Nga Hadi Osmani-Fshati Sllupçan,Zvicër
Jetoj por nuk di pse jetoj, plas por nuk di pse plas, ndaj dhe vdes me shpresë se fshati im dikur do të shndërrohet në një qendër durimi, qendër e pushkës dhe trimërisë .Të flas dhe të shkruaj në qetësi për fshatin tim më duhen ditë, muaj, jetë por unë gjej vehten timë në këtë tekst, sepse dua të shpërthej me ndjenja dhe me kurajo se legjenda e këtij vendi do të quhet “Parajsa e lirisë”.Fshati im,vendlindja ime, ka mbi 5 mij banorë, 800 shtëpi,dy xhami, të prishura këto gjatë perudhës së luftës ku më pas banorët e këtij vendi të bekuar me djersë e me mund i rindërtuan, që të kërkojnë mëshirë nga Zoti, të falen dhe të luten për fëmijët e tyre jetimë, të falen për ata që mbetën dëshmorë të kombit, të falin mëkatet e sllavit, të cilët me hordhitë granatuan çdo shtëpi, plagosën,