PAMJAFTUESHMËRIA e qëllimit te SHQIPTARËT e FYROM-it
Aurel Dasareti, 2011-01-11, Arizona Me këtë nuk dua të them se qëllimet nuk mund të gjenden, por vetëm se ato lypsen kërkuar dhe gjetur nga secili individ për veten e në veten e tij. Njerëzit mund të lidhen me një qëllim më të lartë duke hyrë në një organizatë apo duke iu përkushtuar një ideali. Të besosh në shpirt a në forcë magjike është njëlloj si të pranosh se realiteti përqark nesh nuk mund të përvetësohet. Ky qëndrim i shkon për bukuri një shoqërie të pandryshueshme. Meqenëse njerëzit janë të pafuqishëm për të ndryshuar botën ku jetojnë, detyra e tyre është t`i nënshtrohen fatit. Duke ulur kokën e duke pranuar pushtetin e shpirtrave që sundojnë botën e tyre, përulet shqiptari i FYROM-it. O shqiptarë të mashtruar, me shekuj jeni duke thyer kot dhëmbët duke mbrojtur “patriotizmin” e Aliut dhe Menduhit; janë ata vetëm dy vazalë që bëjnë luftë për Ilindenin. Këta dy asnjëherë nuk e thonë të vërtetën për vete, ama ju keni një metodë efikase: nëse doni të dini saktësisht për Dosjet e Aliut – pyetni Menduhin, nëse doni të dini saktësisht për Dosjet e Menduhit – pyetni Aliun. Sugjeroj këta dy trima të braktisin menjëherë politikën. Le të merren me diçka tjetër. Secilit jeta i cakton një detyrë të posaçme dhe të papërsëritshme, pra nuk ekziston një jetë e pavlerë, e paracaktuar si e tillë. Edhe qenia më e dobët dhe e mjerë, në vendin që i është caktuar, mund të jetojë një jetë dinjitoze dhe të veçantë, të përfaqësojë diçka origjinale, thjesht duke pranuar vendin që nuk e ka zgjedhur në jetë dhe duke u munduar të kryejë detyrën e tij të veçantë. Ky është humanizmi i vërtetë, që gjithnjë rrezaton diçka fisnike e të dobishme, edhe nëse ushtruesi i kësaj detyre në sytë e të gjithëve është një djall mjeran, vendin e të cilit askush se lakmon. O shqiptarë të okupuar, mos i pranoni rregullat e imponuara nga armiqtë. Jeni qytetarë që respektoni ligjet, por ligjet e regjimit të okupatorit dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës duhen kundërshtuar e jo pranuar. Në këto raste dramatike për ju rregullat normale nuk bëjnë punë. Ju duhet t`iu përshtateni ndryshimit të rrethanave. Faqja www.liriakombtare.com paraqet shtypin e lirë. Vetëm një shtyp i lirë jo komercial i pavarur dhe i papenguar në mënyrë efektive mund të zbuloj mashtrimet e qeverive. Personalisht kam dhënë kontributin tim modest për kombin. Kjo më mbush me një ndjenjë të thellë kënaqësie. Më duket sikur po bëhem një figurë më e madhe se realiteti, ambivalente. Nga njëra anë, kjo më mbush me kënaqësi, por nga ana tjetër, vëllimi i veprimtarisë sime, në profesionin dhe në dashurinë për atdheun e gjyshit tim bashkë, më turbullon diçka. Duhet të pranoj se kështu më pëlqen dhe ndofta nuk do të ndjehesha unik, një i pandarë, po të mos isha më i madh se jeta. Kjo më bënë ta ndjej pak veten disi anormal, dhe ky është burimi i paqefllëkut tim. E prapëseprapë, është shumë mirë të kesh aftësi anormale sesa të ushqesh ambicie anormale. Në vitet e para të paraqitjes në Liria Kombëtare e gjetiu, më duket sikur kisha një sekret fajësie; tani që nuk është më sekret, jam krenar për atë që kam realizuar. Do të doja të çlirohem nga barrët e përditshme në mënyrë që të kem mundësi të eksploroj horizonte të rinj. Ndjej një rritje kolosale të aftësive dhe dëshirës të ndihmoj k!ombin tim. Shqetësimi im është se aftësitë e mija për të menduar e për të kuptuar një botë në ndryshim të vrullshëm nuk janë të mjaftueshme, nuk jam rritur në ritmin e këtij ndryshimi. O shqiptarë të manipuluar, investoni për fitim, liri, dekolonizim dhe demokraci. Duhet të keni një strategji efikase dhe të bëni përshtatjet e duhura si të shpalosen ngjarjet. Jam i sigurt se do të shpërbleheni një ditë, por jam i bindur se do të kishte qenë më mirë me një proces më të disiplinuar e më të rregullt. Rezultati do të jetë me përfitim pothuajse për të gjithë. Bashkimi, disiplina, urtësia, vullneti i juaj i çeliktë ka për të bërë të mundur kalimin nga një sistem kolonizues totalitar në një sistem të lirë e demokratik. Një komb nuk vdes sepse ai është vrarë, por për shkak se ai kryen vetëvrasje./10 Jan 2011/A.D. në www.lajmet.com