Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional ka reaguar ashpër ndaj ngritjes së kishës në Kalanë e Shkupit, për të cilën pretendohet se është pjesë muzeale. “Përbuzja dhe injorimi që iu bë kulturës shqiptare në Programin vjetor për vitin 2011, dhe fillimi i ngritjes së ‘muzeut në formë të kishës’ në Kalanë e Shkupit, janë dëshmi e qartë e arrogancës ekstreme të politikanëve maqedonas dhe neglizhencës absurde të kolegëve të tyre shqiptarë në qeveri”, theksohet në reagimin e kësaj qendre. Sipas tyre, insistimi i drejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e monumenteve kulturore-historike, Pasko Kuzman, se objekti në fjalë nuk do të ketë funksionin e kishës, por do të jetë muze arkeologjik, si dhe krahasimi i këtij ndërtimi të egër me Çarshi Xhaminë e Prilepit, të shkatërruar e djegur gjatë vitit 2001, janë edhe një dëshmi se sa larg kanë shkuar në vendin tonë injoranca dhe çmenduria. “Për më shumë, kur e gjithë kjo po bëhet kinse mbi themelet e një kishe që paska ekzistuar në atë vend deri në shekullin e 14, në kohën kur vetëm disa qindra metra më tej po pamundësohet njohja e themeleve të Xhamisë Burmali dhe ngritja e sërishme e saj, e shkatërruar 85 vjet më parë”, thuhet në reagimin e Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional
Maqedoni
Avokati i Popullit, qytetarët seriozisht të kërcënuar nga diskriminimi
Sipas të dhënave të fundit të Institucionit të Avokatit të Popullit qytetarët në vend janë të kërcënuar seriozisht nga diskriminimi në të gjitha format e tij. Edhe pse deri tek institucioni i tij nuk paraqiten numër i madh i ankesave, sipas avokatit të popullit kjo ndodh për shkak se shpeshherë qytetarët nuk janë të ndërgjegjshëm se janë të diskriminuar, por edhe nga frika. Mehmeti thekson se kohëve të fundit forma më e vrazhdë e diskriminimit ndodh nëpër komuna, ku nëpunësit diskriminohen në bazë politike.
“Në institucionin e Avokatit të Popullit janë parashtruar ankesa dhe ne kemi arritur të konstatojmë diskriminime në disa baza, edhe fetare, nacionale, gjuhësore, por më i vrazhdë është diskriminimi politik në Maqedoni i cili lidhet me të drejtën e punës, posaçërisht sa i përket nivelit lokal. Është mirë që u miratua ligji për prevenimin e diskriminimit dhe që u formua trupi i cili do të kujdeset për realizimin e këtij ligji pasi Avokati i Popullit nuk mund të mbulonte sektorin privat në të cilin dukuria e diskriminimit është mjaft prezente” tha Ixhet Mehmeti, Avokat i Popullit.
Teatri me popullin
Urim Hasipi Në më shumë takime të liderëve dhe qytetarëve, nuk ka pyetje, apo nëse ka pyetje eventuale, ato janë të kurdisura që më herët për të shkaktuar erupcion në sallë. Dhe fare fare në fund, këto takime më pas do të përdoren në fushatë si spote televizive dhe liderët do të thirren se kanë qenë afër popullit. Nuk do të mund të përfundojë tekstin nëse nuk do të përmendja inferioritetin e popullit dhe heshtjen e tij gjatë këtyre tubimeve.DR: Ermira tradhtoi
Demokracia e Re vazhdon me akuzat ndaj deputetese së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti Devaja, për votën e përmbajtur rreth miratimit të raportit të Dick Marty-t në Këshillin e Evropës. “Zonja Ermira Mehmeti, përfundimisht nuk mund t’i ik përgjegjsisë, duke u arsyetuar me fraza që nuk u beson as vetë. Ajo votoi e përmbajtur dhe thotë se është koordinuar me deputetët shqiptar në Këshillin e Evropës, por listingu e përgënjeshtron këtë. Ajo është deputetja e e vetmja shqiptare e cila ka votuar e përmbajtur”, tha Flora Kadriu, deputete e Demokracisë së Re. DR-ja është e mendimit se ndryshimi i titullit të raportit, ndryshim i cili u bë falë shefit të delegacionit shqiptar, nuk e ndryshon përmbajtjen e raportit dhe kjo është vetëm një pretekst nga ana e deputetes së BDI-së.
LSDM braktisi sot Parlamentin
Partia më e madhe opozitare Lidhja Social Demokrate (LSDM) braktisi sot Parlamentin për një afat të pacaktuar duke drejtuar akuza ndaj maxhorancës.
Lideri i forcës më të madhe opozitare në Maqedoni, Branko Cërvenkovski theksoi se nuk ka për qëllim të marrë pjesë në punimet e Parlamentit për ti dhënë legjitimitet kësaj qeverisje.
POPULL QË PËRTYP GJITHÇKA
AElmir SEJFULLAI-nashkalimi i popullit shqiptar në Maqedoni nuk është diçka e re. Kjo ndodh një kohë të gjatë në të gjitha sferat e jetës tonë dhe kjo është shqetësuese. Por, edhe më shqetësues është fakti se ne jemi bërë imun ndaj kësaj dukurije dhe përtypim gjithçka duke mos ngritur zërin për asgjë. Pse e them këtë?! Para disa ditëve unë bashkë me një koleg vendosëm që të shprehim shqetësimin tonë në lidhje me buxhetin skajshmërisht degradues, diskriminues dhe të turpshëm të cilin Ministria e Kulturës së Maqedonisë ua ka dedikuar për vitin 2011 teatrove shqiptare në Maqedoni. Për të rikujtuar, Teatrit Kombëtar në Shkup i janë ndarë mjete për 3 shfaqe, prej të cilave 1 është për fëmije.
MARËZIA E PUSHTETIT DHE DËSHIRËS PËR PUSHTET
**I IZOLUAR NJË PERSON MUND TË JETË INDIVID I QYTETËRUAR;NË TURMË AI ËSHTË BARBAR- DOMETHËNË NJË KRIJESË QË VEPRON INSTIKTIVISHT.AI ZOTËRON SPONTANITETIN,DHUNËN,EGËRSINË,SI DHE ENTUZIAZMIN E HEROIZMIN E QENIEVE PRIMITIVE** (LE BON,1960,FQ.12
NëSE bëjmë një krahasim me demostrimin e forces , ne sheshin e Tiranes,ku pati edhe viktima ne njerez nga ana e demostruesve por edhe te lenduar nga ana e forcave policore ,mund te vime ne perfundim se ne turme njerezit ne kryeqytetin shqiptar i humben disa nga aftesite kryesore njerezore qe perndryshe ata i posedojne ne momente kur jane jashte turmes.
Analistët shqiptar në Maqedoni shprehin keqardhje për protestat famëkeqe
Me vëmendje të madhe ngjarjet e 21 janarit janë ndjekur dhe njëkohësisht edhe kanë shqetësuar edhe shqiptarët e Maqedonisë. Në një kronikë të transmetuar nga televizioni Top Channel regojnë analistët Kim Mehmeti dhe Ismail Sinani në lidhje me demontratat. Shkrimtari Kim Mehmeti vlerëson se më 21 janar u prish ëndrra për një Shqipëri europiane që prodhonte krenari edhe për shqiptarët jashtë kufijve zyrtarë të saj.
“Ne shqiptarët nga kjo anë e kufirit ëndërronim, një Shqipëri që do prodhonte krenarinë tonë, që do ishte atë që ka qenë gjithmon, krenaria jonë.
PDSH: Funksionarët e BDI-së, argatë të Gruevskit
Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore është më tepër se i mjerueshme, kurse në pozicionet udhëheqëse ai më merr përmasa alarmante.
Zëdhënësja e PDSH-së, Rudina Shaqiri në një konferencë për shtyp të mërkurën prezantoi pasqyrën reale mbi stafin udhëheqës të Drejtorisë doganore.
DR: Ermira Mehmeti ishte e përmbajtur ndaj raportit të Marty-it!?
Demokracia e Re ka hedhur akuza të rënda në adresë të deputetes shqiptare, Ermira Mehmeti e cila ishte përmbajtur gjatë miratimit të raportit të Dick Marty-it në Këshillin e Evropës.
Deputetja e DR-së, Flora Kadriu, tha se, vota e përmbajtur e deputetes të BDI-së Ermira Mehmeti për raportin tendencioz dhe antishqiptar të Dik Martit edhe njëherë nxori në shesh manipulimet që në kotinuitet i bën BDI-ja
