kanë në parlamentin dhe partitë politike, pastaj presidentin dhe mediat. Në pyetjen se si i konsiderojnë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, shumica kanë deklaruar se janë të mira” tha Elena Ristovska OJQ ‘Vlerat e Përbashkëta

Read More
image

 Sulmi i policisë ndaj tifozëve “Shvercerat” pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit ndërmjet Lirisë dhe MZT Skopjes, ka revoltuar tej mase këtë grup të tifozëve të cilët kërkojnë arsyen, pse ndodhi një gjë e tillë. Në anën tjetër nga sektori i punëve të brendshme të Shkupit, theksojnë se është duke u punuar në zbardhjen e rastit.“ Nga sektori i punëve të brendshme “Shkup” janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për zbardhjen e këtij rasti. Është duke u shqyrtuar video materiali, punohet në identifikimin e personave të cilët kanë qenë iniciues për prishjen e rendit, pas së cilave do të pasojnë edhe fletëkallzime. Nëse ndonjë person mendon se ka pasur tejkalim të autorizimeve nga ana e zyrtarëve të policisë, mund të paraqesë fletëparaqitje deri te kontrolli i brendshëm i MPB” tha Liza Bendevska, zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.“Në fund të ndeshjes u përshëndetëm me basketbollistët tanë…. Duke u përshëndetur ne me ta, disa prej policëve na sulmuan, jo të gjithë mirëpo disa prej tyre. Nuk e dinim arsyen se pse na sulmuan ndërsa pas këtij incidenti na thanë se na sulmuan sepse kemi ofenduar në bazë nacionale. Nuk e di se çfarë ofendimesh kishte në bazë nacionale.

Read More

Nisur nga fakti se gjithçka që ka shkruar njeriu mund edhe të ndryshojë, në disa raste patjetër edhe të ndryshojë, atëherë nuk shoh asnjë pengesë që kushtetuta aktuale e Maqedonisë të përjeton ndryshime rrënjësore.

Shkruan : Alisetar Ramadani

Titullin në fjalë e mora nga inspirimi që më bëri profesor Rufi Osmani kur tha se marrëveshja e Ohrit nuk është Kur-an..

Read More

Aurel Dasareti, 2011-01-11, Arizona Me këtë nuk dua të them se qëllimet nuk mund të gjenden, por vetëm se ato lypsen kërkuar dhe gjetur nga secili individ për veten e në veten e tij. Njerëzit mund të lidhen me një qëllim më të lartë duke hyrë në një organizatë apo duke iu përkushtuar një ideali. Të besosh në shpirt a në forcë magjike është njëlloj si të pranosh se realiteti përqark nesh nuk mund të përvetësohet. Ky qëndrim i shkon për bukuri një shoqërie të pandryshueshme. Meqenëse njerëzit janë të pafuqishëm për të ndryshuar botën ku jetojnë, detyra e tyre është t`i nënshtrohen fatit. Duke ulur kokën e duke pranuar pushtetin e shpirtrave që sundojnë botën e tyre, përulet shqiptari i FYROM-it.

Read More