– “Gruevski nuk pranon të jetojë me shqiptarë të barabartë me atë. Gruevski kërkon ndarjen e Maqedonisë, ndarjen nga shqiptarët, por ai kërkon të fitojë territore. Ndërsa Ali Ahmeti kërkon të ruajë Maqedoninë. Paradoks i madh, absurd i madh, por i përkohshëm. Shqiptarët në Maqedoni do të gjejnë shumë shpejt udhëheqësin e tyre që do t’i çojë drejt Shqipërisë natyrale”, shprehet Danaj.
Me investimet e bëra vetëm në njërën anë të Shkupit, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ndihmon Shqipërinë Natyrale, më shumë se Ahmeti, Thaçi apo Selmani- ka deklaruar Koço Danaj, ideatori i Platformës “Shqipëria Natyrale”.

“Gruevski nuk pranon të jetojë me shqiptarë të barabartë me atë. Gruevski kërkon ndarjen e Maqedonisë, ndarjen nga shqiptarët, por ai kërkon të fitojë territore. Ndërsa Ali Ahmeti kërkon të ruajë Maqedoninë. Paradoks i madh, absurd i madh, por i përkohshëm. Shqiptarët në Maqedoni do të gjejnë shumë shpejt udhëheqësin e tyre që do t’i çojë drejt Shqipërisë natyrale”, shprehet Danaj në një intervistë dhënë për Lajm.

Read More
image

Nëse e thjeshtëzojmë rastin në raport me politikën shqiptare në Maqedoni, do të shohim se asaj i mungon respekti për vetveten. Politikanët shqiptarë më shumë tensionohen kur ua kritikon “padronin” se sa kur i kritikon ata, edhe kur “padroni” i sheh rrezik permanent… Kjo gjendje nuk i siguron të ardhme të ndritur as atij që hiqet si padron

Bota disa herë u mbështoll nga retë e absurdit të luftërave, teksa shekulli që lamë pas, pa ekzagjerim, është shekulli i krimeve më të mëdha të species njerëzore.

Read More
image

 Nëse ka vullnet të mirë nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE në muajin mars të vitit të ardhshëm mund të ketë zgjedhje të parakohshme, theksojnë në LSDM. Sipas tyre kjo mund të ndodhë nëse paraprakisht arrihet marrëveshje për formimin komisionit anketues për pastrimin e listës zgjedhore dhe ndryshimet në kodin zgjedhor. Kryeministri dhe njëherit lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në parim nuk hedh poshtë iniciativën. 
“U dorëzuan tre dokumente, dy prej tyre edhe ashtu janë në punime e sipër dhe janë në një fazë të fundit të përgatitjes, si pastrimi i listës zgjedhore dhe përgatitja e kodit zgjedhor. Sa i përket çështjes së tretë ku ata propozojnë zgjedhje të parakohshme me kusht miratimin e ligjeve dhe ngjashëm, ne atë në kuadër të trupave të partisë këtyre ditëve do ta shqyrtojmë, do të dëgjojmë edhe mendimin e partnerëve të koalicionit dhe pastaj do të vendosim se si do të veprojmë’, deklaroi  Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

Read More
image

 Me karton të kuq, drejtuar kah kuvendi i Maqedonisë, kreu i LSDM-së i përkrahur nga simpatizantët e vetë, kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Cërvenkovski në marshin protestues, theksoi se ka ardhur koha që pas qeverisjes katastrofale me Maqedoninë, Gruevski dhe kriminelët të cilët udhëheqin me shtetin të lejojnë që populli vet të vendosë për fatin e vet. Para protestuesve, Cërvenkovski tha se grupi parlamentar i LSDM-së në kuvend do të kërkojë miratimin e propozim-ndryshimeve në ligjin zgjedhor, propozim për themelimin e komisionit anketues për kontrollimin e të dhënave në ligjin zgjedhor dhe propozim vendim për shpërndarje të parlamentit.
 
“Maqedonia do zgjedhje,  populli donë që të vendosë për ardhmërinë e tij. Duam zgjedhje. Basti është i madh – ardhmëria e fëmijëve tanë, ardhmëria e shtetin tonë dhe për këtë qëllim miqtë e mi të nderuar vazhdojmë. Kthim prapa nuk ka, nuk do të ndalemi, shkojmë deri në fund, deri në zgjedhje, deri në fitore…’ tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Read More
image

“Kalohet në një acarim të atillë sa duket sikur të nesërmen këta, ta them kështu me fjalë të thjeshta, do të vriten me njëri tjetrin. Ç‘dobi nxjerrin nga kjo? Ky nuk është më një konkurrim se cila parti do të tërheq më shumë elektorat por kjo kthehet në një ndeshje personale ndërmjet bajlozëve, që njëri më në fund duhet të vdes. Kjo nuk është një politikë normale. Kjo nuk u bën mirë kurrsesi shqiptarëve të Maqedonisë”, thotë Godo

Intervistoi : Naim VRENEZI

Read More
imageDeklaratë e drejtë dhe në moment të duhur. Kështu e vlerësojnë analistët e shqiptarë, por edhe ata maqedonas deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha i cili tha se Qeveria e Maqedonisë  shqiptarët duhet t’i trajtojë si qytetarë me të drejtat e tyre të plota.
Analisti Kim Mehmeti thotë se zyrtarët e Tiranë tentojnë që ti nxisin partitë politike shqiptare në Maqedoni që të jenë më aktive dhe të mos jenë vetëm vasal të kryeministrit Nikolla Gruevskit. “Zyrtarët në Tiranë gjithnjë e më shumë e vërejnë se shqiptarët e Maqedonisë nuk ia dalin që t’i realizojnë qëllimet e veta, andaj duan t’i nxisin partitë e këtushme shqiptare që të jenë më aktive që të prodhojnë politikë, të mos jenë vetëm vasal të Gruevskit. Mendoj që këto deklarata të Berishës janë të qëlluara”, tha Mehmeti.

Read More

BDI ka vendosur që të mos braktisë Qeverinë edhe pas dështimit të vendit në Samitin e NATO-s në Lisbonë për mosmarrjen e ftesës për anëtarësim, njofton INA.

Situata pas Samitit të NATO-s ka qenë edhe njëra ndër temat kryesore që janë diskutuar mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së partisë shqiptare në pushtet.

“BDI po ndjek me vëmendje zhvillimet aktuale politike në vend. Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim riafirmon edhe një herë fuqimisht orientimin dhe përcaktimin euro-atlantik si alternativë e vetme për të ardhmen e vendit. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm për sfidat aktuale, ne do të vazhdojmë të angazhohemi dhe të kontribuojmë që integrimi i Maqedonisë në NATO dhe UE të bëhet realitet sa më shpejtë”, theksohet në komunikatën zyrtare të kësaj partie.

Read More

Votimi dhe miratimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë në parlamentin e Maqedonisë është procesi i radhës me të cilën politika diktatoriale e Gruevskit tenton që të shndërrojë popullin shqiptar në popull apatrid. Si bashkë-pjesëmarrës në këtë proces, për fat të keq, sot kemi edhe një parti shqiptare e cila pa fijen e turpit dhe pa mos analizuar kushtet dhe rrethanat të cilët i imponon situata ekonomike në vend për numrin e madh të shqiptarëve të cilët gjenden jashtë vendit për të siguruar ekzistencën e familjes së tyre, e votoi ligjin edhe përkundër zërave të shumtë për pasojat katastrofale që do të ketë vetë implementimi i ligjit, respektivisht regjistrimi i popullatës në prill të vitit 2011.

Bashkimi Demokratik Shqiptar, vazhdimisht është përpjekur të sensibilizojë institucionet ndërkombëtare dhe opinionin demokratik se politika dominante e Shkupit tenton që të mposhtë, diskreditojë, diskriminojë, mohojë të drejtat dhe torturoj popullatën shqiptare e cila jeton në Maqedoni.

Read More

Lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani tha se, Qeveria e VMRO-së dhe BDI-së vazhdon të sjell një pas një vendime të demshme politike që diskriminojnë shqiptarët në çdo aspekt, politika që izolojnë vendin çdo ditë e më shumë dhe shkatërrojnë ekonominë e vendit.

“Miratimi i djeshëm i Ligjit për regjistrim, ose thënë më drejtë, kontrabandimi i ligjit duke i ikur debatit edhe përkundër apeleve të DR-së dhe para së gjithash popullit shqiptar edhe nëpërmjet protestave nuk preku në veshin dhe mendjen e BDI-së dhe ata votuan ligjin pa pranuar asnjë amandament të DR-së, por edhe duke tërhequr amandamentet e tyre. Kjo që dje bëri BDI-ja është tradhëti ndaj interesave kombëtare shqiptare”, deklaroi Selmani.

Read More

Partia Demokratike Shqiptare përmes një konference për shtyp reagoi ashpër lidhur me votimin e Ligjit nga maxhoranca për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni.

“Dje më 30 nëntor 2010 në këtë godinë që disa e quajnë parlament, kurse për shqiptarët në Maqedoni nuk paraqet asgjë tjetër por një laborator ku prodhohen e dalin ligje anti shqiptare që në ekstrem ngushtojnë të drejtat e tyre njerëzore e kolektive”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Imer Aliu.

Read More