Aurel Dasareti,  , Arizona

Jemi një komb, të një gjaku, të një fisi e të një fare, kurse dallimet fetare duhet trajtuar vetëm si çështje besimi. Mbi çdo gjë patjetër kombësia të fitojë dhe, duke u nisur nga ky qëllim “gjithsekush çdo besim ta respektojë”. Kjo për arsye se të gjithë fetë kanë një themel të përbashkët ashtu që, për ata që besojnë “zoti është një”.

Read More

Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja ka fajësuar kryeministrin Berisha për situatën politike ku ka hyrë Shqipëria.

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Qosja ka deklaruar se Berisha po bën luftë me institucionet për të realizuar qëllimet e tij personale.

 “Dikush do që ta bëjë Shqipërinë shtet privat. Shqipëria është shtet i privatizuar. Prej kujt? Prej Sali Berishës. Berisha bën betejë të pandërprerë për të privatizuar shtetin shqiptar. Kur është në pushtet bën luftë që njerëzit e tij të kapin pozitat që do ai. Ndërsa kur është në opozitë bën gjëra të palejueshme për të marrë pushtetin”, ka deklaruar Qosja.

Read More

Njësitet speciale policore edhe më tutje janë të pranishme në rrethinën e Kalasë së Shkupit, pas incidentit të dhunshëm që ndodhi midis dy grupeve etnike shqiptare dhe maqedonase në këtë lokacion.

Burime qeveritare pranë agjencisë së lajmeve INA bëjnë të ditur se lidhur me situatën e tensionuar sonte pritet të mbahet një takim urgjent midis kreut të Qeverisë, Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

 Në një njoftim të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) theksohet se gjatë incidentit në Kala, dy pjestarë të policisë janë të lënduar, ndërsa ka të lënduar edhe në mesin e protestuesve.

 “Nga sulmet me gurë janë lënduar dy pjesëtarë të policisë, ndërsa nga Spitali i Qytetit kanë njoftuar se rreth gjashtë persona të moshave prej 13 deri në 24 kanë kërkuar ndihmë për lëndimet që kanë pësuar në incidentin në Kalanë e Shkupit”, theksohet në njoftimin e MPB-së.

Read More

LSDM kërkoi shkarkimin urgjent të kreut të MPB-së si dhe Drejtorit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzman për ngjarjet në Kalanë e Shkupit.

“Së pari kërkojmë menjëherë të shkarkohet ministrja dhe zëvendësministri të Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe Xhevat Buçi, sepse ministrja edhe njëherë tregoi se nuk e kryen punën e saj dhe nuk ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për të ndaluar incidentin e sotëm. Ndërsa zëvendësministri Buçi ishte pjesëmarrës direkt në ngjarjet e rrënimit të kishës si dhe në incidentin e sotëm” theksoi zëdhënësi i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Emilijan Stankoviq, duke dënuar ashpër dhunën dhe incidentet në Kalanë e Shkupit.

Read More

Kryeministri Nikolla Gruevski lidhur me incidentet në Kalanë e Shkupit theksoi sot se dhuna duhet të ndëshkohet dhe dënohet.

“Çdo dhunë, pavarësisht se nga cila ana vjen duhet të dënohet. Të thirren institucionet për të zgjidhur këto çështje që janë të lidhura me dhunën. Apeloj tek të gjithë se nuk guxojnë që këto ngjarje ti shfrytëzojnë për qëllime partiake politike. Ne nuk do të lejojmë që dikush me këso ngjarje të luaj me ndjenjat e qytetarëve dhe ti shfrytëzojë për interesa private”, theksoi kryeministri Gruevski, gjatë një vizite në qytetin e Prilepit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Read More

incident kale1 Incident i rënd në kalanë e Shkupit   FOTO

Atmosfera mes dy grupeve kundërshtare eskaloj.
Disa njerëz u plagosën, ndërsa një person është therur me thikë. Ministria e Punve të Brendshme është në terren.

Sipas zëdhënsit të policisë, Ivo Koteski deri tek incidenti ka arrdhur kur dy grupet jan takuar në kala dhe kanë nisur të gjuajn me gurr, ndërsa pas intervenimit të forcave speciale gjendja është stabilizuar. Sipas tij, për momentin ka disa të arrestuar në lidhje me incidentin.

Read More

Brukseli kërcënohet se do të rikthejë vizat për Serbinë dhe Maqedoninë, në rast se nuk hartojnë strategji konkrete për zvogëlimin e flukseve të azilkërkuesve drejt vendeve të BE-së.

Read More

BDI ka vendosur kundër braktisjes së Qeverisë dhe kundër zgjedhjeve të parakohshme në mbledhjen e zhvilluar mbrëmë të kryesisë së ngushtë.  

Një pjesë e anëtarëve të lartë të kësaj partie kanë kërkuar që të shkohet në zgjedhje për shkak të pozicioneve të dobësuara dhe obstruksioneve nga VMRO-DPMNE brenda Qeverisë, mirëpo kreu më i ngushtë partiak i prirë nga Ali Ahmeti kanë vendosur që të mos mbështet propozimi për zgjedhje të parakohshme, bëjnë të ditur burime partiake për agjencinë e lajmeve INA.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Abdylaqim Ademi para këtij takimi deklaroi se zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të vendit dhe të qytetarëve.

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkoi sot zgjedhje të parakohshme parlamentare, me qëllim të daljes së vendit nga kriza.

“Vlerësoj se varianti më i dhimbshëm, më i qetë dhe më demokratik për të dalur nga kjo krizë është shkruaja e vendit në zgjedhje të parakohshme. Ne jemi të gatshëm, por kërkojmë ndryshime në kodin zgjedhor”, theksoi Menduh Thaçi.

Read More
image

 Trefish më shumë administratë dhe trefish më shumë radhë pritjeje. Shteti qëllimisht krijon tollovinë për të stimuluar korrupsionin. Radhë të pafundme qytetarësh presin në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për të dorëzuar ose marrë dokumentet e identifikimit, radhë të pafundme presin për të marrë një dokument nga kadastra, madje paradoksi më i madh është se duhet të paguash mito për të nxjerrë dokumentet për ndihme sociale.

Analistët vlerësojnë se korrupsioni dhe mitmarrja janë e vetmja gjë “e ligjshme” që lejon Qeveria e Maqedonisë. Sipas tyre, këtu më nuk mund të flitet për korrupsion, por për një katrahurë.

Analisti Kim Mehmeti thotë se Qeveria qëllimisht e bën të ligjshme mitmarrjen dhe korrupsionin. “Nëse diçka funksionon dhe është ‘e ligjshme’ në Maqedoni, ai është korrupsioni dhe mitoja dhe kështu ushqehen, jo vetëm administrate, por edhe mjekët, gjyqtarët.

Read More