Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim në institucionet shtetërore, sidomos në Parlamentin dhe partitë politike. Ky është rezultati i analizës së fondacionit “Metamorfozis”, që u prezantua sot në Tetovë, pas anketimit të 1000 qytetarëve të kësaj komune.“Mosbesim më të madh kanë në parlamentin dhe partitë politike, pastaj presidentin dhe mediat. Në pyetjen se si i konsiderojnë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, shumica kanë deklaruar se janë të mira” tha Elena Ristovska OJQ ‘Vlerat e Përbashkëta’“Sipas meje në nivel të Komunës së Tetovës marrëdhëniet ndëretnike janë relativisht të mira por mendoj se ka vend për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike” tha  Esfije Murtezani,këshilltare në Kuvendin Komunal të Tetovës. Analiza tregon se marrëdhëniet ndëretnike në nivelin qendror, nuk janë edhe aq të këqija, por është evident fakti se bashkësitë etnike parapëlqejnë që më së tepërmi të bashkëpunojnë me pjesëtarë të bashkësisë së vet etnike se sa me etnitetin tjetër. Bashkim Sulejmani