Marrëveshja për ndihmat financiare për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi shtetëror u arrit: 60 miliardë euro çdo vit ka nevojë vendi, tha kryeministri Jorgos Papandreu.
Sakrifica të rënda për t’i shpëtuar falimentimit
Sheshi Tajms i Nju Jorkut rihapet pas gjetjes së një autobombe
(E plotësuar) Autoritetet e Nju Jorkut hapën Sheshin Times për makinat dhe këmbësorët, disa orë pas paralajmërimit për vënien e një bombe që i detyroi ata të evakuonin qendrën e argëtimit të qytetit.
Policia largoi sot nga sheshi një makinë ku ishte vënë një mjet shpërthyes, për të cilën Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Majkël Blumberg tha se do të ishte bërë shkak për një “ngjarje të rëndë vdekjeprurëse”.
Gazeta “New York Times” citon zëdhënësin e policisë së qytetit, i cili tha se kur makina u gjet mbrëmë ishte në fazën e shpërthimit, por nuk funksionoi.
U shënua 2 maji në Sllupçan
Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës është shënuar nëntëvjetori i fillimit të konfliktit të vitit 2001 apo dita e 2 majit.
Me një program artistiko- letrar si dhe me mesazhe drejtuar nga familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së, mijëra të pranishëm nga trojet e ndryshme etnike kanë përkujtuar datën e fillimit të konfliktit të vitit 2001 në këtë rajon dhe daljen në skenë për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Pak spektatorë në Teatrin e Tetovës
“Ne në statusin e gjithmbarshëm republikan jemi ndoshta të barabartë me teatrot tjera mirëpo me buxhet të cunguar. Teatri kërkon shumë më tepër angazhim shumë më tepër shfaqje shumë më tepër mysafir nga jashtë. Ne kemi mungesa tekniko tekonologjike, për shembull nuk kemi ndriçues ose zërim të trajnuar, janë njerëz të cilët për herë të parë profesionalisht merren këtu, kemi mungesë ende të aktoreve.
"Koha e Kometës" shfaqet në SHBA
Ka filluar nga data 30 Prill deri më 6 maj, do të mbahet festivali i filmit Rochester Internationa në të cilin do të shfaqen filma të gjinive të ndryshme përfshirë këtu komedi, drama, trilerë dhe filma dokumentarë nga Evropa, Azia dhe SHBA-ja.
Rochester International këtë vit shënon 15 vjetorin e themelimit të tij, dhe e veçanta tjetër e këtij festivali është se këtë vit do të shfaqet filmi shqiptar “Koha e Kometës” i cili shfaqet më 2 maj në kinemanë Wehrenberg Galaxy 14 Cine.
Rochester International Film Group është organizatë e artit nga Minnesota Juglindore dhe qëllimi i saj është që t’i shfaqë para publikut në Rochester filmat më cilësorë ndërkombëtar dhe filmat e pavarur
Serbia nuk lejon hulumtimin e varrezave masive
Autoritetet serbe nuk kanë dhënë ende lejen për hulumtimin e lokacionit të dyshimtë në Rudnicë.
Paralajmërimet se në verë të këtij viti do të nisë hulumtimi i një lokacioni të dyshimtë për ekzistimin e një varreze masive në brezin kufitar në mes Kosovës e Serbisë, përkatësisht në Rudnicë duket se do të zhvendosen për më vonë, ngase autoritetet serbe ende nuk kanë dhënë lejen për hulumtimin e këtij lokacioni. Për më tepër as dakordimi i grupeve punuese të Prishtinës dhe Beogradit për të pagjeturit për të bashkëpunuar ngushtë në hulumtimin e këtij lokacioni nuk do të gjejë zbatim në praktikë.
Nën hijen e rrokaqiejve të Dubait
Turizmi në Dubai dhe industritë e ndërtimit shtrihen mbi punën e njerëzve, të cilët janë të padukshëm për publikun e gjerë – emigrantë këta të paguar keq, që jetojnë në kushte të vështira. Për shembull, në lagjen e quajtur Deira, 20 punëtorë pakistanezë ndajnë një dhomë prej 22 metrash katrorë, për të cilën secili paguan nga 55 dollarë në muaj.Beqaj: Serbia s'mund t'i pengojë integrimet e Kosovës
Besim Beqaj
“Kosova ka bërë dhe po bën përgatitjet e nevojshme për procesin e liberalizimit të vizave me BE-në”, thotë ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, për të shtuar se Serbia s’mund ta pengojë Kosovën drejt integrimeve.
Zoti Beqaj, sa shpejt Kosova do t’i përmbushë kriteret e nevojshme për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian?
Dënimi i komunizmit
Komunistët shqiptarë nuk kanë ngurruar t’i shkaktojnë shqiptarëve edhe më shumë vuajtje dhe varfëri më të madhe se sa sunduesit. Madje i rralli, për të mos thënë pothuajse asnjëri, prej tyre ka pasur interes kombëtar. Të gjithë tradhtuan, më pas kriminalizuan këtë interes duke u shfaqur jo më ndryshe se patriot antikombëtar.
Mos dënimi i komunizmit nga shqiptaret, le peng kuptimin: ishte një shtypje e parapëlqyer nga vet shqiptaret apo gatishmëria për ta gjykuar tani këtë sistem ka manin e vet që s’bien dot filtrave. As Shqipëria, as Kosova nuk duan të gjykojnë dhe të dënojnë komunizmin, po pse vallë, a kaq komunistë paskemi mbetur akoma, që të mos guxojmë të dënojmë padrejtësitë dhe krimet e tyre?…
MEGJITHATË, DEPUTETI I PDK-së, Z. NAIT HASANI, KA SHUMË TË DREJTË
Ka më tepër se një javë të plotë që shtypi ditor dhe mediat pamore i kanë dhënë publicitet të jashtëzakonshëm, të arsyeshëm e të nevojshëm nismës së drejtë të deputetit shqiptar të PDK-së, z. Nait Hasani, për dënimin e krimeve të komunizmit. Dhe, duke i parë e përcjellur me vëmendje të gjitha opinionet, si dhe debatet televizive (pa asnjë kulturë debati), e (të) (k)”analistëve” të njohur dhe disa reagime tendencioze të të përfolurve&Co të tyre, për denoncimin publik të zotit Nait Hasani, erdhëm te përfundimi se denoncimi i deputetit, absolutisht, është plotësisht i bazuar dhe atë duhet ta hetojnë organet përkatëse të Atdheut.
