Gazeta maqedonase ‘Dnevnik’ në numrin e sotëm shkruan se aksioni I djeshëm I njësive speciale në Bllacë është bërë pas informacioneve të mara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë se atje ndodhen ndodhen 20 ushtarë të armatosur dhe ish-komandantët e UÇK-së, Lirim Jakupi-Nacisti, Maliq Ndrecaj dhe Harun Aliu, transmeton Shqipmedia.

Lirim Jakupi-Nacisti është që disa vitë në kërkim të Policisë, Harun Aliu është kryetar I Partisë Alternativa Kombëtare dhe I dënuar në mungesë për vrasjen e një polici të njësive speciale në vitin 2008, ndërsa Maliq Ndrecaj është ish-komandant I brigadës së Likovës dhe njëri ndër ushtarët më të respektuar dhe autoritativ në regjionin e Likovës dhe Kumanovës.

Ky aksion policor erdhi vetëm dy ditë pas letrës së Bashkësisë Ndërkombëtare për përkeqësimin e marrëdhënieve etnike dhe proceset evro-integruese të bllokuara.