BDSH: Telegram urimi Ahmetit dhe Thaçit për Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH), Bardhyl Mahmuti sot përmes një komunikate ka uruar krerët e dy partive më të mëdha politike në Maqedoni, Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së me rastin e festës së pashkëve, duke i drejtuar urimin për ta si “festa e Velikdenit” në Maqedoni.

Read More
image

Kjo është 73 vjeçarja Hisnije Osmani nga lagjja Seravë e Shkupit. Çdo rrudhë e saj në fytyrë reflekton vuajtjet dhe hallet që kalon prej një jete të tërë kjo e moshuar.

Read More

Informohen pikat kufitare me Shqipërinë për lëvizjen me letërnjoftime

Lëvizje me letërnjoftime me  Shqipërin
Sipas ambasadës shqiptare, pala e Maqedonisë sot pasdite po informon të gjitha pikat kufitare për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për lëvizje të lirë me karta identiteti.

Read More
image

208 metra katror dyqane me çmim prej 1500 euro për metër katror do të shes komuna e Tetovës. Nga kjo shitj Komuna do të arkëtojë të paktën 312 mijë euro që do të destinohen për rindërtimin e tubacionit nga Leshnica deri në Tetovë. Me 26 vota për dhe 4 kundër këshilltarët e miratuan edhe këtë pikë të rendit të ditës, por me vërejtje që çmimi fillestarë të jetë 1500 euro për metër katror dhe kryetari i këshillit, Irfan Emini të jetë anëtarë i Komisionit që do të vendosë për shitjen. Kjo pikë e rendit të ditës shkaktoi debate të ashpra. Pjesa më e madhe e kuvendarëve kërkuan që të saktësohen mirë hollësitë rreth shitjes dhe destinimi i parave.

Read More

Moratorium për grumbullimin dhe shitjen e mbeturinave të hekurit

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit ka sjellë vendim për ndalimin e kryerjes së blerjes dhe qarkullimit të mbeturinave të prodhimeve të metalit.

“Qeveria solli konkluzion që të merret urdhër për ndalimin e kryerjes së qarkullimit të brendshëm, blerje dhe eksportim në Maqedoni të mbeturinave të prodhimeve të hekurit, çelikut,

Read More

Mbi 2 mijë euro janë grabitur nga Posta në Shutkë

 

Mbi 2 mijë euro janë grabitur dje nga filiali i Postave të Maqedonisë në lagjen Shutkë të Shkupit.

Sipas policisë, në grabitjen që ka ndodhur rreth orës 12.25 rrëmbyesi ka urdhëruar punonjësen S.A, 50 vjeç , që ti jap paratë e grumbulluara në arkën e postës. Më pas u konstatua se janë grabitur mbi 120 mijë denarë apo mbi dy mijë euro.

Grabitësi nën kërcënimin e armës ka arritur që të tërheq shumën e parave dhe të ikë në drejtim të panjohur. (I

Thyhen xhamat e xhamisë në fshatin Sopot të Kumanovës

Në fshatin Sopot të Kumanovës është njoftuar nga banorët për demolimin e xhamisë së fshatit nga persona të panjohur.

Policia është informuar me rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes është konstatuar se janë thyer disa xhama të xhamisë. Deri tani nuk dihen autorët e këtij akti makabër, ndërsa banorët kanë apeluar që organet e rendit të zbulojnë vandalët. 

Read More

77 kallëzime penale për incidentet në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur 77 kallëzime penale ndaj individëve dhe grupeve të individëve si kryerës të incidenteve të fundit ndëretnike në Maqedoni.

Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi sot se patjetër do të sanksionohen të gjithë personat që kanë kryer incidente apo janë përfshirë në to gjatë periudhës së fundit dhe se institucionet nuk do të tolerojnë dhunuesit. 

Read More

Politikanët e qendrave të vendsojes (ato që sillen patronë botëror, që thonë kur të duan PO që thonë kur të duan JO) gjitnjë e më tepër po binden se bota është në rrezik!

Shkruan: Alisetar Ramadani

Shikuar nga këndvështrimi njerëzor, real, bota sot po përballet me rrezik permanent nga vetë ato që thonë kur t ju teket PO dhe kur t ju teket JO!

Read More

 Imer Dervishi-Për të qenë deri në fund i sinqertë duhet medoemos të pranoj se ky artikull më shkaktoi më shumë vështirësi, nga shkaku se s’dija nga të filloj, njëkohësisht s’di dhe çfarë përfundimi t’i japë. Ideja në fillim ishte të ribotoj një nga tekstet e publikuara më herët që nga fillimi i kësaj qeverisjeje dhe këtij mandati kualicionues, i cili do të mbahet mend vetëm për nga mënyra e funksionimit mbi bazën e raporteve të pastërta të padronit dhe vazalit.

Read More