Në mbrëmjen e së enjtes kur si çdo javë pothuajse të gjitha televizionet i ftojnë analistët apo ekspertët e lëmive të ndryshme apo individë nga institucione të ndryshme e që ishin teme e javës për të diskutuar dhe debatuar.

Këtë javë siç pritej do të dominonte tema Fatmir Limaj dhe korrupsioni si dhe bastisja e ministrisë së tij dhe shtëpive të tija, kështu edhe ndodhi pasi që në KTV ishte i ftuari i Rubikon-it, mirëpo ministri  Limaj nuk ishte i gatshëm për shkak të rrethanave të reja të krijuara, ndërsa televizionet tjera në programet e tyre patë debate ku në RTK Jeta Në Kosovë ishte përkujdesë që të na ofrohet program fer nga ana e moderatorëve dhe nga ana e jo censurimit pasi që edhe qytetarët ishin lejuar që të shprehen për këtë temë, ndërsa në studio debatuesit veç i silleshin vërdallë temës dhe nuk guxonin të konkludonin asgjë dhe e quanin disi të mjegulltë , gjërsa analisti Belul Beqaj e teproj duke u bërë garant i pastërtisë së ministrit Limaj pasi që  askush nuk mund të garantoj për askënd, televizioni privat Klan Kosova na ofroj programin zona e debatit me Baton Haxhiun për të cilin në mediat kosovare u përfol se ishte një nga ata njerëz që ju kërkua ta ndihmojë qeverinë ta menaxhoj këtë krizë, kështu së paku u shprehen kalimtarët që e kishin parë teksa hynte në objektet ku qëndronin zyrtarët e qeverisë dhe të PDK-së, e Batoni si Batoni në stilin e tij të manipulimit të opinionit i kishte zgjedhur analistët , haverat e jaranat e tij që s’ja prishin kur ju kërkon që të “analizojnë” si ju kërkohet dhe konkluza e tërë kësaj doli se EULEX-i ka gabuar dhe se është mjegull e madhe e nuk po dihet çka o ka bahet, kur e dinë mirë të gjithë se qe 5 muaj jemi tujë marrë me peshq të mëdhenj krejt Kosova pas paralajmërimeve të EULEX-it dhe se në një mënyrë kur opinioni u zhgënjye këta të fundit reaguan, ndërsa sa ja arritën qëllimit mbetet të shohim në vazhdim.

Qytetarët e Kosovës e pritën me gëzim këtë lajm dhe shpresojnë se EULEX është zgjuar nga gjumi, ndërsa ka edhe të atillë që se besojnë se idoli i tyre politik ka mundur të përfshihet në ato që i atribohen.

Një gjë u pa e qartë se mediat edhe pse pjesërisht të lira , ende vazhdojnë të kenë rezerva të shprehen kur është fjala për ndonjë peshk të madh pasi që nuk guxuan që ta atakojnë fare ministrin Limaj, bile edhe po e justifikojnë vazhdimin e qëndrimit të tij në detyrë, thjeshte kinse s’ka ndodhë asgjë, njëjtë siç veproj edhe parlamenti i Kosovës të cilët “veshtë në lesh” dhe kush kujt emrin nuk guxoj ti ja përmend në seancën e të enjtes kjo nga frika apo edhe nga pakjartësia e këtij rasti.

EULEX disi u mundua ta largoj mjegullën gjatë ditës kur kryeprokurori i tyre u shpreh se ministri Limaj po hetohet kryekëput për tendera asfalti, tendera që e patën bërë atë në vitin 2008 si “ministri më i suksesshëm” e që për më pak se një vit pas përfundimit ato rrugë filluan të shkatërrohen nga cilësia e “lartë”.

Gjatë ditës së enjte në skenë doli edhe një lajm që thoshte se kinse ministri Limaj ishte para largimit nga Kosova dhe se pritej të shkonte në New York si diplomat pasi që në Kosovë i kreu të gjitha punët e mëdha, autostradën, koncesionin e aeroportit si dhe shumë rrugë tjera, siç edhe e ndërroj trasenë e autostradës duke e dërguar kah “arat e veta” siç u shpreh opozita në Kosovë, mirëpo ja që doli që EULEX ja prishi planet dhe me këtë potez edhe është shkaktuar një kaos sepse edhe vet EULEX ka hyrë llugave pasi që do ta këtë vështirë të veproj duke qenë se ndikimet politike si nga vendoret si nga ndërkombëtaret veç kanë filluar.

Se a do të ishte Fatmir Limaj më i dobishëm si diplomat apo si ministër nuk mund ta dimë pa e provuar mirëpo një gjë dihet se në rrethanat e reja të krijuara zgjidhja duhet të vij shpejt pasi që siç edhe po e kërkon opinioni Fatmir Limaj ose duhet të lirohet e të dalë i pastër si loti i pakomprometuar dhe dikush të jap përgjegjësi për këtë, ose Fatmir Limaj duhet të shkarkohet dhe të jap llogari nëse vërtetohet se është i involvuar në korrupsion, opsioni i tretë mbetja pezull nuk guxon të mbetet pasi që është shumë i dëmshëm për të gjithë (EULEX, KOSOVË, Fatmir Limaj, Qeveri etj).

Nëse shumë shpejt nuk sqarohet kjo situatë vetëm sa do të pështjellohet edhe më shumë dhe do të jetë një njollë dhe një barrierë e madhe për Kosovën drejt integrimeve pasi që njerëzit në Kosovë janë kundër korrupsionit dhe krimit sepse janë të ngulfatur në të dhe si vend kemi ngelë mbrapa, të zhytur në varfëri dhe mjerim, ndërsa nëse vërtetohen dyshimet e EULEX-it dhe nëse i njëjti institucion vepron atëherë kjo do të jetë një kthesë e madhe në historinë e Kosovës dhe do të jetë “D Day” e nisjes së Kosovës drejt integrimeve sepse pa e spastruar bërllokun Kosova nuk mund të ecë përpara, mirëpo duhet patur kujdes që gjatë këtij rrugëtimi mos të shtypen njerëzit, individët nëse nuk ka fakte.

Analistë Kosovarë folni pa doreza, dhe pa autocenzure sepse tash ka ardhë koha, ndërsa mediave të ndikuara, edhe ju shfrytëzojeni rastin çlirohuni nga diktati dhe ndikimi i politikës dhe grupeve të interesit ndërsa për institucionet vendore të rendit dhe drejtësisë, aman filloni niher ti kryeni detyrat e juaja pa marrë parasysh për kënd bëhet fjalë sepse punët më të mira janë kur i kryejmë vet, nëse nuk jeni të gatshëm dhe nuk dini atëherë vështroni EULEX-in i cili deri dje ishte një Dështim i MADH ndërsa nga dje (e mërkurë) nëse i dalin të vërteta pohimet ndoshta do të jetë një mision dobiprurës për Kosovën.