Vetëm me librezë partiake
Petrit FETIU-Nëse ke librezën e partisë që është në pushtet të hapen portat e privelegjive, bëhesh drejtor, gjenë punësim, fiton tenderet e prograneve investuese, boton vepra me programin vjetor të Ministrise së Kulturës, merr shpërblime për veprimtari të suksesshme në lëmi të ndryshme, bëhesh poet i dalluar, mundet edhe të sigurosh edhe parajsën për botën e përtejme dhe s’ka nevojë të kesh as fakulltet, as të kesh titull shkencor, as te kesh treguar vlera në ndonjë sferë, mjafton vetëm libreza e parties bëhesh edhe i pasur edhe i njohur. Vetëm t’i hedhësh një sy fituesve të konkursit për botim te programit vjetor të M.K. do të bindesh se fincamimi është bërë vetëm sipas kriterit partiak, miqësor, fisnor apo edhe lidhjeve të tjera, ndërsa krijimet e mirëfillta artistike, letrare, studimet hulumtuese e shkencore mbesin në sirtarët personal, ngase nuk arrinë të depërtojnë nëpër këta labirinthe. Këtë e mundëson edhe mënyra shumë subjektive e përzgjedhjes nga ana e komisionit jo drejtpërdrejt nga individë profesionalë të lëmive, por vetëm përmes një recenzenti formal që duhet të ketë para vetëm një dr. dhe difa fraza afirmuese të pakonkretizura, deklarative që nuk arrinë të shprehin parametrat estetike, teorike e kompozicionale që në të shumtën e rasteve recezenti as e ka lexuar e as e ka parë veprën. Pra, mendimet e tij të shtruara nuk japin analizën strukturale të veprës, ndërsa anëtarët e komisionit e kanë vetëm si alibi formal, të cilët as që e lexojnë, por vetëm ndjekin porostë partiake. Kështu brenda natës disa bëhen poetë, prozatorë, autorë librash, reportazhist etj., që po t’i lexosh të kujtohet shprehja e Migjenit:”Tragjedi apo komedi”, ngase te disa s’gjen asnjë vlerë estetike, teorike, ideore etj. Një aktivist i zellshëm i partisë që dikur s’kishte shkruar asnjë varg iu botuan pesë vëllime me poezi brenda afatit të pushtetit, që do ta kishte lakmi po të ishte gjallë edhe Bodleri apo Lorka që s’do të arrinin këtë veprimtari të bollshme. Aq më keq këta autorë poetuçë, mbushin bilbliotekat e shkollave, ku i kanë bashkëpartiakët drejtorë që u blejne më shtrenjtë se sa duhet, të cilat s’janë aspak të përtashmëm për moshën e tyre, por edhe janë aq konfuz, hermetik, sa edhe vetë sikur t’i lexojnë s’mund t’u hapin hall simbolikës të paqëlluar, joefektive dhe konfuze. Kjo medodë aplikohet thuajse në çdo sferë të jetës shoqërore. Situata alarmante është sidomos në atë të punësimit joadekuat, ku nuk shihet kaualiteti, suksesi gjatë studimeve,aftësitë, as gjendja sociale-ekonomike, por vetëm lidhjet partike-familjare. Nuk merret parasysh as profilizimi i vendit të punës, kualifikimi superior i kandidatit, në këmbim të tyre merret ai me shkollë të mesme dhe pa njohuri administrative apo profesionale. Një qendër e përparimit bujqësor kërkonte agronom me fakultetin përkatës, u mor personi me gjimnaz, apo në një ndërmarje komunale apo shtetërore punësohen dy-tre edhe më tepër të familjeje apo fisi dhe shumë raste të tilla ndodhin për çdo ditë, ndërsa kuadrat e specializuara shëtisin rrugëve. Shumë pak mendohet për perpektivën dhe për mbështetjen që duhet t’u jepet individëve me përgaditje,aftësi dhe me vision për të ardhmen e popullit tonë, që duhet të jene larg interesave personale e partiake, siç u pa edhe me përfitimin e bursave për master në R. e Shqipërisë u përfituan partiakët në vend që seleksionimi të bëhet ne baza të arritjeve dhe afiniteteve hulumtuese-shkencore. Kështu do të na shtohen skribentët, pseudoshkencëtarët, do të kemi shume me tituj doktor, por s’do të kemi shkencëtarë e s’do të kemi vepra dhe kërkime shkencore. I njëjti absurd shihet edhe nëpër festivale teatrosh, ceremoni festive, akademi, përurime apo jubile etj., gjithnjë i ke të ftuar kuadrat e partisë së pushtetit, anëtarët aktivë e të zellshëm, edhe pse s’kanë të bëjnë aspak me atë lëmi, duke anashkaluar individë e specializuar e profesional, intelektualët, profesorët…që e kanë vendin në ato evelimente, që kanë dhënë kontribut tyre në sfera të ndryshme dhe për të krijuar ata kuadra drejtorësh që gjenden në krye të atyre istitucioneve organizuese.
Prandaj këtyre fenomeneve duhet t’u vehet dryri,ngase i sjellin dëme interesit kombëtar,zhvillimit të mirëfilltë të kulturës,letërsisë dhe shkencës dhe do t’u mundësojë depërtimin e kuadrava të suksesshme që do të kontribojnë në zhvillimin e shumë lëmijve, përndryshe pasojat do të jenë katastroifike, ngase gjason si në kohën e monizmit kur individët e aftë e të suksesshmëm që nuk ishin servilë të komunizmit e të pushtetit nuk mund të prosperonin dhe të zhvillonin veprimtarinë e tyre,anashkaloheshin apo edhe zhdukeshin