Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së martë ka kryer aksion policorë me pretekst të zbulimit të rastit për tregti me persona të mitur, ku supozohet se katër ditë radhazi dy femra të mitura kanë qenë të eksponuar seksualisht ndaj një grupi meshkujsh prej shtatë anëtarëve.
Për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale, “tregti me persona të mitur”, si dhe organizim në grup dhe nxitje të tregtisë me njerëz, tregti me të mitur dhe kontrabandë me emigrantë”, janë iniciuar fletëparaqitje penale kundër shtatë personave, edhe atë S.I (1978) nga Velesi, S.A (1979) nga Koperi i Sllovenisë, S.J (1986) nga Gostivari, V.B (1977) nga Velesi, nga Gostivari, B.V (1979) nga Gostivari , T.G (1988) nga Gostivari si dhe Enis Kasamit (1977) ish-shofer i ministrit aktual te Ekologjise Nexhati Jakupi poashtu nga Gostivari, shkruan Dnevnik.
Tre personat e parë të lartpërmendur, sipas njohurive të dokumentuara, me qëllim të përvetësimit të përfitimit të jashtëligjshëm, kanë formuar grup për të kryer tregti me persona të mitur.
Ministri Nexhati Jakupi nuk është hera e parë që përfshihet në skandale. Vitin e kaluar u arrestua shefi i kabinetit të tijë për mitëmarrje.