Nëse merret parasysh se çka në fakt ka përmbushur kryeministri Gruevski karshi elektoratit të tij deri më tani në krahasim me Ahmetin, sipas ekspertëve shqiptar, tek ky i fundit, “ata bien poshtë”. Kjo parti sipas tyre ende ka lënë çështje të hapura
Elida ZYLBEARI
Kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për shtojcën “Publika” të gazetës “Dnevnik” ka thënë se me partnerin e koalicionit BDI në krye me Ali Ahmetin e përmbushin, “atë për të cilën janë marrë vesh dhe atë që është premtuar para qytetarëve”. Nëse merret parasysh se çka në fakt ka përmbushur Gruevski karshi elekotartit të tij në krahasim me Ahmetin, sipas ekspertëve shqiptar, tek ky i fundit ata bien poshtë.



