Bexhet Musliju–Editorial: do te ishte kenaqesi e imja poqese kete shkrim do ta publikonit ne portalin e juaj. Njekohesisht shfrytzoj rastin qe te gjitheve te ju uroj GEZUAR VITI I RI 2011, duke ju deshiruar ne te ardhmen, se pari shendet, suksese ne pune dhe te gjitha te mirat ne jete.
Për fat të keq gjatë vitit 2010 nuk pati ndonjë ngjarje pozitive për shqiptarët e Maqedonisë, përveç paralajmërimit për ndërtimin e Sheshit Skenderbeu, për të cilin mbetet 2011-ta të tregojë se për sa kohë dhe me çfarë dinamike do të ndërtohet.
Po kalojnë çastet e fundit të vitit 2010 dhe si të gjitha fundvitet tjera edhe këtë fundvit po mundohemi të sublimojmë atë se çka ka ndodhur gjatë vitit 2010, si në aspektin pozitiv poashtu edhe në atë negativ. Dhe ndoshta si asnjë vit më parë, në Maqedoni e kemi mjaft vështirë të bëjmë “bilancin vjetor” të ngjarjeve pozitive dhe negative të cilat shënuan vitin. Te ngjarjet pozitive e kemi vështirë sepse kishte as pak momente pozitive për shqiptarët e Maqedonisë gjatë këtij viti, sa që tentimi për numërimin e tyre mëtepër i ngjanë një hulumtimi gazetaresk, se sa një retrospektive të fundvitit.
Bardhyl Mahmuti/Arrestimi i Velija Ramkovskit, pronarit të AI si pretekst!



