PDSH: Gruevski dhe Ahmeti shkaktarë të kësaj katrahure politike
Shkaktarët kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia është Gruevski dhe Ahmeti, kështu vlerëson Partia Demokratike Shqiptare, duke komentuar letrën e para disa ditëve të misioneve diplomatike të SHBA-ve, NATO-së, BE-së dhe OSBE-së.
Politika nacionaliste e Gruevskit në njërën anë si dhe vazaliteti dhe paaftësia e Ali Ahmetit në anën tjetër sollën në pikëpyetje ardhmërinë e jo vetëm të këtij shteti, por edhe rrezikojnë destabilizimin me gjerë të rajonit, gjë që detyroi këto kater faktorë relevant të reagojnë në mënyrë të hapur për të paralajmëruar për pasojat e kësaj politike që është krejtësisht në drejtim të gabuar.
PDSH veçmë një kohë të gjatë paralajmëron se bllokimi i proceseve integruese euroatlantike dhe degjenerimi i skajshëm i M.O të cilën e bëjnë Gruevski dhe Ahmeti mund të sjell pasoja të paparashikuara.
Tendencat e fundit të Qeverisë dhe një pjesë të mediave maqedonase që shqiptarët ti shpallin fajtorë për destabilizimin e mundshëm , shqiptarët duhet tu përgjigjen me refuzim dhe distancim.
Në të njëjtën kohë informojmë opinionin e gjerë brenda dhe jashtë se nuk ka aspak dilema se letra e përfaqësueseve më të rrëndësishëm ndërkombëtarë ishte drejtuar Gruevskit dhe Ahmetit, ky i dyti është shkaktar për gati 10 vjet të kësaj gjendje të rrëndë në të cilën ndodhen shqiptarët.
Kontributi i vetëm pozitiv që i ka ngel këtij zoteriu është përfundimisht të largohet nga skena politike dhe të kthehet andej prej nga ka ardhur.
Apelojmë që shqiptarët të vazhdojnë të mbështesin PDSH-në dhe Marrëveshjen Politike e cila është e vetmja rrugë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për integrimet Euro-atlantike, thuhet në fund të konferncës për shtyp të mbajtur nga Imer Aliu.
